Përgëzonem prej së larti

redaktor

Janë disa biseda që i hapim rrallë, megjithëse janë plagë për shoqërinë sot. Këtë mund ta kuptojmë më mirë kur dëgjojmë këngëtarin popullor: “Hallin si t’ia bëjmë, hanko Selime, ti kërkon fustane, unë s’kom me se”.

Shikoni me kujdes: Një fustan të thjeshtë kërkon për të dashurën dhe i dashuri i panjohur ankohet në vetvete. Nuk i shkon në mend të bërtasë e të luftojë për punën e fustanit.

Të rinjtë djem dhe vajza ankohen te prindërit se pse unë nuk martohem, kur do gjej burrë dhe si do gjej grua. Atë që s’kupton vajza apo djali është se liria e vërtetë s’mund të pajtohet me varfërinë, por varfëria është gjithmonë e kapërcyeshme. Djemtë duan të martohen duke mos punuar, duke luajtur lloto sport, duke pirë birrë e kafe, duke bërë llogje për sportin. Prindërit qajnë në heshtje për fatin e tyre, por janë të pafuqishëm t’i kthejnë në punë. Ja si u lëshohet me vargje Kadareja: “Jastëkët i lag me lot. Me lot çarçafët e mia. Këta djem që janë sot, harrom qoftë dashuria…”

Për martesën pak flet dhe feja. Ajo mund të organizojë emisione të posaçme për këtë temë, se i kërkon koha. Unë e dua shumë Ali Asllanin që është mëkuar me vargun popullor të Labërisë që etnologët e kanë quajtur “Zonë e ndezur folklorike” të dalluar veçanërisht për erotikën e saj. Sigurisht martesa, dashuria nuk është erotike. Po dashurinë pa punuar, nuk ta fal as Zoti.

Çfarë t’u thuash këtyre vargjeve: “O ti syri zi mazi! Poezinë, atë verb. Un’ nga syri yt e gjerb, nëpër dhelkëza vështrime rrëmbej artin e një rime, rrëmbej rimën e një arti dhe si yti, më i zjarrti, përgëzonem prej së larti”.

 

Letër e nënshkruar

Vasil Puci

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *