Përfundon identifikimi, Greqia përcjell viktimat

Leda Hysa

 

Pas përfundimit të identifikimit të viktima nga zjarri shkatërrues që mbërtheu Athinën ka nisur përcjellja e tyre për bë banesën ë fundit.

Disa nga familjarët e viktimave në Mati, i kanë kërkuar medieve të mos jenë të pranishme në fatkeqësinë e tyre.

Ndërkohë autoritetet greke po vijojnë kërkimin për të zhdukurit, ndërsa të plagosurit ndodhen ende në spital për shkak të djegieve të rënda që morën nga zjarri.

Fatkeqësisht, disa nga të humburit që dyshohej se ishin gjallë, janë gjetur të vdekur mes rrënojave. Edhe dy vajzat e vogla binjake historia e te cilave u bë e njohur pas kërkimeve të pareshtura të babait të tyre u gjetën pa jetëe të përqafuara me gjyshin e gjyshen.

Ndërkohë qeveria po përballet me kritika të ashpra për shkak të zjarrit vdekjeprurës të 23 korrikut. Kryeministri Alexis Tsipras mori përgjegjësinë politike për tragjedinë, por liderët e opozitës thanë se qeveria kishte dështuar për të mbrojtur jetën e njerëzve.

Kabineti i Cipras ka njoftuar një listë të gjatë masash lehtësuese dhe ka premtuar se do të trajtojë problemet e vjetra të trrashëguara, për të minimizuar rrezikun e një katastrofe tjetër.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Qe nga dita kur natyra ndeshkoi greket,ato pamje gjithmone me sjellin nmdermend kullat e braktisura te CAMERISE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *