Lirohet nga burgu pasi përfundoi dënimin kunati i Babales, Fredi Alizoti. Ai pranoi se kishte imituar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj dhe gjykimi u bë me procedurë të shkurtuar. Alizoti u dënua dy vite, por duke qenë se prej më shumë se një viti e gjysmë ka qenë në paraburgim e ka kryer afatin, raporton Report Tv.
Fredi Alizoti ka qenë i vetmi që ka bërë burg për dosjen Babale, pasi Albert Veliu është dënuar me 3.8 vite, por në mungesë duke qenë se ndodhet në azil. Gjykata Penale dënoi edhe ish-deputetin demokrat Salianji me një vit burg me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim. Gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili do të zëvendësohet me 100 orë pune.
l.h/ dita

Eshte gati per shpifjen e radhes….
Eshte specializuar ne burg.
Epo detyren e beri. Tani partine e kemi te paster. Pse ti dhe une nuk do ta benim 1 vit burg per partine.
Meqe po lirohen nga burgu te gjith kriminelat militante te “rilindjes”,pse jo edhe ky!Llogaritur edhe me paraburgimin,nuk jan
mbushur akoma dy vjet nga arrestimi i mashtruesit Fredi Alizoti,i cili eshte arrestuar disa muaj pasi plasi skandali “Xhafaj”,si
personi i duhur per tu perpunuar nga Policia me urdher te Fatmir Xhafajt,per deshmine e rreme.Skandali “Xhafaj(Babale),
u publiku ne mes te Majit te 2018-s.