Përfshihet nga flakët një lokal te Shkëmbi i Kavajës

redaktor

Një lokal në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, duke shkaktuar panik tek pushuesit e shumtë që frekuentojnë plazhin këtë fund gushti.

Lokali që është përfshirë nga flakët mësohet se ndodhet në bregdet, ndërkohë nga zjarri mësohet të jenë përfshirë dhe 4 automjete.

Menjëherë në vendngjarja kanë mbërritur forca të shumta policie dhe 2 zjarrfikëse, teksa fillimisht është bërë evakuimi i pushuesve. Ende nuk dihet nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme apo një gabim njerëzor, ndërkohë kanë nisur hetimet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *