Një ambient pularie është përfshirë nga flakët në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit. Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth.
Pularia në pronësi të shtetasit D. T., u përfshi nga flakët rreth orës 13:30 të mesditës së sotme. Ndërsa nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes.
“Rreth orës 13:30, në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në një ambient pularie, në pronësi të shtetasit D. T. Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth,”-informoi policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
b.b/dita

Ku mo, ku? Në afërsi të Surrelit?
O bo booo te shkretat pula c’paskan hequr gjithe keto kohe. Zjarri s’eshte gje para tmerrit qe duhet t’i kete kallur me zullapi. Ishallah e kane paguar kuponin thuaj
Po puna e zjorrmit ishte loooooja. Kushedi se ke cfare bunkeri do i pjekin te shkretat pula. 😉