Përfundon ndërtesa më e lartë në Europë, 187 metra e lartë

entela

Pas 17 vjetësh pengesash dhe punimesh, qiellgërvishtësja gjigande “Intempo” më në fund ka përfunduar. Prej 187 metra, kjo është ndërtesa më e lartë në Bashkimin Evropian. Kullat e saj binjake gjithashtu zotërojnë ngjitjen më të shpejtë me ashensor në Spanjë, me një shpejtësi prej 4.2 metra në sekondë dhe mund të arrijë në katin e fundit në 52 sekonda.

Qiellgërvishtëset e resortit “Costa Blanca” mund të rivalizojnë me ato të Manhatanit ose Hong Kongut, me mbi 25 kate më të larta, “Intempo” i lë të gjitha në hije me 47 kate më shumë.

Kullat lidhen në pjesën e sipërme nga një strukturë në formë diamanti, ku çmimi i një apartamenti nën çati është rreth 2 milionë euro. Diku tjetër në ndërtesë çmimet fillojnë nga 257,000 euro. Edhe pse bëhet fjalë për çmime marramendëse të gjitha apartamentet janë të shitura.

 

e.r/dita

Share This Article
2 Comments
  • Spanja esht e madhe or vlla ,po na thuj qytetin se edhe fjalen Spanje e morem vesh prej ashensorit ! Jo vetem perkthim qorrazi e pershtatuni gjuhes dhe mentalitetit or gazetar !!!!!!!

    • Aty e ke hallin ti? Na, Ceuta e ka emrin. Ne e kemi hallin se na e kaluan e mendonim se Downtown e xhaxhi Kastratit ishte me e larte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *