Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Përgatitjet e zgjedhjeve, Wollfarth takon Lleshin dhe Bibën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Përgatitjet e zgjedhjeve, Wollfarth takon Lleshin dhe Bibën
Politike

Përgatitjet e zgjedhjeve, Wollfarth takon Lleshin dhe Bibën

redaktor
Published February 13, 2013
Share
SHARE

Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth zhvilloi një takim me kryetaren KQZ-së Lefteri Lleshi si dhe në/kryetarin Denar Biba. Në fokus të takimit të dytë brenda pak kohësh, i cili u zhvillua mesditën e sotme rreth orës 14:00 në ambientet e KQZ-së, ishin përgatitjet e zgjedhjeve të 23 Qershorit.

Ambasadori Wollfarth pas takimit në një prononcim për gazetarët tha se misioni i OSBE-së po monitoron situatën dhe procesin që do të vihet në zbatimin për numërimin e votave në Tiranë dhe Fier.

“Pra të pasurit e një rregullore të brendshme të KQZ është shumë e rëndësishme. Ne ishim këtu për të parë edhe një herë situatën me përgatitjen e zgjedhjeve dhe statusin e përgatitjes së dy projekteve të numërimit në Tiranë dhe Fier. Prezenca e OSBE do të vijojë të bashkëpunojë me trajnimin e komisionerëve zgjedhjeve” tha Wollfarth.

“21 Janari”, Wollfarth: Pandëshkueshmëria vihet në diskutim
Ambasadori Wollfarth duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të NEWS24, Arbër Hitaj, në lidhje me vendimin që Gjykata e Tiranës dha pak ditë më parë për pafajësinë e dy gardistëve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ambasadori tha:

“Sigurisht që gjykata duhet të marrë vendime bazuar në shtetin e së drejtës, unë solidarizohem me ndjenjat e familjeve të viktimave dhe me memndimin se pandëshkueshmëria mund të vihet në diskutim, por ne duhet të shohim edhe arsyetimin e gjykatës. Ekziston ende mundësia e apelimit të këtij vendimi. OSBE do ta ndjekë nga afër këtë proces”, tha Wollfarth.

redaktor February 13, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • maksuti qe ua futi says:
    February 13, 2013 at 3:00 pm

    edhe ti je njelloj si keta kafsh me fytyr njeriu

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?