Për të kuptuar se sa i merituar është posti që fitoi Adriatik Llalla si kryeprokuror, duke zëvendësuar Ina Ramën, pavarësisht pëlqimit në heshtje edhe të opozitës ndaj kandidaturës, mjafton të lexosh raportin e publikuar dje të GFI (Global Financial Integrity). Duket sikur është një “dhuratë” Krishtlindjesh apo festash pikërisht për kryeprokurorin. Kjo, sepse koha e raportit flet pikërisht për periudhën e mbajtjes së detyrës nga Llalla në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive. Tre ditë më parë kryeprokurori i ri u ankua publikisht teksa në krah kishte Presidentin, se Ina Rama dhe prokurorët nuk kishin hetuar denoncimet e tij për disa kryekomunarë apo zyrtarë që pastronin paratë e fituara në mënyrë abuzive. Por dje, raporti i GFI vinte në dukje se gjatë 5 viteve të fundit, elita shqiptare (këtu nënkupto zyrtarë, politikanë apo shtetarë të ndryshëm), kishin nxjerrë jashtë Shqipërisë 1,3 miliardë dollarë përfitime ilegale. Po Adriatik Llalla ku ishte fshehur gjatë kësaj kohe ?! A nuk kishte të gjitha kompetencat që të zbulonte këto para “intelektualësh” apo “elite” ?!. Adriatik Llalla kishte të gjithë të drejtën e Zotit që ia jepte edhe funksioni pa kufi, që të kapte me “mat” zyrtarët shqiptarë teksa transferonin pasuritë e tyre jashtë vendit. Por tani ai u la qytetarëve shqiptarë që të kuptojnë se si u përzgjodh në mënyrë surprizë si kryeprokuror. Për “elitën” është një njeri i besuar, që di të heshtë, që nuk trazon ujërat dhe që ta kupton hallin. E ku do gjenin më mirë se ai njerëzit e mazhorancës për ta katapultuar në prokurori. Për të mbyllur hesapet e vjetra dhe për ta shpërblyer për pasuritë që i mbrojti. Zëdhënësi i GFI-së, Clark Gascoign në një prononcim për “Balkan Insight” theksoi se nga Shqipëria janë larguar jashtë vendit 1.3 miliardë dollarë në vetëm 5 vitet e fundit.Grupi i Avokatisë kundër korrupsionit me qendër në Uashington theksoi se, paratë në sasinë sa 1/3 e buxhetit në total të Shqipërisë kanë dalë jashtë vendit në një hark kohor prej 5 vitesh. Largimi i parave është kryer përmes korrupsionit, evazionit fiskal apo aktiviteteve të tjera ilegale. Ende pa u shuar gëzimi për detyrën e re, e teksa kishte në dorë një listë të re me shkarkime prokurorësh në reprezalje për hetimet e Gërdecit, 21 Janarit, Lulzim Bashës, Fatmir Mediut, Sali Berishës dhe të tjera dosje, Llalla merr ndoshta “dhuratën” më të mirë si pikënisje karriere. Atë të “noterit” të pasurive të pista të elitës së pushtetit në Shqipëri. Ose e quajtur “mafia me kollare”…

Llalla eshte si nje gote dhalle per Saliun, prandaj e vendosi atje, e ka leushin e vet dhe do ta terheq per hunde me zinxhire e do tua versul per te lehur kundershtareve per presion