Përfshihet nga flakët spitali, vdesin 5 pacientë të prekur nga COVID

Leda Hysa

Pesë pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën në Rusi, si pasojë e një zjarri që ra në spitalin St Petersburg

Sipas BBC, shkak i zjarrit ishte një qark i shkurtër në një ventilator.

Flakët tani janë vënë nën kontroll, ndërsa  150 njerëz janë evakuuar nga spitali, tha ministria e urgjencës e vendit. Nuk është e qartë se sa njerëz janë lënduar.

Rusia tani ka numrin e tretë më të lartë të infeksioneve të konfirmuara në të gjithë botën.

Por të hënën, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një lehtësim të kufizimeve pasi vendi raportoi një rritje rekord ditore prej 11 656 rastesh. Punëtorët e ndërtimit, bujqësisë dhe fabrikës po kthehen në punë në të gjithë vendin.

Në Moskë, maska dhe doreza tani janë të detyrueshme në transportin publik dhe në dyqane.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *