I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi pas takimit me të parin e LV-së, Albin Kurtin ka deklaruar se nuk do që të përfshihet në përplasjen për krijimin e qeverisë së re në vend, teksa ka përsëritur thirrjen për heqje të taksës prej 100 për qind.
Grenell ka deklaruar se i inkurajon liderët në vend që të veprojnë sipas ligjit, duke mos komentuar zhvillimet në bisedimet për koalicion.
“Ishte kënaqësi të shoh përsëri z.Kurti, formimi i qeverisë së re nuk është problemi im dhe nuk jam i interesuar që të përfshihem aspak. Dua të them dy gjëra, i thash z.Kurtit se ne jemi duke shikuar se çka po ndodhë ju inkurajojmë që të ndiqni ligjin sikur se të gjithë”, thotë ai.
Grenell ka shtuar se është në Kosovë që të ndikojnë në ndihmë për ekonominë e vendit.
“Dua të sqaroj se shtytja ekonomike që unë jam duke dashur që të bëjë është më e rëndësishmja, formimi i vendeve të reja të punës, njerëzit janë të interesuar që të ndihmojnë ekonominë këtu, administrata e Trumpit ka qenë mjaft e suksesshme në rritje të ekonomisë duke ju ndihmuar bizneseve përmes qeverisë”, shton ai.
Ambasadori amerikan në Berlin ka shtuar se do të kërkojë nga politikanët tjerë në vend në takimet që do të mbajë sot gjatë ditës që të hiqet tarifa 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.
Ai ka deklaruar se do të kërkojë ndërkaq nga Beogradi, ku do të qëndrojë nesër gjatë ditës që të ndalin fushatën për tërheqjen e njohjeve.
“Jam duke u munduar që të injorojë përplasjet politike dhe të koncentrohem në rritje ekonomike dhe për këtë kam kërkuar nga z.Kurti dhe do të kërkojë edhe nga politikanët tjerë që është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë tutje në zhvillim ekonomik që tarifa 100 për qind të hiqet. Kjo është një gjë që duhet të largohet në të njejtën kohë fushata për tërheqje të njohjeve nga Serbia duhet të ndalet.
Unë do ta përcjellë të njëjtin mesazh edhe në Beograd. Ky është mesazhi që e mbaj këtu sot edhe në Serbi”, shtoi Grenell.
o.j/dita

a thu që në mos sot nesër të kemi pranimin e LDKsë??
do të më dukej e çuditëshme,por jo e pamundëshme!!
sidomos kur zotëria e nuk merret me komentet për oalicionin “duke mos komentuar zhvillimet në bisedimet për koalicion.”!!!
pra të vish e të flasësh për heqjen e taksës me dikë që për momentin nuk është gjë tjetër, përveç fituesi më i madh i votave,vetëm 1% më shumë se i dyti,se “askush”!?
më duket pak si lojë shumë e trashë!!
mund të ishte nxjerrë ndonjë arsye tjetër përveç kësaj!!
E po i mbeti patatja e nxehte ne dore Ramushit dhe plakut te ndyre Sali.I fha Makron hiqe taksen o Ramush te te vijne ndihma per popullin e Kosoves,por Ramushi si ushtarak dhe jo si politikan tha kete ma beri Rama me Thacin.Malsori Boston