Përgjigje mesazhit dërguar për mua

anazapta

Letër e nënshkruar

Çlirim Hoxha

I nderuar kryeredaktor i gazetës së pëlqyer “DITA”. Lexova në faqen e letrave një sms dërguar nga një farë Luljeta, e cila aludon se unë paskam vendosur në muret e zyrës time në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të qytetit të Vlorës, fotografinë e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, zotit Shpëtim Gjika (për servilizëm) dhe jo atë të Presidentit të Republikës?! Këto janë shpifje dhe të mbushura me mllefe, xhelozi dhe të pavërteta. Në zyrën time, në ballë të saj qëndron Portreti i Ismail Qemal Vlorës, babait të Pavarësisë sonë Kombëtare. Pak më poshtë, në të djathtë të saj qëndron Portreti i Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Brenda kanatave të rafteve të Bibliotekës së zyrës, gjendet mes të tjerash edhe një revistë, e cila ka në kopertinën e saj fotografinë e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, zotit Shpëtim Gjika, rrethuar me foto më të vogla të të gjithë kryetarëve të bashkisë së Vlorës që pas Qeverisë së Vlorës e deri në ditët tona.

Replikën dhe përgjigjen zonjës Luljeta (apo dikujt që fshihet pas këtij emri) jua kam nisur me një sms, por për korrektesë në raport me lexuesit, po ju dërgoj edhe 3 fotografi me pamje nga zyra të bëra enkas. Sa për zonjën Luljeta (apo dikë tjetër pas këtij emri) me vjen keq, por fotografinë e Shpëtim Gjikës nuk e heq dot, ai është Kryetari aktual i Bashkisë së Vlorës dhe me kontribute në zhvillimin modern të qytetit në këto 10 vitet e fundit. Sa për aftësitë e mëdha të zonjës Luljeta për t’u bërë drejtoreshë, më vjen keq, por drejtoreshë nuk mund të bëhesh duke shpifur dhe denigruar të tjerët.  Së pari duhet të nxjerrësh nga barku maçokun që po të grin.

Me respekt  Çlirim Hoxha

Drejtor i Bibliotekës Publike “Shefqet Musaraj” Vlorë. Shkrimtar&gazetar.

Share This Article
6 Comments
  • O Cim Hoxha rri urte dhe ti falesh Shpetim Gjikes qe te beri drejtor te Bioblitekes ty, zedhenesi i Komitetit te Shpetimit gjate vitit te trazirave dhe jo ta mbash ne foto, por ti puthesh edheB…
    Une jam vlonjat dhe te njoh mire, por te lumte qe zure nje vend te ngrohte aty, qe besoj se do te nxjerre ne pension..
    Nuk te kam pare te besh ndonje promovim libri, apo krijimtarine e nje autori vlonjat…Ben nje konkurs ne fund te vitit, qe ua jep cmimin atyre qe do ti….
    Z.Hoxha, mos shko me tej…
    Luci nga Kuci

  • Uaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, kush na qenkerka, Cimi ?
    Shko dhe grric By…..Cim Hoxha me callme, se tu be kismet ai vend pune, qe eshte per gra, vetem nga Gjika….Duhet ti falesh tre here ne dite Gjikes dhe jo ta mbash ne foto…
    Te ka lali shpirt, te ka lali xha, Cim Hoxha me callme………..

  • Alo Cimi, ti je simbol VIP i mediokritetit te Vlores, me vjen per te qeshur kur thua se je shkrimtar e gazetar, kur je vecse nje shkrues raportesh per njerezit e pushtetit dhe gazetar u bere kur u vetshpalle zedhenes shtypi i rebelimit te Vlores kur raportoje e sjaoje lajme tek gazeta Koha Jone, si bashkepunetor i gruas se ndershme Zenepe Lukes. Alo, Cimi. Jam Melamini, leri replikat se nuk ke kelqe ti per replika po hec e shty vitet e pleqerise aty ku nte ka caktuar Shpetua dhe firmos fonde per koncerte fiktive me kenge popullore qe perfitohern nga kunati i kryetrait, nje bejhtexhi me emrin Sejmen Gjokoli dhe per koincidenc gjithe jeten si sjemen ka sherbyer ky sejmeni neper zyra partie e qeverie nga Gjirokastra, Tepelena e deri ne Vlore ku dhe eshte futur kollovar te Gjikët qe kane pushtetin ne Vlore. E dine te gjithe qe ti e mban foton e Shpetimit ne zyre ne portret, biles i organizove Shpetimit po me fotografite dhe banderolat me emrin e tij ne qender te Vlores dhe koncertin me bejte labe kunder denoncimit ne prokurori.

  • Hajde gallate me kete Cimin.Komenti i mesiperm me beri te relaksohem dhe te me zere gjumi shpejt me shprese se nuk do te shoh ne enderr CIMIN…
    Une nuk te heq as presjen ty, Drejtesia dhe dukesh qe je vertete i drejte…Ky Cimi yne(jo Cimi i Portokallise se ai eshte xhevair) na shet pordhe se eshte shkrimtar, gazetar i famshem.More, ka ndonje shkolle ky Cimi?
    Hallall ia befte Zoti , pse me ato servillleqet e tij (gjithmone ka qene si pikpyetje perpara shefave), ka perfituar sa ka dashur…Apo nuk jep edhe ca cmime ne fund te vitit…gjithmone sipas porosise se shefit nga varet..
    Ky Cimi i Vlores, me falni, por eshte nje Koqe qe nuk e ka shokun.Shko grric By..CIMI>>

  • Mendoj se sqarimi i zotit Clirim Hoxha, eshte shume korrekt.
    Ne cdo institucion, dikush duhet te punoje, nuk eshte zoti Hoxha do te jete nje tjeter zoteri, me i mire apo me i keq, kete e vlereson puna e tij, por problemi qe ngre zoti Hoxha edhe mua me jep pershtypjen e nje hakmarrjeje banale.
    Nuk e njoh, hera e pare qe degjoj per zotin Hoxha, por te shantazosh, se ka kete foto apo ate foto, kjo seshte e drejte, atje kemi nje institucion shteteror, qe mund te verifikohet fare lehte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *