Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, drejt Gjykatës Kushtetuese

Edlira Shehu

Në komisionin e ekonomisë po diskutohet projektligji për Buxhetin 2018, e cila ndër të tjera parashikon që të përfshijë në skemën e TVSH-së edhe biznesin e vogël. Aktualisht bizneset me që kanë një qarkullim vjetor nën 5 milionë lekë janë të përjashtuar nga TVSH-ja.

Megjithatë, sipas anëtares së opozitës Jorida Tabaku, ky vendim pritet që të shkojë për gjykim në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas zonjës Tabaku, Buxheti 2018, do të rëndojë bizneset e vogla, ndërsa shtoi se edhe FMN-ja nuk e rekomandon vendosjen e TVSH-së.

Më herët qeveria kishte deklaruar se në skemën e TVSH-së do të përfshihen të gjitha bizneset e vogla, duke mbyllur kështu zinxhirin e transaksioneve. Mirëpo Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj,  tha se pragu do të ulej nga 5 milionë në 2 milionë, duke lënë jashtë skemës fermerët, artizanët dhe një grup profesionesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *