Përfundon numërimi në Qarkun e Vlorës, në avantazh PS-ja, ja si ndahen mandatet

J L

Përfundon numërimi i kutive në të gjithë Qarkun e Vlorës.

Mësohet se aktualisht komisionerët po mbajnë procesverbalet e nevojshme për kutinë e fundit.

Sa i përket rezultatit, Partia Socialiste ka fituar në këtë qark, me 57.89% të votave, duke qëndruar e pa lëvizur nga 8 mandatet e saj, po aq sa siguroi edhe në 2017.

Partia Demokratike ka rikuperuar një mandat krahasuar me zgjedhjet Parlamentare të 2017-ës, pra ka siguruar 4 mandate dhe 31.55% të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka humbur mandatin e saj në këtë qark.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *