Përfshihet nga zjarri kamioni i një fabrike këpucësh në Berat

Gazeta Dita

Një trajler i një ndërmarrje Fason të prodhimit të këpucëve është përfshirë nga flakët në Kombinat të Beratit. Trajleri ishte i parkuar kur është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kane shkuar zjarrfikëset qe po kryejnë neutralizimin e flakëve. Nuk rrezikohet të përfshihet nga flaket fabrika pasi mjeti trajler ndodhej i parkuar larg fabrikës.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkrepëse e hedhur ne pjesën me ambalazh për prodhimin lendes e pare që ndodhej në trajler.

Burimet nga vendngjarja bëjnë ne dije se trajleri ishte me copat e lëkurave qe do të përdoreshin për prodhimin për linjën se këpucëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *