Përfundon mbledhja në selinë blu, Bylykbashi zbardh propozimet e opozitës

Leda Hysa

Ka përfunduar mbledhja e Grupit të Punës të Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, tha në fund të mbledhjes së opozita ka propozime konkrete për zgjidhje, sa i përket votimit.

Çështjet themelore në planin e opozitës, sipas Bylykbashit, janë lufta ndaj shit-blerjes dhe manipulimit të votave.

“Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Identifikimi elektronik, votimi elektronik, është një zgjidhje. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit.

Do bëhet e mundur heqja e duarve të komisionerëve, që me urdhër të mazhorancës manipulojnë zgjedhjet. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme”, tha Bylykbashi.

Pyetjes së gazetarëve mbi një takim me mazhorancën, Bylykbashi iu përgjigj: Propozimi jonë është i qartë në tryezë, me planin pesë pikësh. Zgjidhjet e mazhorancës janë krejtësisht të pabesueshme.

 

l.h/ dita

Share This Article
10 Comments
  • “Propozimi jonë është i qartë në tryezë, me planin pesë pikësh.” Në tryezën e kujt ? Të politikës apo të popullit ? Nga do marrin vota këta, nga Rama apo nga populli ? Mendon akoma Salihu se populli është i njëjti, nga ana intelektuale, i vitit 1992 ??? Mendon se do gënjehet populli akoma nga “çeku i bardhë” ? Vazhdon akoma Salihu me : kemi plane por nuk jua tregojmë tani, kur të na votoni do jua themi ??? Ŕro mes të mirave Salih Berisha se Shqipërisë i kanë mbaruar burrat …

    • Populli nuk është si në 1992, por më i trashë se kurrë. Në atë kohë u gënjye me Çekun e Bardhë, dje u gënjye me humor të trashë tepsie e kusie, timoni e Lilushi. Ja ky është shqiptari i sotëm or njeri.
      Shqiptari i 1992 i tregoi Saliut se kush ishte në 1994, 1996 dhe sidomos në 1997.
      Ky i sotmi është produkt i pas 1998 dhe sidomos produkt i 1 Prillit 2013.
      Ditë që PS iu nënshtrua verbërisht sharrlatanit që mbahet për artist.

      • Shqiptari nuk ka qene dhe as eshte budalla. Sistemi eshte ndertuar se prapthi ne shkalle boterore. Shqiptaret jane aq te zgjuar sa e kane kuptuar qe veteflijimet per te ashtu quajtura “revolucione” jane krejt te pavlefshme. Ah… ndoshta e keni fjalen per votat? Por edhe ajo eshte histori e trukuar. E verteta eshte qe, ndonje fare ekuilibri me te mire mund ta ushqejne vetem partneret si SHBA.

        • fantastik je Asd
          po na kujton historinë tonë shekullore!!
          kështu e kemi shtyrë si po e përshkruan ti!!
          gjithnjë dikush na ka ndihmuar në fund të fundit!
          kemi përfunduar sa një glesë harrabeli,por parpë na kanë ndihmuar bijtë e “europës kurvë”!!
          dhe tashti dikush do të na ndihmojë,pavarsisht se skemi për ti lënë gërm në librin e shtëpisë pa ja sharë në fund!!

  • Ate qe PD ka bere vet, po perpiqet qe t’ja heq si opsion zbatimi atyre qe jane sot ne pushtet.
    Kam parasysh nje fakt konkret, te pare ne prag te zgjedhjeve te v.2013, nje nga militantet e pd-se, me trajtim te vecante nga ish-presidenti Sali. B. , me mburrje nxjerr disa karta identiteti dhe deklaron se fitoren e kemi ne xhep. Pra, fenomeni i grabitjes se votave me shumim te kartave te identitetit , ne perdorim prej militanteve, eshte perdorur prej vete PD se Bylykbashit.
    Por, rendesi ka qe hajdutet e votave, te paraqesin masa te cilat kufizojne vjedhjet nga hajdutet e tjere, por edhe nga ata vete.

  • Ky Bylykleshi po na tregon qe partia e tij eshte e paster dhe bijte e saj jane qelibar dhe ky servil dhe yzmeqar do ti mbroj deri ne fund qe asnje hajdut mos te ngelet pa u bere udheheqes.Mortja qe nuk te bie more koke tambure njeri pa personalitet.Kujtoni kohen kur filloj reforma dhe sa here dilte ky zagar te na mbushte mendjen si jurist zhapik.

  • Keto jane menyrat e pd per vjedhjet e votave qe nga fillimi.
    pd sot eshte nje shporte karavidhesh, ku njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit, nje klan i pashoq mburravecesh, injorantesh e karrieristesh, qe shikojne si te vjedhin, si te mashtrojna dhe asnje gje nuk dine te bejne per te miren e vendit. Keta, e thene me shqip, jane antishqiptaret tane. Meritojne sinjalin amerikan, per t;i nxjerre jashte ligjit si parti fashiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *