Pas përfundimit të seancës së sotme ku Basha u ndëshkua nga kreu i Kuvendit Ruçi me pezullim kreu i PD-së ka mblodhi grupin parlamentar nga ku u mor vendimi për të kërkuar sa më parë seancë ku të zhvillohet debati për reformën zgjedhore.
Burime për ‘Panoramën’ bëjnë me dije se , PD do të kërkojë seancë ditën e hënë për reformën zgjedhore. Maxhoranca po ngushton hapësirat e opozitës, ka thënë PD.
Pas seancës, Basha mbledh me urgjencë grupin parlamentar: Ja çfarë pritet të diskutohet
Mësohet se ajo çka do të diskutohet në mbledhje është qëndrimi që do të mbajë PD në Kuvend pas pezullimit të Bashës.
Në daljen për mediat pas seancës Basha tha se parlamenti po shkel të drejtën e fjalës së lirë dhe qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e parlamentit. Basha tha se PD-së po i bëhet atentat.
