Shqipëria është mundur nga Islanda 2-1 dhe ëndrra e vendit të dytë në grup pothuajse është shuar përfundimisht.
Kombëtarja krijoi iluzionin se mund të arrinte një fitore të madhe në Islandë pasi kaloi në avantazh me anë të Valdet Ramës në minutën e nëntë, por rezultati u përmbys dhe kuqezinjtë pësuan humbjen e dytë në 5 ditët e fundit.
Skuadra e De Biazit nuk arriti dot të ruante avantazhin dhe aq më pak t’i bënte ballë lojës në krah të islandezëve. Dy krosime nga e djathta sollën dy golat e Bjarnason (13’) dhe Sigthorsson (47’).
Ndryshe nga ndeshja me Slloveninë, Shqipëria nuk pati forcë reaguese dhe rrezikoi shumë pak portën islandeze me anë të goditjeve nga larg.
Kjo humbje, e ndërthurur me fitoren e Sllovenisë në Qipro (0-2), bëjnë që Shqipëria të zbresë në vendin e parafundit të grupit E.
Zvicra 18 pikë
Islanda 13
Sllovenia 12
Norvegjia 11
Shqiperia 10
Qipro 4

OH SA MIRE ME KEN SPURDHJAK, ohej ohej.
kane lujt si ekip lagje,ishte normale,lojtaret Shqiptare nuk dinin nga shkonin.
sa mire ka luajtur dallku ne mbrojtje po ca te boji i shkreti ishte pa fat
Pastrojeni nga Kosovaret se na hengri ujku per gjithnje!
A ju kujtohet Minga,Agustini Millani, a ju kujtohet fitorja 2-0 me bekgjiken 2-2 ne kulmin we polonise!