Sulmohet me acid 27- vjeçarja me origjinë nga Vlora, në mes të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në zonën pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, ku një person ende i paidentifikuar ka sulmuar me acid 27-vjeçaren Vilma D., e cila ka qenë duke dalë nga banesa për të ikur në punë. Burime nga policia sqaruan se vajza ka qenë bashkë me kushërirën e saj, kur një person i ka hedhur acid në fytyrë. Menjëherë, 27-vjeçarja është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku mësohet se ka marrë djegie të shkallës së tretë. Sipas bluzave të bardha të kësaj qendre, vajza rrezikon të humbasë shikimin. Mjekët e qendrës spitalore më të madhe në vend pohojnë se mbi fytyrën e 27-vjeçares ka rënë një sasi e madhe acidi, i cili ka qenë i një lloji shumë të fortë. Mjekët pohojnë se vetëm ditët në vijim do të zbulohet nëse vajza do të ngelet me dëmtime në fytyrë apo nëse indet e lëkurës së saj do të kenë mundësi rikuperimi. Aktualisht mësohet se vajza ka dëmtime të shumta, në fytyrë, kraharor e krahë, për mjekimin e të cilave po kujdesen bluzat e bardha të QSUT-së.
Ngjarja
Rreth orës 08:30 minuta të ditës së djeshme, 27-vjeçarja Vilma D. ka qenë duke dalë nga banesa e saj për të shkuar në punë, e shoqëruar nga kushërira e saj. Burime nga forcat blu bëjnë me dije se në momentin që vajza ka qenë duke zbritur shkallët e banesës, një person ka qëndruar para saj dhe i ka hedhur një sasi acidi në fytyrë, duke i shkaktuar djegie të mëdha. Pas kësaj, vajza është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr edhe mjekimet e duhura. Policia ende nuk ka bërë të mundur identifikimin e autorit të kësaj ngjarjeje, edhe pse në dëshminë e saj kushërira e 27-vjeçares ka pohuar se bëhej fjalë për një djalë të ri, i cili mbante veshur një kapelë në kokë dhe pantallona të shkurtra. Nga ana tjetër, edhe vetë vajza ka pohuar para strukturave të policisë se nuk e ka njohur personin që i ka hedhur acidin në fytyrë. “Nuk e njoh personin që më sulmoi. Por, nëse do mund ta shikoj sërish, mund ta dalloj se kush është, pasi ka qenë i pamaskuar”, mësohet se ka thënë 27-vjeçarja para policisë. Vajza, gjatë dëshmisë së saj nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me ngjarjen, gjë që e ka vështirësuar edhe më shumë punën e policisë për ta zbardhur atë. Duke u nisur nga dëshmia e 27-vjeçares, policia ka dalë në konkluzionin se personi që i ka hedhur acidin vajzës në fytyrë nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por dyshohet se ai ka qenë i futur nga “autori” i vërtetë i kësaj ngjarjeje.
Hetimet
Burime nga uniformat blu në Tiranë bëjnë me dije se, për sulmin ndaj 27-vjeçares Vilma D. është duke u hetuar në dy pista nga grupi hetimor. Sipas policisë, njëra prej pistave ku po hetohet ka lidhje me detyrën e vajzës, si menaxhere e burimeve njerëzore në një kompani “Call Center”-i në kryeqytet. Policia dyshon se sulmi ndaj saj mund të ketë lidhje me lëvizjet e fundit në punë që mund të ketë bërë 27-vjeçarja. Për këtë arsye, ditën e djeshme në polici janë shoqëruar 11 persona, të gjithë pjesë e “Call Center”-it ku punonte vajza, për të kuptuar nëse ndokush që ka hequr 27-vjeçarja nga puna apo e ka lëvizur nga pozicioni i mëparshëm, ka pasur konflikte apo jo me vajzën. Ndërsa pista e dytë e hetimeve ka të bëjë me jetën e saj private. Edhe për këtë pistë, policia ka shoqëruar tre persona, pjesë e shoqërisë së saj. Policia nuk e ka përjashtuar as pistën se ngjarja mund të ketë autor ndonjë person me të cilin 27-vjeçarja mund të ketë pasur lidhje apo njohje. Duke qenë se shumë histori të tilla kanë si motiv lidhjet e dashurisë të përfunduara në mes, edhe grupi hetimor ka hedhur dyshime se ngjarja mund të ketë shkak ndonjë lidhje të panisur apo të përfunduar nga ana e vajzës. Por, deri tani grupi hetimor nuk ka dalë në asnjë përfundim konkret. Vetëm pak muaj më parë, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në qytetin e Vlorës, kur një gjykatëse u sulmua me detergjent pllakash në fytyrë. Sulmi ndaj Mirela Mishgjonit kishte lidhje me detyrën e saj dhe rezultoi se autori ishte një i ri, të cilin ajo e kishte dënuar për vjedhje./gsh
Përgjegjësja e “call center” digjet me acid: S’e njoh agresorin
2 Comments

asaj mish-qenit mire ja ben dhe pak ekishte ,,,por n.q.s edhe kjo ka pushuar nga puna ,pa te drejte dhe eshte ky shkaku ,prape mire ja bejne ..njerzit jane aq te varfer ,sa u eren syte nga padrejtesite ,..ska then kot populli ;fukarallek ,maskarallek ,,Dhe ne kete kohe sot cdo padrejtesi bie mbi fukaran evarfer ..te mbledhin mendjen ekokes te gjithe qe jane neper poste drejtuese ,se asnje nuk ta fal padrejtesine ….ta kthej cdokush thiken ne trupin etij .Do ti dhemb ?Dhe kur njeriu ka dhimbje ,,nuk di se cben .
ta bofshin ene ty o sumshpum