Një javë pas përfundimit të zgjedhjeve, jeta parlamentare do të fillojë sërish.
Për shkak të fushatës elektorale, punimet e Kuvendit u ndërprenë jozyrtarisht për shkak të impenjimeve të deputetëve nëpër zonat e tyre për të mbledhur vota.
Këtë të hënën priten që të rifillojnë punën komisionet parlamentare si Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Komisioni për Integrimin Europian,Komisioni për Politikën e Jashtme, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin si dhe Komisioni për Ekonominë dhe Financat.
Ndërsa ditën e enjte që zhvillohet seancat plenare, priten që të rikthehen debatet e ashpra në Kuvend midis Berishës dhe dy drejtuesve të së majtës, Rama dhe Meta./ E.K
