Një autobus i transportit publik është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se, mjeti ka marrë flakë në pjesën e pasme, ku edhe ndodhet motori. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar por vetëm për dëme materiale në autobusin e përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke krijuar edhe një perimetër sigurie.
c.r / dita

Ndaj mos u ulni kurre ne fund te autobuzit se aty eshte motori i cili gjithmone mund te shkaktoje probleme