Performanca e ministrave, Meta zbut deklaratёn e Kadelit

redaktor

Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta e ka cilёsuar deklaratёn e deputetit tё LSI-sё, Gjovalin Kadelit bërë mbi ndryshimet në qeveri, si njё qёndrim personal.

Pas takimit që pati me ish Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesic, kryeparlamentari Meta u shpreh se deklarata e Kadelit është e nxituar dhe personale, performancën e ministrave e gjykon Kryeministri Rama.

“Përgjegjësinë kryesore për qeverinë e qeverisjen në radhë të parë e ka Kryeministri. Është detyrë e mazhorancës të japë mbështetje maksimale në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe absolutisht që LSI ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të ushtrimit të gjithë përgjegjësive nga Kryeministri, duke evituar çdo vlerësim personal të cilitdo deputet ndaj kujtdo, qoftë dhe një Ministri. Ky është qëndrim shumë i qartë i LSI. Çdo deklaratë e nxituar dhe personale mendoj se nuk ndihmon cilindo që nxitohet”, deklaroi Meta.
Gjithashtu nё prononcimin e tij, Meta ka komentuar dhe mbi largimin e tij nga festa me rastin e ditëlindjes së 23 të PS, para se të dëgjonte fjalimin e Kryeministrit Rama.
“Ishte ngatërrim orari, pasi fillonte Botërori”, sqaroi Meta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *