Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm dhe në fokus ka qenë fushata dhe zgjedhjet e 30 qershorit.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të veçanta për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke nisur nga ditët e mbetura të fushatës deri ditën e zgjedhjeve.
Rama ka kërkuar të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve dhe sipas tij nuk ka asnjë dyshim se më 30 qershor do të ketë votime.
Kryeministri ka vendosur që mitingu përmbyllës i fushatës elektorale të mbahet në qytetin e Vlorës, ku vetë Rama është deputet.
“Më 30 qershor të kemi një proces me standarde“, është shprehur Rama në mbledhjen e kryesisë.
Sa i përket garantimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, kryesocialisti ka kërkuar të respektohet Kodi Zgjedhor, ndërsa sa i përket tentativave nga opozita joparlamentare për të penguar procesin, ka kujtuar edhe një herë ndëshkimet ligjore që ndërmerren: Burg, përjashtim nga Administrata dhe ndalim deri në 10 vjet për të dalë jashtë Shqipërie, në SHBA dhe vendet e BE-së, siç Rama paralajmëroi dje nga takimi elektoral në Gjirokastër.
Këto janë ndryshime në Kodin Penal që ende nuk kanë marrë votën e Kuvendit.
“Të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit”, ka deklaruar gjithsesi Rama.
e.t./dita

Po fundin e ke menduar apo jo ?
mos caj b…. fare, nuk thote gje ky popull, enver serbi
mbajti zgjedhje per 50 vite me rradhe, sic i deshi bytha.
nuk u be gje se ja shkrepe edhe ti.