SMS në DITA
Në 0689073730
Stafi drejtues i gazetës DITA! Përshëndetje! Duke ditur dhe duke ua bërë të qartë disa herë që jam klientela juaj e përditshme. Çdo mëngjes gazeta DITA, jeni në dorën time! DITA! Si ka mundësi që disa shkrime që ju kam përcjellë redaksisë tuaj akoma nuk i keni botuar, nuk po e kuptoj? Me respekt dhe kalofshi një ditë të mbarë! Ali Gjoni, Tiranë!
Redaksia: Përshëndetje i dashur Ali. Kemi angazhimin maksimal ndaj gjithë dërgesave. Kërkojmë ndjesë nëse ngarkesa e postës na ka bërë padashur të pavëmendshëm në ndonjë rast. Ju lutem ridërgojeni mesazhin që kemi anashkaluar. Redaksia ju sugjeron ju dhe lexuesve të tjerë të përdorin emailin për të shkurtuar shpenzimet. Faleminderit dhe përqafime nga stafi/
