Përfundon takimi maratonë Bushati-Kotzias në Korçë

DITA Online

 

Ka përfunduar takimi 3 ditor në Korçë mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias.

Sot u zhvillua raundi i fundit i bisedimeve mes palëve, që nisën rreth orës 10:00 dhe zgjatën rreth dy orë.

Pas takimit, delegacioni grek u nis drejt doganës së Kapshticës.

Nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka ende një informacion zyrtar për ecurinë e bisedimeve mes Bushatit dhe Kotzias që zgjatën tre ditë.

Takimi mes dy palëve u zhvillua në kuadër të bisedimeve për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Takimi mes Bushatit dhe homologut grek Kotzias në Korçë ishte vazhdimësi e takimit të Kretës që u mbajt disa muaj më parë mes dy ministrave të Jashtëm.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *