Një 70-vjeçar është përplasur nga treni, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në zonën e Yrshekut, në Tiranë. Mësohet se 70-vjeçari ka qenë këmbësor. Policia nuk e ka bërë ende të ditur identitetin e tij, por po merr në pyetje banorët e zonës në lidhje me rrethanat e aksidentit. Mësohet se makinisti është arrestuar.
Ky është aksidenti i dytë që ndodh mbi shinat e trenit brenda pak ditësh. Pesë ditë më parë, një vajzë 21 vjeçe mbeti e vdekur, ndërsa vëllai i saj 23 vjeçar u plagos, pasi treni i linjës Tiranë-Durrës përplasi automjetin e tyre, i cili ishte bllokuar mbi shina. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Jordan Misja”.