Përfshihet nga flakët një apartament në qendër të Durrësit

Leda Hysa

Një zjarr ka rënë këtë mesditë në një apartament, në qendër të qytetit të Durrësit, në bulevardin kryesor.

Sipas raportimeve nga mediat se është përfshirë nga flakët kati i katërt i një godine pesë-katëshe.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë, zjarrfikëset dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, si dhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Nga të dhënat e para, mësohet se zjarri ka nisur nga kuzhina e apartamentit dhe është përhapur më tej.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *