Përfshihet nga zjarri kati i tretë i konviktit tek Qyteti Studenti

J L

Një dhomë është përfshirë nga zjarri në Qyteti Studenti.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ku dhoma në katin e tretë të konviktit është përfshirë nga zjarri.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.03.2022, në Qyteti Studenti, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e tretë të konviktit, në një dhomë të pabanuar, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *