Infiltrimi i një agjenti policie në grupin e ushtarëve profesionistë me pagesë që përgatitnin bomba me celularë që i importonin nga Mali i Zi dhe më tej i shisnin në Shqipëri dhe Greqi tek grupet kriminale për atentate me 1800-2000 euro ka çuar në goditjen e këtij rrjeti të rrezikshëm. Tre të dyshuarit e arrestuar janë ushtarë profesionistë nga Lezha, por me shërbim në Repartin Ushtarak 1010 të Vaut të Dejës në Shkodër. Të stërvitur mirë për ndërtimin e bombave me telekomandë, ata janë mbajtur nën vëzhgim për tre muaj me radhë nga Policia e Shtetit, drejtoria e Durrësit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Operacioni i koduar “Profesionisti” çoi në sekuestrimin e 7 minave të telekomanduara me anë të telefonave celularë. Të arrestuarit janë Kleo Gjinkola, 22 vjeç, banues në Shëngjin, Alban Dodaj, 22 vjeç, banues në fshatin Laim i Ri dhe Fran Kola, 25 vjeç, banues në Balldre, të tre ushtarë profesionistë në Vaun e Dejës.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se Gjinkola është personi që gjente klientët për të shitur bombat dhe ky ka rënë në kontakt me agjentin e infiltruar. Kurse Kola ishte personi që kishte lidhjet në Malin e Zi dhe siguronte eksplozivin C4, telefonat dhe kartat e celularit. Mjeshtri i montimeve ishte i dyshuari Dodaj, që ndërtonte bombat.
Kurse si prova materiale janë sekuestruar 7 bomba me përbërës po kaq kallëpe eksplozivi C4, telefona celularë të lidhur me eksplozivët me material sinjal-përcjellës dhe mekanizma shpërthyes detonatorë.
“Hetimet mbi këtë grup kriminal kanë startuar para tre muajve, pasi Policia e Durrësit u sinjalizua mbi një linjë të trafikimit të minave me celularë nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë dhe Greqisë”, thanë burime zyrtare. Menjëherë në këtë grup është aktivizuar një agjent i infiltruar, i cili është hequr si blerës dhe ka fituar besimin e 3 të dyshuarve që më pas pranuan t’i shisnin bombat me një çmim që varionte nga 1800-2000 euro për copë.
Sipas hetimeve të kryera rezulton se disa prej bombave ishin shitur tek persona për të cilët po hetohet. Të dhënat janë të rezervuara, por do verifikohet nëse disa nga këto bomba janë përdorur në atentatet e fundit në vend dhe nëse bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal. Sasitë e eksplozivit C4 porositeshin nëpërmjet njerëzve të veçantë në Malin e Zi dhe po kështu aksesorët e ndryshëm, kurse më tej 3 ushtarët bënin edhe montimin e tyre. Pasi është kryer porosia nga agjenti i infiltruar, është organizuar edhe dorëzimi i kontrolluar, ku për 7 bombat do paguheshin 13 mijë euro. Ushtarët e arrestuar po merren në pyetje nga Krimet e Rënda, për të treguar personat të cilëve ua kanë shitur këto bomba për atentate të ndryshme. Nëpërmjet tyre pritet të zbardhen një sërë ngjarjesh brenda dhe jashtë vendit.
Tre të ndaluarit akuzohen për “trafikim të lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive, kryer në bashkëpunim”, vepër penale kjo që parashikon maksimumin e dënimit deri në 20 vjet burg.
Të arrestuarit:
Kleo Gjinkola, 22 vjeç, Shëngjin
Alban Dodaj, 22 vjeç, Laim i Ri
Fran Kola, 25 vjeç, Balldre
Të sekuestruara:
7 eksplozivë të llojit C4
7 telefona celularë
Mekanizma përcjellës
7 shpërthyes detonatorë

Ethet e arit te injektuara prej pushtetarit qe nuk njohu asnje kufi per vjedhje , grabitje dhe pervetesim te paligjshem , behen model sjelljeje per komunitetin ! Ja perfundimi !
Mire se erdhet ne xhungel !
Faleminderit Policise se Shtetit.
Ja keshtu punohet dhe mbrohet njerezia dhe Shqiperia.
1500 deri ne 2000 euro, vlen jeta e shqiptareve, qe keta plehra kane vleresuar.
Nuk eshte e veshtire te ndalosh kete lloj tregtie vdekjeprurese, duhet vetem qe keta te behen shembull, qe pervec burgimit te perjetshem dhe pa te drejte te cdo lloj amnistie, duhet qe me ligj ti ndalohet vizitat e familjareve, duhen mbajtur mbyllur deri ne vdekje.
Duhen disa burgje sketerre, per nje lloj kategorie kriminelesh, qe nuk njohin limit.
Vetem duke i trajtuar keshtu kete kategori vrasesish, te tjeret qe mund ti shkoje mendja se mund te bejne kete lloj tregtie, duhet te mendohen 100 here.
Duhet qe edhe strehuesit, te denohen rende, qe mos te marin mundimin, qe te behen bamires.
Duhet sekuestruar prona, kjo eshte nje lloj drejtesie, qe shteti duhet ta kete parasysh.
Ne fund te fundit, cdo kriminel vret se kerkon te shtoje pronen e tij, kur kjo prone i sekuestrohet, atehere do te shohim se “trimat” pederaste, sdo te kene me guximin qe tregojne neper restorantet e shtrenjta tw Tiranes.
Burgim te perjetshem per keta terroriste.
DY FJALE SIMON MIRAKES E SKENDER TUFES
Po çirreni per tu paguar me gjakun e sakrificat e tre milion shqiptareve, duke e ditur ne ç’gjendje ndodhen financat e vendit, te stervjedhura nga serbo-malazezet qe mbeshtetet pa pendese ne keto 24 vite.
Te demshperbleheni per mos respektim te ligjeve dhe etikes se kohes, eshte absurditeti me i madh qe mund te ndodhe vetem ne kete toke. Megjithate, ata qe me te vertete jane denuar per agjitacion e propagande, te cilen e kemi bere edhe shume te tjere ne numur shume me te madh se ju, e nuk u kapem apo denuam, edhe mund te pranojme qe te paguheni.
Por duke pare listen e publikuar ne faqen online te Drejtorise se Pergjitheshme te Burgjeve, per te ashtuquajturit “te denuar politike”, ne te cilen ndodhen te rregjistruara plot 18.459 dosje, pa u ndalur e ate qe emrat perseriten dy, tre e deri kater here, shumica jane te denuar ordinere, madje edhe pedofile.
Nga listat e Ministrise se Drejtesise, perfshire edhe kjo e fundit, as dhjete perqind e emrave gjenden ne Dosjen e Drejtorise se Burgjeve, lind natyrshem pyetja ku i keni kaluar netet e “vuajtjeve te medha” ju qurravecet e degjeneruar pseudo te denuar politike qe nuk rezultoni e kete liste zyrtare?
Dhe lidhja me kete rastin e “bombaroleve”: e dini se Gjinkola (Kleo) eshte nipi i DED GEGE GJINKOLA-s i denuar nga 11 nentori i 52-shit deri me 10 janarin e 56-shtes, ne listen e D.P.Burgjeve, per hedhje ne ere te magazinave te Shengjinit me eksploziv, i shenuar si i ”denuar politik”?
Ky eshte perdorimi i parave te “demshperblimit” qe pretendoni te zhvatni, per te prodhuar bombarole e bomba me celulur kunder shqiptareve inerme?
Pa ekzistencen e Kalit te Trojes ne gji te shqiptareve , ose te falangave antishqiptare dhe kokonave te pesta , do te ishte e mundur shkaterrimi dhe degjenerimi total i shtetit te shqiptareve ? Jooooo !
ushtare muti nga familje muti
prshendes policin e shtetit por kujdes epun per ta zbulu bazen e ktyne tradhtarve
se kta i komandon ni rrjet i fort pra duhet zbulu pa tjeter per ti denu me varje
para popullit.denimi kapital .