Përfundon numërimi në 9 bashkitë e para, fitohen nga e majta

Bledar Lumani

Kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë arritur të fitojnë në 9 bashkitë e para ku ka përfunduar procesi i numërimit.

Në 4 vitet e ardhshme bashkia e Hasit, Skraparit, Pustecit, Delvinës, Kolonjës, Libohovës, Peqinit, Fushë Arrzit dhe Pukës do të drejtohen nga kryetarë të koalicionit të majtë, raporton TCH.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm u mbyll procesi i votimit në Bashkinë e Hasit, ku Adem Lala i koalicionit të majtë arriti të fitojë me 4884 vota ose 52.98%, ndërsa kandidati i APPD, Elez Maçi arriti të merrte 4245 vota ose 46.05%. Në garë për këtë bashki ishte edhe kandidati i PSD, Gëzim Ukperaj, i cili mori vetëm 0.97% të votave.

Procesi i numërimi është mbyllur edhe në Skrapar, ku fitues ka rezultuar Nesim Spahiu, i cili mori 84.43%, ndërsa rivali i tij Hajredin Bakjasi 15.57% të votave.

Ndërkohë edhe në Delvinë përfundoi procesi i numërimit dhe Rigels Balili, kandidat i ASHE, tashmë është kryetari i ri i kësaj bashkie, pasi ka marrë 72.8% të votave, ndërsa kandidati i APPD, Dhurim Alinani ka marrë 27.2% të votave. Edhe Bashkia e Peqinit është fituar nga një kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili arriti të merrte 9020 vota, ndërsa Albert Kreçi kandidati i APPD mori 4284 vota.

Në Kolonjë, Arben Malo i ASHE-së ka marrë 4997 vota, ndërsa Viktor Duro, kandidat i APPD-së, 4076 vota. Luiza Mandi e ASHE-së ka arritur të marrë 53.65% të votave në Libohovë, duke mundur Altin Çomon e APPD-së me 46.35%.

Po ashtu edhe bashkia e Fushë Arrzit dhe e Pukës është fituar nga kandidatët e ASHE, por me një diferencë të vogël. Në Pukë Gjon Gjonaj arriti të fitonte me një diferencë vetëm me 97 vota, ndërsa në Fushë Arrëz diferenca ishte vetëm me 66.

Share This Article
14 Comments
    • Kto zgjedhje po tregojne qe e majta eshte nje force e madhe politike qe po fiton ne te gjithe bashkite e shqiperise. kte gje e treguan me vote shqiptaret ne 21 qershor edhe po numurohe hap pas hapi cdo vote qe tregon mbeshtejtej e shqiptarve per te majten!

      • Procesi po ecen normalisht. Pritej kjo fitore e Erion Veliajt madje me kalimin e kohes diferenca mes te dyve do thellohet edhe me shume. Erioni me energjine dhe vizionin e qarte do e drejtoje Tiranen ne menyren me te mire. Nuk ka as me te voglin dyshim qe qytetit do i rikthehet normalitetit. U lodhen qytetaret e Tiranes me premtime boshe, Erioni do jete totalisht ndryshe.

    • deri me tani te gjithe sontazhet kane dale te verteta ..partia socialiste dhe aleanca per shqiperine evropiane ka arritur nje fitore shume te thelle kunder kandidateve te tyre, partine demokrtika dhe aleatet e tyre te cilet edhe pse u munduan te ben cmos per te bere pis procesin, fitorja e PS nuk mund te evitohej!

    • ky do jete treni me i gjate te nje fioreje qe kurr nje aleance nuk ka pare me pare!!! partia socialiste dhe laeanca per shqiperine evropiane, jane treni i ndryshimit te gjithe bashkive dhe qytetaret vendosen qe te behen pjese e ekipit te ketij udhetimi drejt nje rilindjeje historike!

    • partia socialiste dhe aleanca per shqiperine evropiane eshte nje magnet per te gjithe qytetaret te cilet jane te nderjegjshem per fatin e tyre dhe te qyteteve ku jetojn!! kjo aleancen, per shqiperine evropiane, do bej te mundur qe qytetet e tyre te rivitalizohen nen drejtimin e duhur!

    • e gjithe shqiperia tashme eshte kthyer ne nje bastion te aleances per shqiperine evropiane!! kjo eshte nje fitore qe dueht te gezoj te gjithe qytetaret e shqierise pasi kjo fitore do mundesoj te gjitheve nje te ardhme me te mire per qytetet e tyre te cilat tani do drejtohen nga drejtimi i duhur!!

    • Rezultati do jete shume here me i thelle se kaq. Ka ardhur momenti qe Tirana te shkoje ne drejtimin e duhur. Qyteti kishte nevoje per Erion Veliajn i cili me shume mundesi do punoje me zell e perkushtim per Tiranen. E lene ne harrese Tirana ka nevoje per Erionin i cili ka te gjitha mundesite te jete i sukseshem njesoj sic ishte ne MMSR .

  • NE FIER, ALIBEHAJ KRYESON ME 60% TE VOTAVE NE 45% TE VOTAVE TE NUMERUARA.

    CUDI SI PORTALI JUAJ NUK FLET ASGJE PER KETE.

    BOTE E CUDITSHME.

  • votova i shqetësuar tek “Si ju ben te ndiheni ky lajm?”sepse po përqëndrohet pushteti në një dorë!!sepse politika e friksimit të deleve nga ujku sali i bëri të grumbullohen rreth kasapëve ramë e metë!!!
    megjithëse nuk ke mundësi të votosh dikë tjetër!!janë vetëm dy!!duhet zgjedhur ndërmejt mutit dhe mutit!!
    dhe atje ku ishte mundësia për skënder gjinushin nuk e dhanë votën!!injorancë popullore!!injorancë shqiptare!!
    “o të gjitha,o asnjë”dhe kështu ne u japim të gjithë mundësitë ata na i heqin të gjitha mundëistë!!na lënë pa asnjë të drejtë!!
    si gjithnjë diktaturë!!

  • votova per te shumten here,por kete radhe ndjeva clirim nga trysnite qe jane bere vazhdimisht per votime.Ne Qv nuk kisht militante qe te zgerdhiheshin per te votuar per ta.As police ti trembeshin pushtetit te bukes.Eshte rrjedhoje e rritjes se kultures se popullit.Merite dhe e Edi Rames me kulture qytetare,demokratike e bashkekohore.E respektoj per vizionet etij europiane e boterore te perparuara.Po vendos standarde e po ben shtet.Edhe nga abstenimet te nxjerre mesime per te mbajtur premtimet.Populli i jep voten, por do pune konkrete,jo fjale.Shpresoj per me te miren.Urime fituesve!Te fitojne standartet

  • Pukjanet qe votuan PSne te vijne ne Shkoder , ne Puke te shkojne kto qe votuan per baben blu ne Shkoder bashkë me Voltanen .

  • Cfare do te bejne SHQUP-asit, se Lulezime Basha neser merr avionin par ne Hollande, per te punuar zanatin e saj ne lokale nate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *