Aksidentohet sërish një tjetër autobus në Tiranë.
Bëhet me dije se është i Unazës së Re, i së njëjtës linjë që disa javë më parë përfundoi në Lanë.
Autobusi i linjës së Unazës së vogël në kryeqytet është përplasur me një makinë të vogël.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia, ndërsa pasagjerët zbritën nga autobusi.
Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Kujtojmë se një tjetër autobus i së njëjtën linjë disa javë më parë përfundoi në Lanë ndërsa ishte plot me njerëz.
j.l./ dita
