FA: Përfunduam aksionin për pastrimin e bregdetit

Elton Tafaruci

Për 15 ditë me radhë mbi 2 mijë trupa të FA janë angazhuar në pastrimin e akseve kryesore rrugore dhe plazhet e jugut nga Vlora deri në Butrint.

Në këtë aksion janë angazhuar rreth 210 mjete të FA, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e mbetjeve në vendgrumbnullimet e caktuara. Në total nga efektivët e FA janë zhvendosur nga akset rrugore dhe vija bregdetare rreth 500 metër kub mbeturina dhe 160 ton inerte. Përgjatë gjithë ditëve të aksionit FA ka bërë të mundur pastrimin e rreth 220 km vijë bregdetare – thotë një deklaratë për media e FA.

Në përfundim të punës, trupat pjesmarrëse në këtë operacion i vizitoi zëvëndësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Për zëvëndësministrin Koçi aksioni “bluzat e bardha” ishte një investim kulturor për të treguar se ambienti i përbashkët duhet ruajtur dhe respektuar.

Koçi i bëri thirrje pushtetit vendor që të vazhdojë bashkëpunimin dhe të strukturojë instrumenta aktivë për pastrimin e përhershëm të akseve rrugore të bregdetit.

Share This Article
5 Comments
  • ORE, KUR TE PLASE LUFTA, A DO TE JENI GATI TE BENI DETYREN TUAJ KUSHTETUESE APO DO JA MBATHNI ME TE KATRA????!!!!!!!!!!!!!

    JO PER GJE, POR KETO PUNET E PASTRIMIT I THATE.

    • Qe pastrohet plazhi edhe nga ushtria,kjo eshte gje e mire. Biless,do te thoja qe nje organizim me i mire do te bente qe ne keto pastrime te merrte pjese nje mase me e madhe njerezish edhe nga shoqeria civile(te rinj,studente,qytetare te ndryshem etj.)
      Por ne fakt une e kam fjalen ne nje tjeter gje:

      Kylajm do te kishte vlere te madhe nese do te thuhej aty nga data 28-30 Qershor,qe plazhet u pastruan.
      Sot,ne date 20 Gusht,kur plazhi po mbaron,sikur nuk e ka vleren e pastrimit!

      • O VLLA, GJERMANIA KETE FUNDJAVE, FILLOI PERGATITJEN E POPULLSISE PER RAST LUFTE,

        I BERI THIRRJE NJERZVE TE KRIJOJNE REZERVA NE UJE E USHQIME, SI DHE TESTOI NIVELIN SE SA MUND TI NDIHMOJNE CIVILET FORCAT E ARMATOSURA.

        BOTA ESHTE NE LUFTE, NDERSA NE FLEME GJUME.

  • Nga Vlora nè Butrint,

    i vinte Enveri nè rrjesht, jo vetèm pèr tè mirèmbajtur por edhe pèr tè mbjellè kodrat me agrume. Puna bèhej me qejf dhe kènfa nuk ndalej,,,,,, Tè punojmè, djersèn ta kullojmè, po ndèrtojmè Shqipèrinè e re.
    Sot, duhet qè ushtria e Mimit me kapele bejsbolli, “tè lèrè llogoret” dhe ti pèrvishet plehrave tè fshatarève tè jugut.
    Kur paskemi kaq ushtarè, qè mund ti pèrdorim pèr punè komunaleje, pse nuk gjejmè edhe disa syresh, qè pas punès sè bèrè tè kontrollojnè edhe mirèmbajtjen e pastèrtisè sè terrenit. Jepuni atyre djemve, tè drejtat e policisè bashkiake, me qèllim qè injoranca fshatareske, tè mos mendojè se u bè deti kos dhe mund tè fillojnè nga e para me fekalizimin e terrenit.

  • Hej, ju qe drejtoni FA., pse nuk ia fusni nje xhiro neper fshatra te hiqni ca hashah nga dora e trafikanteve, le te mbesin ca pagure ne bregdet se I heqin femijet e shkollave. Ta marrin si operacion ne Afganstan, meqe jemi ushtri e Natos dhe stervitjet duhen ne imitimie sa me reale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *