Maja e malit të Bukanikut në Elbasan është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Bëhet me dije se zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar edhe kurorën e gjelbër me pisha e dushk.
Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e zjarrfikësve është thuajse e pamundur, ndërsa për izolimin e flakëve kërkohet ndërhyrje nga ajri.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit, nëse ka qenë apo jo zjarrvënie e qëllimshme si në shumë raste të tjera në vend, ku persona të papërgjegjshëm dogjën hektarë të tërë me kullota e pemë.
j.l./ dita
