Anëtarët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe aleatët e tyre janë mbledhur sot për rreth një orë e 30 minuta në selinë e PD-së për të diskutuar në lidhje me protestën e nesërme.
Burime nga PD bejne te ditur se përveç anëtarëve të grupit të PD-së, në mbledhje ishte i pranishëm edhe Kreu i PR-së Fatmir Mediu.
Protesta e nesërme do të nisë nga sheshi “Skënderbej” dhe më pas të zhvendoset para kryeministrisë. Po sipas PD-së një grup deputetësh pritet të shkojnë në seancën parlamentare, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit do të mblidhet një grup protestuesish.

paska qene edhe fatmir gerdeci