Pas ardhjes në Tiranë nga i famshmi Forum Europian i Alpbach-ut, (28-31 Gusht 2013) ku u takua me presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, atë të Austrisë, Heinz Fischer, si dhe me ministra e personalitete të larta europiane, me të cilët bisedoi mbi rilindjen europiane shqiptare, ëndrrën e madhe që u rizgjua pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Fate Velaj, tashmë me cilësinë e këshilltarit për Diplomacinë Kulturore pranë Kryeministrit Edi Rama, sjell një analizë dhe disa ide mbi rolin e kulturës dhe diplomacisë kulturore në rritjen e imazhit dhe integrimin europian të vendit.
“Përgjegjësia fillon nga ëndrra”
me këtë përkufizim të William Butler Yeats do doja unë t’i fillojë analizat e mia mbi rolin e artit dhe kulturës në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, rolin e artistëve si mendimtarë e korrektues të shoqërisë, thellimin e dialogut ndërajonal si dhe peshën që ata duhet të mbajnë në procesin e integrimit dhe rilindjes europiane të vendit.Shprehja popullore “ëndrra nuk kushton” për mendimin tim mund të ketë pasoja katastrofale për personin vetë, e ndoshta dhe për një popull të tërë, nëse ky person ka një pozicion vendimmarrës.
Kjo për arsyen e thjeshtë se njeriu i papërgjegjshëm dhe ëndrrat i shikon të “papërgjegjshme” dhe nëse ky person ka një pozicion vendimmarrës atëherë zbatimi i këtyre ëndrrave në realitet ka pasoja për gjithë njerëzit.Shqipëria është europiane jo vetëm nga ana gjeografike, por edhe nga ana shpirtërore e kulturore, dhe unë me bindje të plotë gjatë gjithë punës sime në dhe për Europën kam pasur në mendje shprehjen e famshme të Paul Valéry se “absolutisht europiane është gjithçka që vjen nga tre burimet: Jerusalem, Athinë e Romë”.
Duke qenë se gjeografikisht Shqipëria ndodhet në rrjedhën e këtyre tre burimeve ka bërë që ajo prej këtyre prurjeve të “ngopet shpirtërisht”, e si pasojë edhe “fryrjet dhe derdhjet në det” i ka pasur europiane, ku nga të cilat sot kemi pasuri e krijimtari të shumta, pjesë të trashëgimisë kulturore kombëtare. Ashtu siç kanë përfituar edhe shtete të tjera në Europë, që dhe ato u “ngopën” nga këto tre prurje, e që në rrjedhën e viteve krijuan fizionomitë e tyre unikale.
Tashmë, kur të gjithë ne, përpara syve kemi një ëndërr, një ide e një qëllim, atë të anëtarësimit në familjen e përbashkët europiane, është detyrë e të gjithëve të vëmë në lëvizje shpirtin, mendjen e trupin se si këtë pasuri e trashëgimi të madhe kulturore ta vëmë në funksion të zhvillimeve të ardhshme të vendit. Nëse unë do të shtroja pyetjen se cili është roli i kulturës në procesin e integrimit europian të vendit do ti përgjigjesha se është vendimtar.E ardhmja jonë europiane nuk mund t’i lihet më rastësisë dhe ëndrrave të papërgjegjshme të të papërgjegjshmëve. Detyra jonë imediate është të mendojmë se si nga pasuria jonë kulturore të pasurojmë politikën aktuale, sesi ta frymëzojmë atë nga identiteti ynë dhe mbi të gjitha se si të krijojmë politika e strategji kulturore për t´u paraqitur si pjesë e denjë e identitetit të përbashkët, atij pluralist europian.
Imre Kertezs, fitues i çmimit Nobel për letërsi, në një shkrim mbi “trashëgiminë mbresëlënëse të Europës” që ma dërgoj me rastin e inaugurimit të projektit tim “100 hapa drejt Europës” ndër të tjera shkruante se: “…një civilizim që vlerat e tij nuk i ka të qarta, apo vlerat e tij i lë në baltë është i destinuar të marrë rrokullimën e t’i dridhen gjunjët. Nuk do të jetë vonë kur të vijnë të tjerët që do të shpallin vlera të tjera dhe në gojën e këtyre të tjerëve ato nuk do të jenë me vlera, por pretekste e fasada për pushtet absolut dhe të shkatërrimit të pakufizuar”.Arti e kultura i jep Shqipërisë, dhe jo vetëm asaj por të gjitha shteteve, identitetin e tyre, e që së bashku përbëjnë identitetin e përbashkët europian. Unë përfaqësoj këtu bindjen time të thellë që, Unioni Europian përpara se të jetë një union i fuqishëm ekonomik e politik mbi të gjitha është një union vlerash, një union social e kulturor.
Europa fillon te pragu i derës së shtëpisë tënde
Krijimi i një diplomacie kulturore e cila është e orientuar drejt të ardhmes së përbashkët europiane është një rëndësie të veçantë në këtë kohë të tranzicionit final. Ajo do të ketë si bërthamë të saj qëllimin se si ne me bindje të plotë do të krijojmë ingranazhet për transmetimin e ideve në rrugën që tashmë kemi zgjedhur për të vajtur në “Europë” duke u bërë kështu promotorë të një rilindjeje të re shpirtërore, rilindje kjo që për mendimin tim fillon që nga librat e shkollave; pra duke vendosur nëpër tekste jo vetëm të kaluarën e lavdishme nacionale e internacionale, që shpeshherë ka qenë e dhimbshme dhe e përgjakshme, por në to të pasqyrohet dhe e ardhmja e përbashkët dhe perspektiva europiane. Në këtë mënyrë “ideja Europë”, që për shumë nga ne është aq joshëse, të jetë e ankoruar fortë në ndërgjegjen e secilit, përpara se ai (dikush) të bëhet vendimmarrës. Nxënësve të shkollave duhet t’u bëhet e qartë se nuk je vetëm tiranas, durrësak apo vlonjat por mbi të gjitha je shqiptar i kontinentit europian.
“Europa nuk fillon në Bruksel apo në Strasburg: Europa fillon te pragu i derës së shtëpisë tënde” – do të dëgjoja unë të thoshte në një konferencë në Berlin, Hans Gert Pöttering, President i Parlamentit Europian, në një debat mbi identitetin europian. Por që rruga e zgjedhur të ketë vazhdimësi e të ardhme, është e domosdoshme të ketë dhe institucione, ashtu si dhe struktura që mendojnë në mënyrë europiane. Dhe për këtë, duhet të jemi të motivuar për idenë e Europës, të kemi një ngazëllim për vlerat e saj, e mbi të gjitha të mendojmë si europian. Vetëm në këtë mënyrë mund të prishim muret e fundit mental e ndarës, që i kemi akoma përpara në rrugën tonë për Bruksel. Ish-Presidenti gjerman, Richard von Weizsäcker, do të thoshte me të drejtë në Berlinin e bashkimit se: “…nuk është Europa brenda kufijve të mureve ajo që mund të pajtohet, por një kontinent i tërë që kufijve ua merr natyrën e tyre ndarëse”.
Procesi i integrimit europian në vetvete është një proces integrimi shpirtëror, dhe në këtë mënyrë arti e kultura të cilat burimin e kanë te shpirti e te ndjenja mund të luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pasi ajo krijon momente të “kthimit të kokës dhe vëmendjes” drejt saj, e në këtë mënyrë duhet të shikohet ndryshe dhe të merret seriozisht. Arritjet e mëdha individuale të artistëve shqiptarë kanë bërë e do të bëjnë që imazhi i vendit të ndryshojë në sensin pozitiv, po ashtu të jepen shembuj të një kulture tjetër të dialogut, larg atij dialogu që përdoret me politikanët.
Shqipëria mund të jap një ndihmesë të madhe në pasurimin e jetës kulturore europiane, pasi fuqia e Europës nuk qëndron vetëm te ekonomia apo te mundësia që ajo i jep dialogut të kulturave, por dhe në hapësirën e nevojshme që ato kërkojnë për t’u takuar, pastaj ta shikojnë njëra-tjetrën nga i njëjti këndvështrim. Në bërthamën e tyre këto kultura vijnë nga e njëjta origjinë, gjë që do ta konstatonte përpara 400 vjetëve edhe Voltaire, i cili do të thoshte se: “…4/5 e kulturave të popujve të Europës është e njëjta gjë…”.Shqipëria paraqitet në arenën ndërkombëtare me dy pamje: atë të arritjeve të suksesshme individuale në fushën e artit e kulturës, si dhe atë të papërgjegjshme nëpërmjet partive politike të përfaqësuara nga drejtuesit e tyre.
Ky antagonizëm i thellë është i dëmshëm dhe në këtë mënyrë i papranueshëm dhe për përmirësimin e këtij imazhi del një detyrë imediate për korrektimin dhe krijimin e axhendave efikase në fushën e politikës së jashtme, atë të integrimit nëpërmjet kulturës. Europa është kulturë dhe si pasojë edhe politikanët e saj vijnë nga hapësira kulturore. Duke u nisur nga ky fakt është mëse i nevojshëm që diplomacia kulturore të jetë pararoja e politikës së jashtme të vendit, në mënyrë që të arrihet një integrim sa më i shpejtë në strukturat europiane.
“Diplomacia kulturore duhet të jetë pararoja e politikës së jashtme të vendit”
Për ta arritur këtë qëllim duhet:
1 – bërjen prezente të trashëgimisë kulturore në institucionet më të larta të kulturës e politikës europiane si pjesë e identitetit të përbashkët europian. Por, kjo nuk do të thotë të tregojmë se ne kemi ngelur vetëm te disa gurë, shtylla e mozaik në Apolloni, Butrint, Dyrrah e Amantia apo epoka të tjera të historisë. Nëse do i referohesha Gustav Mahler-it, atëherë do të përdorja shprehjen e tij se “traditë nuk do të thotë mbajtja e shpuzës, por çuarja më tutje e flakës”. Në këtë kontekst del për detyrë që të transmetojmë në Europë jo vetëm epokat e ndriçuara të civilizimeve në të cilat vendi ynë ka qenë pritës e që i ka zhvilluar vetë ato, por dhe zhvillimet e tendencat avangarde e bashkëkohore, nga e cila kemi shembuj mbresëlënës. Në këtë mënyrë i paraqitemi opinionit ndërkombëtar si një vend i orientuar nga e ardhmja e si pjese përbërëse e zhvillimeve botërore.
2 – kultura luan një rol të dyfishtë: nga njëra anë ajo jep mundësinë për njohjet reciproke dhe nga ana tjetër ajo jep mundësinë për të qenë solidar me njëri-tjetrin, duke qenë se vijmë nga e njëjta hapësirë kulturore. Kjo do të thotë që ne duhet të nxisim iniciativat rajonale e internacionale për thellimin e dialogut interkulturor e njohjen e përkatësive vetjake e të përbashkëta, duke e kthyer Shqipërinë me cilësitë e saj tashmë të njohura dhe të respektuara nga e gjithë bota, siç janë ato të tolerancës fetare dhe pasurisë së trashëguar, në një qendër të debateve mbi të ardhmen europiane të rajonit.
Zbatimi në praktikë i këtyre orientimeve për marrjen e fryteve të dëshiruara, e në këtë mënyrë t’i afrohemi sa më shumë e sa më shpejtë qëllimit të përcaktuar, kërkon marrjen e disa masave të menjëhershme, siç janë:
1 – krijimi dhe zbatimi i strategjisë mbi politikat e diplomacisë kulturore, siç është në disa vende kyçe të Europës, të cilat e shikojnë atë si një nga shtyllat bazë të politikës së jashtme të shtetit, duke e konsideruar kulturën si eksportin nr. 1 të tyre.
2 – mbajtja e kontakteve dhe përmirësimi i tyre me të gjitha institucionet politike, artistike dhe kulturore nëpër botë. Gjetja e partneriteteve të reja dhe bërja e qartë e rëndësisë dhe ndihmesës që ka dhënë dhe jep arti e kultura shqiptare në historinë botërore, si dhe opsionet që ajo ofron e krijon në thellimin e dialogut ndërkulturor si bazë e një bashkëjetese paqësore në kohët e sotme.
3 – hapja e perspektivave dhe ndihmës për të gjitha iniciativat që kanë si bazë strategjike paraqitjen në institucionet më prestigjioze të artit, kulturës e politikës europiane të Shqipërisë si një vend i orientuar drejt Europës, pa lënë asnjëherë pas dore krijimin e infrastrukturës dhe mbajtjen në stadin më të lartë të institucioneve aktuale të artit e kulturës në vend. Këto ishin disa ide paraprake mbi atë se ku duhet të orientohen diplomacia kulturore në të ardhmen dhe si ato do të vihen në shfrytëzim të integrimit europian të vendit.
Siç thashë janë ide mbi të ardhmen dhe nëse unë do t´i kthehesha kujtesës, asaj të kohës së realizimit të ciklit tim të pikturave me temë “kujtime nga e ardhmja” patjetër që do të më kujtohen dhe disa ide të mikut tim, kancelarit austriak Alfred Gusenbauer, i cili në këtë kuadër do të më shkruante se: “…normalisht është në kundërshtim me rrjedhojën e çdo lloj arsyetimi që të kesh për ‘kujtimet nga e ardhmja’. Deri më sot kjo kategori të menduari i përkiste vetëm Hollywood-it. Por, fakt është se secili prej nesh në mënyrë individuale ose kolektive krijon idetë e tij mbi të ardhmen dhe njëkohësisht farkëton plane për të nesërmen ose të pasnesërmen…” – më tutje ai do të vazhdonte se “ tashmë në shumë nga vendet e Europës Jug-lindore ekziston një perspektivë europiane… Bashkimi Europian duhet që në vitet e ardhshme të bëhet për të gjithë një realitet dhe po aq normal sa u bë Vjena shtëpia e Fate Velaj. Detyra e artit është dhe duhet të jetë që këtë proces të europianizimit ta mbajë mbi shpatulla dhe mbi të gjitha ta shohë atë me sy kritik. Arti nuk përben vetëm realitetin, por ai e rikrijon atë ”.
Realizimi i veprave të artit dhe kulturës është një “work in progress” (punë në progres) dhe burimi i tyre janë ndjenjat që burojnë nga shpirti. Këtu mua më duhet të sjellë në vëmendje një europian të madh, Jacque Dellors, i cili në Parlamentin Europian do ta lëshonte thirrjen “une ame pour l´Europe” (t´i japim një shpirt Europës). Dhe nëse Dellors do të bënte këtë thirrje, unë, me bindje të plotë dhe zë të lartë do të thosha:
“t´i kthejmë shpirtin Shqipërisë”.

po qe dika te kopjoj ky fatmiri nga kanina e vlores, me diplome kristali po beka goxha poza me te medhenjte e europes. edhe barrozos do i kete shkruajtur leter si ambasador i artit shqiptar ne austri. po e kerkon policia se i ka ardhur mandati nga shqiperia qe ska deklaruar nenshtetesine e dyte prane autoriteteve. dhe ky do te jete keshilltar i piktorit. o tempora o mores ( perkthyer nga Noli : hapu dhe te futem)
Medioker dhe mburravec…
Un e vlersoj artistin Fate Velaj,por ky shkrim i tij me teper te krijon dy gjera te gabuara.
1-Sikur Zotni Velaj po kerkon te justifikon emrimin e tij si keshilltar per Diplomacine kulturore ne Qeverine Rama.
2-Sikur Europa eshte shume e interesuar te pranoje ne gjirin e saj nje popull vetem duke u nisur nga nje trashigimi e pasur kulturore.
Zotni Velaj ju keshilloj qe tju flisni njerzve me gjuhen tuaj dhe jo me theniet e politikanve dhe personaliteteve te ndryshme,keshtu do e justifikoni me mire perkrahjen e shqiptarve.Me teper te jepni pershtypje sikur po krekoseni nga letrata e x President apo y politikane qe ju ka derguar ju.
Jo Fate nuk e ke aspak te nevojshme sepse ti je nje artist dhe ke ecur perpara nga puna dhe perkushtimi jot.
Fate po te trokiti dikush ne dere,i veshur bukur dhe i stolisur, dhe te kerkon me mirsjellje ta lesh brenda ne shtepi patjeter nuk do ta refuzosh.
Kjo eshte shume e rendesishme,prezantimi qe Shqiperia duhet ti beje vetvetes,luan nje rol te pamohueshem ne hapjen e portes se Shtepise Europiane.
Europa kete bukuri shqiptare din ta vlersoj,por kryesore per te eshte qe ta veje ne sherbim te interesave te saja.
Europa nuk te pranon vetem po te jesh i bukur,por per ti sherbyer mbajtjes dhe forcimit te saj si nje fuqi dominante ne bote.
Diplomacia kulturore duhet te filloi aty ku e nderpreme me 1991.
Kur ne rruget tona shkruhej.MOS peshtyni pertoke.
Ta fillojme me hapjen e çerdheve dhe kopshteve per femije.
Ta fillojme me arsimimin e femijve neper shkolla,duke u dhen jete veprimtarive kulturore dhe artistike.
Ta fillojme me dashurin per traditen dhe trashigimine tone per kenget e vallet.
Kultura jone shqiptare nuk percillet ne Europe vetem me fjale dhe me ngjyra,por jane njerzit ata qe do jua prezantojne europianve.
Nuk shkohet ne Europe me tru mykur,as me dhemb prishur.
Kultura nuk fillon nga pragu i shtepise,por ne fillim brenda shtepise,brenda individit.
Austria nuk te beri ty Fate shtetas dhe qytetar nderi,po te mos kishe derdhur djerse dhe kontribu ne kenaqjen e shijeve dhe deshirave te tyre.
Europa eshte shume … e vjeter,per ta mashtru ne.
Ne Shqiptaret per tu pranu ne Europe dhe per ti transmetuar asaj kulturen tone,duhet qe ta RIGJEJME vetveten,
Rilindja eshte fjala jo e pershtatshme.
Per kulturen njeri fillon e mendon kur e ka barkun plot,dhe kur nuk ke frike te dalesh perjashta se e vret gjakmarresi
i nderuar Fate,fol shtruar me shqiptaret,ata te kuptojn se ti ke shpirt dhe ide te mira.Shko ne Patos dhe Fier sqaroi ata banore se perse firmat europiane po jua helmojne token e bukes,.Nga dashuria per ta apo nga etja per fitim.
Respekt.A.V.Gjermani
Fate Velaj eshte nje personalitet i kultures europiane dhe ata qe flasin keq jane militantet e Berishes.Ai eshte nje familje shume patriote, e persekutuar, por fale aftesive te tij dhe mbi te gjitha dashurise qe ka per vendin e tij, u be i njohur dhe bashkepunoi per Sjqiperine e Vloren me kancelarite europiane.
Ai ka organizuar shume aktivitete ne Shqiperi duke sjelle personalitete nga Europa.. gje qe nuk e ka bere as Ministria e Zhitit.
Eshte nje intelektual i vertete qe do te meritonte plotesisht te ishte Minister i Kultures.
Do ta shihni se si do te kontriboje ky djale Kanine, qe megjithese e ka familjen ne Vjene, pranoi te punoje ne Shqiperi…
Mirenjohje Fate Velasj.
Nje analize e njerezishme mbi te gjitha!
Ajo qe ne kemi pritur,presim e gjithnje do te presim,eshte pikerisht fakti qe ne Europe te perfaqesohemi me njerez qe me se pari nuk jane ordinere dhe opinionin e tyre ne publik nuk e japin me imponim apo me mercenarizem mediatik por ne heshtje,permes aksioneve personale profesionale ne fushen ku ata veprojne,punojne e krijojne.
Shqiperise deri ne sot i ka dale nami qe “nuk behet”,e me pastaj nami tragjikomik “Shqiperia nuk behet me shqiptare”!
Kjo eshte nje arme e fuqishme e shkaterrimit dhe vrasjes se ndergjegjes se nje populli qe per fat te keq boll i vrare eshte ne shekuj,por vecanerisht shekullin e fundit dhe parafundit!
Une jam nje njeri i thjeshte i ketj vendi dhe ne tip jam kritik por edhe vezhgues spontan i opinionit dhe aktualitetit shoqeror,ekonomik e politik ne vend.
Sic dihet ne shqiptaret kemi istinkte te jashtzakonshme per te kuptuar,per t’u pershtatur dhe per te arsyetuar.
Ne gjykimin tim,ne popull eshte ngulitur idea se ketu asgje s’behet,ketu te gjithe vjedhin,ketu gjithcka eshte me fat,me lek ose me miq etj.
Dhe me se pari duhet crrenjosur ky mendim e efekt ne publik.
Si?
Ja,se pari duke bere punera dhe duke hedhur mendime e ide te cilat nuk calojne e nuk ngrene dyshime.
Ne jemi te lodhur me dyshimin se:pas gjithckaje fshihet dicka dashakeqe,ordinere dhe kunder nesh!
Kjo vjen per shkak se keshtu eshte realisht,keshtu ndodh realisht dhe ka fakte per kete.
Pra,duhet shporrur dyshimi e rilindur shpresa.
Ky eshte momenti kur shprehja “liri a vdekje” behet aq reale dhe aq e vertete,por ne nje forme tjeter “o behemi tani o s’kemi per t’u bere kurre”.
Populli eshte i sterlodhur duke mbijetuar,duke kopjuar a menduar si te arrije te “behet i zoti”…sepse vetem keshtu cahet etj.
Shembujt ekstreme te sjelljes barbare me qytetarin e pambrojtur duhet te marrin fund dhe te linde kultura e sherbimit!
Prej kryeministrit,ministrave,deputeteve,keshilltareve,drejtoreve e deri te punonjesit e thjeshte.
Populli nuk kerkon te ulin koken,por populli nuk e duron me arrogancen,prepotencen,indiferencen dhe justifikimet makabre pas cdo investigimi mediatik se “kemi marre masat,do marrim masat,jemi ne dijeni dhe prisnim te vepronim,do ndeshkojme x-in a y-nin etj”.
Populli boll eshte i rraskapitur.
Dhe kjo rraskapitje,lodhje e deshperim e ka cuar ne nje agoni te thelle prej nga ku nuk duhen gjera aq te kushtueshme per t’a nxjerre.
Ne kendveshtrimin tim,esktrem por te detyrueshem ta mendoj edhe keshtu,popullin nuk e ka demtuar edhe aq vjedhja,shitja apo perdhosja e gjithckaje publike ne kete vend.
Popullin e ka demtuar propaganda masive e ndyre e pushtetit,lukunia e rrugaceve dhe te pshpirteve deputete,ministra,drejtore e (h)analiste,duke llapur e duke shfryre cdo dite ne tv,gazeta,internet e ne cdo cep ku arrihet populli(se perballe as qe e kane kerkuar ndonjehere t’i dalin e te perballen).
Per mua,si ndjekes i aktualitetit me shpresen per te degjuar nje here dicka te mire,ka qene i tmershme dhe me nje ndikim te jashtzakonshem mes njerzve propaganda.
Sikur te gjitha keto mos kishin ndodhur,populli do kishte ca para me pak,ca pasuri me pak e nje rrezik mbi koke si shpata e Demokleut per te ardhmen qe vec varferohej nga kusaria e babezia,porse do kishte nje shendet mendor te mire,te qete dhe te shendetshem mbi te gjitha.
Dhe mbi te gjitha,askush nuk pranoi nje here se “na e di hallin”!
Kjo formule ka nje efekt psikologjik magjik tek njeriu.
Nese une s’te ndihmoj dot,s’te nxjerr nga halli,une te mbeshtes,te qendroj prane,pra une ta di hallin.
Dhe njeriu thjesht me kaq pak,nese hallin nuk e zgjidh,merr fryme e gjen forca,motivohet e nuk i shter enrgjite e tij.
Pra,si perfundim:ata kurre nuk na e diten hallin,ata kurre nuk ndalen se propaganduari,mashtruari,fyeri e perdhunuari inteligjencen minimale,normale e maksimale tonen.etj etj etj.
Me pelqen te konstatoj dhe te analizoj se ku lindin,si rrjedhin e ku dalin pasojat e shkaqet e pasojat shkaksjellese.
Per kete mirepres me patjeter dhe me shprese te madhe:
1-shembullin qe ju jeni sherbetoret e ketij populli dhe se mertioni ate shperblim per te cilin te zgjedhurit e popullit kane vendosur t’iu paguajne.
2-mesazhin se ne jemi ketu per t’iu degjuar,per t’iu ndihmuar dhe pritur per c’do problem,ankese apo hall.
3-te rinjte jane shpresa e ketij kombi dhe ata duhen zgjuar nga gjumi letargjik,permes politikave sociale,ekonomike etj.
4-fryma e shenjte e lirise mbi gjithcka
5-ndergjegjen e paster per problemet qe jane,kane qene e do lindin,si edhe transparenca ne gjithcka(per te hequr cdo dyshim ne gjykimin me minimal,kesisoj per te mos i dhene kenaqesine opozites shkaterrimtare e barbare te vazhdoje me balte e propagande edhe ne opozite)
6-mbrojtja e trashegimise kulturore,historike e shpriterore e ketij populli.(eshte krim se c’ndodh ne kete vend me pasurite e shtrenjta te trashegimise sone te hershme e te vone)
7-fryma e shtetit dhe ligjit(askush te mos dale mbi ligjin dhe askush te mos perfitoje nga posti duke mbrojtur a favorizuar krimin,kriminelet e duke vrare per se dyti viktimat e cfaredo lloj krimi)
8-ngritja ne piedestal e vlerave te dijes,kultures dhe artit.
9-ngritja ne piedestal e arsimit,shkences,mesimdhenies e mesimnxenies.
10-ngritja ne piedestal e institucionit,institucionalizimit dhe kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
11-ngritja ne piedestal e vlerave te pasurive natyrore mbi e nentokesore te vendit(pyjet,liqenet,detet,malet e fushat)
12-gerrmimi dhe instalimi ne shpirtin e ketij populli te ndergjegjes,pergjegjesise e pergjegjshmerise(me shembuj,me vepra,me spote televizive te sinqerta dhe me permbajtje shpirti e fryme te besueshme)
Etj,etj etj…
Pra shkurt e shqip:shtet,fryme,ligj,pergjegjesi,sherbim,ndeshkim e vleresim sipas rastit.
Per gjithcka,per gjithkend e kudo.,
Vetem duke e trajtuar popullin si sovran dhe vendin si pasuri e cmuar publike,ndergjegja europiane do te linde,zhvillohet e ngurtesohet ne kete vend.
Ju themi cfare duhet te beni,sepse ato qe nuk duhet te beni nuk ka nevoje t’i themi.
Ju jeni ne pushtet pikerisht per gjerat qe nuk duhet te beni(shprese dhe pritshmeri kjo),pastaj per ato qe duhet te beni.
Ju urojme sherbim te mbare ne detyren ndaj nesh/popullit dhe se bashku perjetofshim endren e gjithe shqiptareve se nje dite Shqiperia “do te behet: dhe me teper akoma “Shqiperia do te behet vetem me keta shqiptare qe jemi”.
Sic jua komentova edhe diku ne rrjetin social fejsbuk,ne faqen personale:na keni ne krah per gjithcka te mire,na keni armik per gjithcka te keqe.
(Nuk mundem te komentoj fort shkrimin tuaj pasiqe e shoh veten larg te qenit i afte te marr persiper kete gje.
Gjate leximit pashe shpirt,seriozitet dhe fryme.
Urojme qe pikerisht keshtu te behet,.
Pershendetje dhe bashkesuksese ne rrugen e te gjitheve ne,shqiptareve qe duam te behemi europiane,shqiptare dinjitoze dhe t’a arrijme europen jo duke udhetuar drejt saj por duke e ndjere ketu,mes nesh,per ne dhe ne te miren tone)
Suksese Fate Velaj, presim gjera te mira prej teje.Jepi fytyre tjeter kultures jo si Xhaferri qe priste eshtrat e Ismail Qemalit, apo Bumci qe nuk ka haber nga kultura, apo Zhiti si i persekutuar..
Jepi natyren europiane kultures shqitare.
Sukse Fate Velaj,shpresoim ma te miren e mundshme nga ana juaj..Ti jepet e drejta e punsimit e drejtimit ne dikastere te ndryshme ma te mirit..ti sjedhni nje faqe te re kti vende duke fillu nga administrata e deri tek puntori me thjeshte..
Sukse e marsi ,ne detyren tuaj.presim ndryshimet ti shohim per te miren e te gjithve..
Kjo fotografi flet me shume se 1000 fjale. Fatmir Velaj te lumte se me perpjekjet e tua jetesore, pasionin per pikturen abstrakte dhe fotot e marra nga jeta, lidhjet personale me politikanet me te medhenjte austriake dhe europiane ti ja arrite te vesh jeten tende ne sherbim te diplomacise kulturore, nje koncept modern dhe inovator ne sherbim te popujve te vegjel. To do besh me shume se gjithkush tjeter per promovimin e popullit dinamik shqiptar. Ne krenohemi me politikane sity.
Shqipëria është europiane jo vetëm nga ana gjeografike, por edhe nga ana shpirtërore e kulturore, dhe unë me bindje të plotë gjatë gjithë punës sime në dhe për Europën kam pasur në mendje shprehjen e famshme të Paul Valéry se “absolutisht europiane është gjithçka që vjen nga tre burimet: Jerusalem, Athinë e Romë”.
Nje komentues thote qe z.Velaj eshte patriot,ne nje kohe qe ai thote vet qe udhehiqet nga shprehja e famshme e mesiperme.
Do ti keshilloja z.Velaj qe te pyese:
1-Bashkeqytetaret e tij austriake a e pranojne qe eshte “absolutisht europiane cdo gje qe vjen nga Jerusalemi…?”
2-Qytetaret greke :Perse kombet qe urejne me shume jane kombi Hebre e Shqiptar ?
3-Ishbashkekombesit e tij :Se sa europiane eshte deshira e ushtarve te marines te shtetit Grek,qe me zorret e shqiptarve duan te bejne lidhese kepucesh ?
4-Parardhesit e ishbashkeqytetaret e tij se si i bene balle agresionit “europian” qe vinte nga Roma ne vitet ’20 e gjate luftes II boterore ?
Meqense e kam njohur para disa kohesh z.Velaj,do ti thoja qe te lexoje mire historine e kombit tone,ne marredhenie me shtetet e Europes e sidomos me fqinjet.Koncepti i Europes per kulturen e kombeve qe e perbejne eshte “Te bashkuar ne diversitet”.E Brukseli jep ndihma financiare per zhillimin e folklorit dhe kulturen e atyreve vendeve te cilat per momentin i kane te pakta mjetet financiare.Kete presim te beje z.Velaj qe si Lab qe eshte te thithe sa me shume fonde per zhvillimin e metejshem te folklorit e kultures shqiptare.O Fate nuk e harrojne shqiptaret polifonine labe,edhe sikur nje bir i saj tenton ti hudhe uje europian,veres ilire qe pihet akoma ne Shqiperi.I uroj z.Velaj sukse,per ta ribere “Shqiperine Zonje”.
Fate, te pergezoj per analizen dhe idete. Mos ju ver shume faj diplomateve te derisotem se iknin perhere te pare jashte. Pak mesuan per vehten e tyre, pastaj kishin problemin e femijve qe ti rregullonin me studime(kuptohet me leket e shtetit) ne vendet ku sherbenin, e treta ishte mundesia e lidhjes per te bere lidhje ekonomike private… Keshtu kishin pak kohe per tu marre me punet e shtetit e aq me pak me ato te kultures. Shprehja me domethenese (ne sensin praktik edhe ne ate filozofik) e fushates per mua ishte “i keni lene rruget rrugeve”. Edhe kjo puna e kultures keshtu ka qene. Nje shok e koleg imi nga Kanina (punonim ne Tropoje ne vitet 198…) thoshte Iku koha e pushkes, jataganit, ka ardhe koha e penes, llullanit. Keto gjera jane si puna e lojes se shahut: shume e dine por pak e lozin.
Te uroj suksese.
Nje fillim i keqe,
Une jame nga Kosova dhe kame 3o Vite qe jetoje ne Vijene, jeten politike dhe kulturore, qofte Shqipetare apo Vijeneze e jetoje intenzivishte dhe e njohe mire, kete njeriun nuke e kame pare dhe degjuare as edhe nje here. Keshtu qe ato “Hosanana” qe i kame lexuare per kete zoteri nuk qenderoin.
Posti i keshilltarit per “Kulture Diplomatike” eshte me teper se qesharak. Une jame mese i bindure, se diplomacia shqipetare ka me shume se nevoje per leksione kulturore, pore shtrohet pyetja: a duhet ta bejme kaqe hapure kete? kure Bota e konsiderone Kulturen si te natyreshme.
Kjo Foto per krahe Barosos me kete Kostum, nga nje shtet “Jevxhit Bythe grisure” si Shqiperia tregone nivelin dhe seriozitetin e Personit.
Me kete raste me kujtohet darka e ish Ministrit, tani te ndjere A. Sereci ne Pallatin Palavicini, ne vitin 92, te cilen e kishte bojkotuare drejtori i Caritasit Austriak, me arsyen se derisa ne nje Darke hargjohen 18.000 ÖS dhe ne Spitalin e femijeve ne Tirane nuk ka as edhe nje Levatriqe, ai nuk ndjehet mire po te merrte pjese.
P.s.
Une vertet jame Kosovare pore S. Berishen nuk e konsideroi Skenderbe.
Keto qe i thashe, i thashe nga zemra e plasure, se me dhimbeset Shqiperia!
Eshte pa idioteske deshira e shqiptareve te shqiperise me u lavdu nepermjet takimet e tyre…me njerezet e medhenj,,
Kjo ne evrope nuk do me thane gje,sepse te tilla fotografi bene cdo parvenu…
Edhe pikerisht kjo deshire per me mbledh gjithe keto photo e emera déri ne akumulim tregon nje prirje jo te shendosh…te parvenu-se
Pyetja eshte ‘po te pyeti une gjithe keto njereze, sa do te rikujton vertet kete zotni?Shume pak,
zotni,ka kaluar koha kur shqiptari eshte impresionu me kaq,jemi evropian sot apo jo?
Pse ore vetem kultura do e beka Shqiperine Europeane?Sa gjera te tjera ka para kultures?
Shume ide naive na shpalos ky keshilltari.
KALLAMARIT TE ÇOLES SE VLORES
Une nuk kam ndermend te mbush kete koment me thenjet e Volterit, Delorit, Gusenbauerit e kompany e aq me shume te pranoj idene e kutures si faktor determinant ne hyrjen e vendit tone ne BE.
Desha ti kujtoj ketij çami nga Çolja e fabrikes se orizit se ne as edhe nje nga te ashtuquajturat “njezet piket” e kerkesave te Komisionit Europian nuk flitet per kulturen ne sensin e mirefillte te fjales, nuk flitet per “telat” e tua shkarravine-shperthyese te krijuara pas ndonje gote me “uzo” qe duhet te zevendesojne gjinjte e thare te nenave shqiptare qe nuk arrijne te mekojne krijesat e tyre nga varferia e skamja qe kulturuce si ti e degdisen kete vend. Ne kemi kulturen tone, artin tone, muziken e vallet tone, por ti harron se jemi vetem tre milione ndaj 500 milioneve te BE-se e siç eshte edhe e natyreshme ne krahasim me “Gothen” e artit e kultures europiane ne jemi nje thermije.
Ata kerkojne zhvillim, ulje papunesie, shfrytezim te burimeve tona natyrore, intensifikim te bujqesise e ne radhe te pare krijimin e shtetit ligjor, te eliminimit te korrupsionit e te nepotizmit, zhdukjen e krimit si atij te ladrukeve egjiptiano-ballkanike ashtu edhe atij te organizuar. Kerkojne krijimin e nje strukture te transportit moderne e bashkekohore, kerkojne rritjen e nivelit te edukimit shkollor ne sherbim te perspektivave industrialo-bujqesore te vendit tone, kerkojne perhapjen masive te rrjetit internetian ne te kater cepat e Shqiperise.
A mund te arrihen keto vetem me dy shkarravinat tuaja apo ato te mikut tend piktor?
Krijimi i ketij “stafi” keshillor me personazhe si Fatmir Velaj i quajtur “fate”, te Sander Goebbels Lleshit, te spurdhjakut te Hudhres se Danit i quajtur edhe Maliq-serbo-malazezi, te Eraldes mikes se Anka Gardasevicit nga Podgorica, i ngjan stafit famezez te G. Bushit jr. qe pergatiti te ashtuquajturin “Patriotic Act” ku nder te tjera u legalizua edhe tortura e tipit “water-bording” .
Nuk pame deri tani as hijen me te vogel te nje stafi tekniko-ekonomik qe ti sherbeje me te vertete qellimit final te hyrjes se Shqiperise ne BE.
Uroj qe idete tuaja te mos shnderrohen ne borxhe kolosale per gjithe brezat e ardheshme te shqiptareve, te mos detyrohemi, siç ndodhi me Greqine; te blejme avione, nendetese, anije lufte nga Gjermania, Franca, Italia apo Austria jote shqiperi-dashese, me parate qe mund te na huazojne.
Futja edhe e Kosoves ne planet tuaja makabre antishqiptare per pranimin e njekohshem ne BE do e largoje endrren tone (jo tenden mor pizeveng) per vite e vite.