Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimet dhe dërgoi për gjykim kërkesën për gjyqtarin Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e Sarandës, i akuzuar për “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve…”.
Gjyqtari Doda akuzohet se ka kërkuar 80 milion lekë për t’i dhënë të drejtë një pale në gjykim.
Ai është ndaluar në dt. 05.06.2015 dhe nga kjo datë dhe deri në datën 23.06.2015 ka qëndruar me masën e sigurimit “arrest në burg”. Masa e sigurisë është ndryshuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në datë 23.06.2015, duke vendosur “arrest në shtëpi”.
Ndaj Dodës dhe bashkëshortes së tij, gjithashtu gjyqtare, po vijon ndërkohë hetimi nga ana e Prokurorisë së Gjirokastrës, në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI), për veprën penale të “fshehjes së pasurisë…”.

Sekuestro pasurise si hap i pare,me pas burg,dhe futja e emrave ne sistemin tims ,kurre me keta pas denimit si punonjes shteti.Ky eshte ilaci i vetem per kompanine gjin & gjon ,ndrec ,sashenke,dode ecetera ,ecetera,.
Pordhe me rigon te gjithe i dime pretendimet por kur vjen puna per denime apo konfiskime vetem te varferit denohen te tjeret vazhdojne jeten dhe vjedhjet te qete.
Ky njeri ska pet te bere asnje dite burg. Kush nuk beson le te veje bast me mua sa te doje.