Përfitoni nga mundësia për të provuar modelet e reja Mercedes-Benz C-Class dhe Sprinter

Ornela

Në datat 1 dhe 2 Nëntor 2018, Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri ka menduar të surprizojë të gjithë të apasionuarit e modeleve më të fundit C-Class dhe Sprinter. Për dy ditë me radhë, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi që të provojnë dy modelet më të fundit të Mercedes-Benz.

Për dy ditë me rradhë nga ora 10:00 deri në ora 18:00, stafi i Auto Star Albania do të prezantojë risitë  e dy modeleve të reja, ndërsa të interesuar do të mund të testojnë personalisht modelin e tyre të preferuar. Ftesa është e hapur për të gjithë dhe kush do mund të provojë kënaqësinë e Test Drive të modeleve të reja të Mercedes-Benz C-Class dhe Sprinter.

Ditët e Dyerve të Hapura është i pari aktivitet i këtij formati në Shqipëri, ku kushdo do të ketë mundësi të informohet më në detaje për të gjitha modelet Mercedes-Benz dhe në veçanti për modelet më të fundit, si dhe të zhvillojnë një Test Drive në terren dhe të provojnë në terren këto risi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *