Përgjigja ndaj Turqisë, Rusia vendos në Siri bazë të avancuar kundërajrore

Saimir Lleshi

Rusia ka ndërmarrë të tjera hapa si kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të avionit të saj nga forcat ushtarake turke.

Agjencia zyrtare e lajmeve ruse Ria Novosti, shkruan se sistemi i avancuar kundërajror, S-400, është vendosur në një bazë ushtarake ruse në Siri.

Vendimi i Rusisë për të ngritur këtë bazë me sistem të avancuar tokë –ajër u mor menjëherë pas sulmit ndaj avionit.

Zëdhënësi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moskë, William Stevens, i tha agjencisë Interfax se kjo vendosje “do ta komplikojë më tutje situatën tashmë të vështirë në hapësirën mbi Siri”.

Ai ka theksuar se Uashingtoni pret që Rusia ta respektojë memorandumin reciprok të mirëkuptimit për sigurinë e fluturimit në zonën e operacioneve ushtarake. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *