Përfundon fushata zgjedhore në Turqi

Dita

Fushata zgjedhore përfundoi sot në Turqi një ditë para zgjedhjeve legjislative që nuk duhet t’i mundësojnë regjimit më të kontestuar islamo-konservator të rimarrë drejtimin pa ndërprerje në krye të një vendi të prekur nga dhuna dhe tensionet.

Kryeministri në ikje, Ahmet Davutoglu dhe krerët e tre partive të mëdha të opozitës të përfaqësuara në parlament mobilizuan për herë të fundit trupat e tyre me shpresën për të ndryshuar rezultatin e sondazheve.

Më 7 qershor, partia e presidentit, Recep Tayyip Erdogan pësoi një dështim të vërtetë. Edhe pse u rendit në krye me 40,6 për qind të votave, ajo humbi maxhorancën absolute që mbante prej 13 vjetësh në Parlament duke e zhytur Turqinë në paqendrueshmëri të plotë.

“Këto zgjedhje duhet të mundësojnë ruajtjen e stabilitetit dhe besimit”, theksoi sot Erdogan për shtypin.

“Nëse Zoti e do këtë, zgjedhësit do të votojnë nesër për të mbrojtur të ardhmen e vendit”, theksoi ai.

Rreth 400 000 policë dhe xhandarë janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve, veçanërisht në juglindje të vendit të prekur nga rifillimi i konfliktit kurd.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *