Përfundon në pranga ish-shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov

DITA Online

Ish-shefi i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov është arrestuar gjatë mbrëmjes në Shkup. Sipas 1TV, Mijallkov është prangosur në hotelin “Merriot” në Shkup, ku më pas është dërgur menjëherë në burgun hetues të Shutkës, raporton Iliria News Agency.

Ai është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim pushteti, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si shef i DSK-së në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

v.l/ Dita

Share This Article
4 Comments
  • I erdhi ora ketij sllavi dhe antishqiptari te perbetuar. Po ajo plehra Gordana Jankulovska ish Ministrja e Brendshme kur do ta kete rradhen qe i personifikonte shqiptaret e Maqedonise me majmunet.

  • O tetovare me antishqiptare i ke ti DUIn,qe i ndejti besnik mbi 10 vjete VMRO ne shtypjen dhe perzerjen e shqiptareve nga Maqedonia .Kuptohet duke i bojkotuar shqiptaret ekonomikisht.DUI edhe tashe te njejten politike ndjeke sepse jane te korruptuae nje pjee e mdhe dhe nje pjese tjeter jane UDBashe ose femijet e tyre…

  • Ne Shqiperi ish Shefi i SHISH dhe dikur bashkepunetor ne krime me Gazideden, krimineli dhe antishqiptari Visho Ajazi Lika eshte gradur nga Ed Droga duke u bere Ambasador i Shqiperise ne NATO.
    Ky eshte dallimi midis Albanistanit dhe Maqedonise nje shte leshi sic quhet ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *