Partia Socialiste ka propozuar Bajram Begën si kandidat për president të ri të vendit.
Ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama, që ka bërë me dije lajmin.
“Kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes e kandidaturës që do të cojmë në Kuvend për të votuar presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.
Sot procesi është përmbyllur duke vënë në dispozicion të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar me zarfa. Janë ndarë kandidaturat në 3 grupe, është përjashtuar menjëherë dhe nuk është futur në tavolinë blloku i propozuar nga brenda grupi parlamentar.
Është hequr dhe blloku i kandidaturave që janë të gjithë gra dhe burra shumë të nderuar, por që i përkasin kësaj familje politike de kanë pasur aktivitet politik në PS se e kemi thënë dhe më parë, sot e kemi ridiskutuar dhe kemi dakordësuar që PS i takon që në këtë moment të shohë dhe të shkojë përtej vetes sepse duhet t’u japë shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë politike në PS, por që rrezaton atë normalitet, atë qytetari dhe atë mirësi për të cilën kanë nevojë sot qytetarë dhe jemi përqendruar në bllokun e tretë, i cili ka pasur 26 kandidatura për të arritur në konkluzionin që do të mbështesë Bajram Begën, shefi aktual i Forcave të Armatosura për të qenë president i Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.
Prej orës 17:00 socialistët diskutuan në mbledhjen e kryesisë në selinë rozë për zgjedhjen e kandidatit/es për presidentin/en e ri të vendit.
Kryeministri Rama iu kërkoi anëtarëve të kryesisë socialiste që në nisje të mbledhjes që të fikin telefonat. Burime bëjnë me dije, se në mënyrë që mos të rrjedhin informacione për emrin, socialistët kanë dorëzuar telefonat e tyre në sekretari.
Në një artikull të postuar më datë 4 maj, Gazeta Dita paralajmëroi emrin e Bajram Begaj, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, si kandidati më i kuotuar për president.
a.m/dita
Kemi besim se do eci ne rrigen e Alfred Moisiut
Amerikanve u duhet Shqiperia si “vend mysliman” qe i mbeshtet.
Keshtu i kundervihen imazhit qr kane ne bote. Dhe emri i ketij ushtaraku te nderuar, eshte fiks ne funksion te atij imazhi.
As e njoh dhe as e diskutoj Z. Begaj.
Me ben pershtypje procesi , me sakte maskarada e quajtur proces.
Dhe nuk ishte si te ishte ndryshe, perderisa kete te ashtuquajtur proces e drejtonte nje idiot i noteruar , si Tao Palla.
E bukur… bravoooo Padishah… Rama e takon ne kafe kte zotnine dhe i thote: – Ti do jesh President, se kshtu me do cari mua. vetem mos e bej muhabet me njeri, se kshtu na e do puna.
Ky zotnia i thote : – Pa merak. Mos e rruj fare. Jam dakort. Palla vazhdon gjoja “procesin” , nga ana tjeter… Padishahu, pa e diskutuar fare dhe pa e konsultuar fare me kryesine, grupin parlamentar…neser do kerkoje votat e idioteve pathologjike qe zene karrigen e Parlamentit.
– Po si jo, do thone te gjithe kukullat. Uaaaaa, si nuk na kish shku mendja me pare…..I modh je Rame, per ner…
Kjo pra asht Demokracia qe kerkojme.
Rrofsh o “gjigand” qe jep leksione demokracie nga presidiumi ne OKB.
Ketyre teveqeleve qe ke vene deputete, varu bidonat, se debila jane te gjithe, nga i pari deri te i fundit…
Filmat e Hollivudit po bejen realitet!
Qartesisht njeri i amerikaneve.
Do Zoti padit Iir Meten e con atje ku e ka vendin
Nuk e njohim por kemi besim te ushtaraket dhe personaliteti ityre
E bukur dhe kjo tashti, ushtaraket nuk kane nevoje te bejne puç per te marre pushtetin. I cakton partia ne pushtet.
Shume mire. Ne Shqiperine e mbushur me “shkelesa te ligjit”, eshte fat i madh te “qellosh ne shenje” me nje emer te panjollosur. Shpresojme per mire.
Urojme suksese
Respekt per ushtaraket dhe mjeket
I ka te dyja
Edhe humanizmin edhe disiplinen
Shume komente jane nivelin e rruges.Te japesh mendim nuk do te thote te fyesh dike.Zoteria i propozuar eshte pjese e kupoles te sigurise kombetare dhe pozicioni qe ka,ligjerisht eshte mjaft i fuqishem.Praktikisht nuk eshte pjesemarres aktiv ne politike,e per keto arsye mund te jete nje figure perfaqesuese e postit te larte.Ndoshta prisnin ta propozonte PD-ja apo dikush tjeter por ata nuk ishin te zote.Zoteria i propozuar mund te jete edhe propozim i pertej detit.Bostani nuk duket nga jashte por kur hapet e provohet.
Nuk ja kishim dëgjuar emrin, e jo më ta kemi pas njohur si “personalitet” me kaq rëndësi sa të sigurojë mbështetje prej nona dhisë. Partia i vë syrin, partia propozon, partia zgjedh. Se kush duhet të na (keq)drejtojë po e po, por edhe për presidentin e dekoratave prej teneqeje. Bujrum Baromo, bujrum!.
He mo se nuk eshte i pari as si ushtarak as si mjek president. Si ushtarak patem Moisiun e Nishanin, si mjek patem Berishen e Topin mjek kafshesh. Me vjen keq per kete Begajn se ka qene nje djale shume i mire dhe nga nje familje e mire ku vetem ky qelloi nje njeri karrierist !
sekret shteteror ne shkallen me te larte per emrin e nje personi qe pas 1 ore do te behej publik , JA KALOI EDHE SEKRETIT QE DETYROHET ME LIGJ TE SPAK i cili i nxjerr sekretet hetimore sikur behet fjale per ceshtje tallava ja ky eshte shteti yne qe kemi peshqesh nga keta palo politikane
Rrespekte njeri me itegritet serioz dhe patriot. , figur brilante per president , rrespekte i uroj fitore , kam besim.
E cfare prisni nga ky presidenti ju o te gjore? Jo ky, po cilido qe te ishte, nuk ka asnje lloj pushteti per te ndryshuar gje as per mire, as per keq. Thjesht dan dekorata dhe firmos per ndonje gje qe e kane vendosur te tjeret. Rrogen po, e ka te mire dhe per keto kater vjet ka per te bere palle ariu. Per te tjerat, merre me leng se mishi eshte mbaruar me kohe.