Përfundon mbledhja e KED/ Nga rekomandimet e “Venecias” deri tek plotësimi i vakancave, ja çfarë u vendos

Leda Hysa

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ku në fokus ka patur rekomandimet e “Venecias” si dhe mbushjen e vakancave.

KED sqaron se është ngritur grup pune për rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Ngrihet grup pune për rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thuhet në njoftimin e KED.

Më tej, KED thekson se rekomandimet pasqyrohen edhe në aktet rregullatore. KED shprehet se po ashtu është përmbyllur procesi për dy vakancat e përkohshme.

Gjithashtu, KED thotë se vakanca e tretë që i takon Metës nuk është përfunduar.

Gjithçka u realizuar sipas ketij rendi dite:

1.Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

2.Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

Përpara nisjes së diskutimeve në respektim të këtij rendi dite, anëtarët e KED duhet të miratonin edhe procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të datave 3, 5 dhe 6 shkurt 2020. Për miratimin e këtyre procesverbaleve u vendos që të procedohet në mbledhjen e radhës së KED, pasi ato t’i përcillen Avokatit të Popullit për t’u njohur më përmbajtjen e tyre.

Sa i takon pikës së parë të rendit të ditës, KED vendosi të ngrihet një grup pune i përbërë nga anëtarja e KED Znj. Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese Znj. Marsida Xhaferllari, të cilat do të punojnë intensivisht mbi pasqyrimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Këto rekomandime do të pasqyrohen në aktet rregullatore të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të bërë të mundur vijimin e procesit në tërësi mbi përzgjedhjen e kandidaturave për vendet vakante.

Në lidhje me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara u bë me dije nga anëtarët relatorë se dy nga vakancat e përkohëshme që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, janë përgatitur plotësisht dhe në një kohë sa më të afërt do t’u përcillen kandidaturave përkatëse. Lidhur me vakancën e tretë që i takon Presidentit të Republikës, nuk është përfunduar ende i gjithë procesi standard i verifikimit.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • U vendos,ne zgjedhjet e ardheshme,monika kryeministre,like hajduti edhe nje mandat president…
    Tit vasili me pioneret e jales do behen ministra

  • Kjo Xhaferrllari e Metes tashti e tutje vet do te shkruaje e vet do te vulose dhe Saliu e Likja keshtu , te dy do te shpetojne !

  • Kjo Xhaferrllari e Metes tashti e tutje vet do te shkruaje e vet do te vulose dhe Saliu e Likja keshtu , te dy do te E shpetojne !Per kete qenka arritur Paqa Qeveri-Presidence! E p-o te na rroje “drejtesia “atehere!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *