Përforcimi i fundit i Mourinho-s tek United është një astronaut

Ornela

Tashmë nuk lihet asgjë pa provuar në botën e futbollit për të përmirësuar ekipin dhe për të dhënë leksione.

Gjetja e fundit është me të vërtetë e veçantë dhe na çon në Manchester, në shtëpinë e United, ku Jose Mourinho dhe drejtuesit e klubit kanë kërkuar ndihmën e një astronauti të NASA-s për të përmirësuar marrëdhëniet mes futbollistëve.

Siç ka bërë të ditur “The Sun”, trajneri portugez ka kërkuar një astronaut për t’i mësuar lojtarëve të akademisë rëndësinë që ka puna e skuadrës.

Astronauti i NASA-s, Steve Swanson, që ka kaluar plot 195 ditë në hapësirë, është thirrur nga “Djajtë e Kuq” për të folur me lojtarët e tyre, për t’i treguar eksperiencat e kaluara në hapësirë bashkë me kolegë të tjerë dhe për t’i shpjeguar atyre rëndësinë që ka puna në skuadër.

Sipas të përditshmes britanike, “lojtarët janë dukur të interesuar për ato që ka thënë Swanson”. Vetë astronauti, i cili po zhvillon një turne në Britaninë e Madhe, në 2014-ën ka marrë një flamur të Manchester United në hapësirë, në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, i bindur nga një mik rus, tifoz i United, Alexey Yakovlev.

Flamuri, që ka qëndruar në hapësirë për gjashtë muaj, duke u rrotulluar rreth tokës 2,704 herë, ka marrë edhe një certifikatë të NASA-s, ku konfirmohet se ka përshkuar më shumë se 114 milionë kilometra me një shpejtësi 28.000 km/h.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *