Përfundon marrja në pyetje e Albert Veliut, ja dy avokatët që i ka siguruar PD

DITA Online

 

Ka përfunduar marrja në pyetje e Albert Veliut, seancë që nisi në orën 10:00 të së premtes.

Veliu u pyet për përmbajtjen e videos në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurori Përparim Kulluri.

Që pas daljes se audio-përgjimit të dyshuar mes Agron Xhafajt dhe Albert Veliut, Prokuroria e Krimeve të rënda ka regjistruar procedimin penal për akuzën e trafikut të narkotikëve.

Në këtë seancë pyetjesh Dëshmitari X shoqërohej nga avokatët Ivi Kasmi dhe Artan Murrizi.

Në fakt që nga dita e enjte, kur PD publikoi intervistën me Albert Veliun, ku ai pranonte se kishte folur me Agron Xhafën për të trafikuar hashash, Veliu ka qenë në Tiranë.

Pas publikimit te intervistës së tij nga selia e PD, ai u shoqërua nga Policia e Tiranës, pasi e gjeti atë në banesën e një të njohuri të tij dhe më pas e ka shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Por, në orët e mbrëmjes ai është lënë sërish i lirë.

Ndërsa gjatë paradites së të premtes, Albert Veliu ka kontaktuar me dy avokatët, Ivi Kasmi dhe Artan Murrizi, të siguruar nga PD, për t’u paraqitur me pas në Prokurorine e Krimeve të Rënda.

a.s/dita

Share This Article
7 Comments
  • Albanistan lene te lire nje trafikant droge, e thote vete ne biseden telefonike per te cilen pretendon se eshte autentike.
    Po Luli ka mbaruar Juridikun ne Hollande?
    Apo akoma nuk ka bere mbrojtjen e diplomes qe te ishte vete ky avaokaiti mbrojtes.

    • Albert Veliu alias Babolja fle ne shtepi tek LULI Bq Atje merr istruksione on line nga SALEHU dixhital.

  • PER PROVOKIM QE KA NGRIT MJE SHTET NE KEMBE NUK KA LIGJE SI I BEHET….A DUHET TE DENOHET KY TIPI DOBIC CAMI …?????

  • U la i lire ?!
    Cfare duhet te beje prokuroria kur vetdeshmon se kam blere 20 kg hashash per t’i trafikuar ne Itali, ndersa eshte duke provuar si te vertete pjesen e deshmise per Agron Xhafa. Pra ne rast se per Agronin ky person pretendon dhe kembengul se eshte i vertete, atehere del se jane te verteta edhe theniet qe ai prek per blerjen e hashishit. \konkluzioni :
    Perse ky prokuror e le te lire kete TRAFIKANT ? (!)

  • Me sa di une , avokat zihet kur ben nje padi , ose kur te akuzon ( te padit) kush , Pra , avokat zene palet ndergjyqese . Kush me sqaron pak , ju lutem : Deshmitari a ka nevoje per avokat , qe ti “rregulloje” (montoje) ato qe e detyron ligji te thote , apo ai duhet ti thote para prokurorise dhe gjykates , ashtu sikurse i ka perceptuar e jetuar vete ngjarje(et)n ?!
    Shkurt , perse i duheshin avokatet , (bile dy)Albert Veliut ?!

  • Me kete mbyllje:

    “”””Ndërsa gjatë paradites së të premtes, Albert Veliu ka kontaktuar me dy avokatët, Ivi Kasmi dhe Artan Murrizi, të siguruar nga PD, për t’u paraqitur me pas në Prokurorine e Krimeve të Rënda””””.

    PD duhet te marrin goditje ligjore per aktivitete qe nuk i perkasin politikes se nji partie.Aktivitete keto qe njehesohen origjinale si sherbim agjenture dhe shantazhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *