Përgjigje nga Arben Duka për mesazhin e djeshëm të një lexuesi

anazapta

Dje në rubrikën e letrave, DITA botoi një SMS të një lexuesi, i cili i shkruante ndër të tjera poetit Arben Duka: “I nderuar Poet! Në Shqiperi sundon pushteti Parase! Dinosauri i Krimit dhe Hajduterise quhet Sali Berisha. Ky individ  tregoi nje talent te jashtzakonshem per ta kthyer Shqiperine çifligun e Mafjes! Klani tij nuk ka moral tjeter veç shitblerjes se palo-politikaneve si bagetitë ne Pazar! Ndaj, i nderuar, mos i bini ne qafe Ed Rames, se nuk ka faj…”

 

Arben Duka ka dërguar në redaksi përgjigjen e mëposhtme për këtë lexues:

 

Përgjigje për mikun e SMS-së së djeshme

I dashur mik! Faleminderit që më lexon çdo ditë, por jo çdo ditë, më kupton! Nuk e kuptoj pse del në konkluzion se unë i bie në qafë Edi Ramës. Je gabim, i dashur. Krijimtaria poetike ndërtohet më së shumti mbi figura letrare, por unë kuptohem qartazi që jam në anën e Edi Ramës, dhe jo duke filluar nga dje, por momenti është kaq delikat dhe me ngarkesa kaq të mëdha psikologjike, saqë një hosana për Ramën tani do tingëllonte si një idiotllëk. Rri i qetë s’loz kurrë nga e majta unë dhe kjo s’ka lidhje me asnjë emër tjetër veç emrit tim. Tani për Ilir Metën. Unë kam qenë kritiku më i madh i tij sa dhe libër i kam bërë. E bëmë fërtele kur vajti atje ku vajti. Por do të ishim krejt të pandershëm nëse nuk ndryshojmë tonet tani që ai u bë pjesë e së majtës së bashkuar. Këtë e kemi kërkuar të gjithë dhe për fat të mirë ndodhi kur duhej më shumë, domethënë tani!

Share This Article
9 Comments
  • Ke bere nje pasaktesi o daje je. Ne 2009 nuk e perzuri kush Meten. Ai u merzit nga sistemi elektoral dhe doli me vehte megjithese Rama ia spjegoi qe sistemi punonte dhe per nje parti me aq vota sa kishte atehere Iliri. Bile ne raste te vecanta edhe e favorizonte. Por Iliri, si Iliri. E genjente mendja se do merrte 40 deputete, hajdute dmth e doli me vehte e perfundoi kokoshi ne nje thele. Por mjaftueshem per Ilir koklopen. Se me 4 deputete mbeti 4 vjet ne pushtet.

  • Z. Arben Duka mos u prekni fare nga keto lloj mesazhes (mendoj qe jeni prekur perderisa i keni kthyer pergjigje publikisht). E para punes, ndryshimet e kushtetutes dhe kodin zgjedhor qe vret perfundimisht demokracine dhe qe na kthen ne nje diktature e kaluar diktature te kryetarit te partise, e ka bere vet Edi gelbaza ne bashkepunim me Berishen. Gerdeci e 21 Janari mund ti kaloj e ti fal nje gjakprishur, nje perbindesh por jo populli qe perbehet ne shumice derrmuese nga njeres te varfer por te ndershem, trima e atdhetar. Edi Gelbaza te gjitha levijet e ka bere me vetdije te plote, dhe i ka bere opoziten me perfekte Sali Berishes kur bente sehir plera tek Berisha shiste detin, cdo pasuri gjeostrategjike e ekonomike te vendit. Kush i mban pergjegjesite per deshtimet e qellimshme e te njepasnjeshme te Edi gelbazes? Apo levdatat i do ai, por fajet e pergjegjesite nuk do tia zesh ne goje. Jo! Jo! Edi Gelbaz dhe prostitutat e tjera te parise se Tiranes (se kjo nuk eshte klase politike por PARI) nuk mund te dalin kaq hapur kunder popullit e te na tallim duke na thene se e ben per te mire e popullit. Nuk pyeti per popullin ai ndyrsire qe kishte besimin e dashurine e mbare shqiptareve. E hodhi ne plera dhe e vrau pa pike meshire. Edi Gelbaza ndohmoi ne vrarjen e shpirtit te protestes me ngjajet e 21 janarit, dhe tani vrau hapurazi besimin e shqiptarit qe ky vend mund te behet. Madje do edhe qe ta duartrokasim per kete? Z. Duka bravo i qofte per ato vargje te sinqerta e kuptime plote. Ky eshte perfaqesuesi jone i vertete jo paria Tiranes.

  • O LARASKA, E KUPTOJ MLLEFIN TUAJ NE LIDHJE ME GABIMET E Z.ERAMA.NE KETE KONTEKES JU JAP TE DREJTE. POR GBIMET E EDIT NUK BARAZOHEN ME FAJET E BERISHES AQ ME SHUME PER 21 JANARIN.
    EPITETI JUAJ “GELBAZE’ ESHTE I PAPRANUESHEM,FYES DHE E SHUMZON ME ZERO KRITIKEN TUAJ. SINQERISHT ME VJEN KEQ PER ULJEN NE KETO NIVELE TE DEBATIT.
    ME RESPEKT MIRELI.

    • Pershendetje Mireli! Edi kur erdhi ne krye te PS ishte burre ne moshe jo femi prandaj mund ta vleresonte shume mire situaten dhe detyren qe AI VET e mori persiper. Ato “gabimet” e tij jane deshtime te perseritura e te qellimshme, prandaj vetem gabime sjane. S’mund te quhen gabime ndryshimet kushtetuese? s’mund te quhet gabim kodi zgjedhor? 1. sepse ai konsultohet me juristet ne PS dhe 2. sepse vetem te jete i mete mendor nuk e kupton cfare ka bere. Prandaj ato jane deshtime te PERSIRITURA dhe te QEILLIMSHME te bera nga ai me vetdije te plote. Qe ai eshte tradhtar, nje Nano 2 une e kam kuptuar qe pas Gerdecit dhe ndryshimit te Kushtetutes, por kjo qe beri me Ilir Meten thjesht deshmoi se tani tradhtia ketu nuk behet me nen rrogoz si ne kohe te Nanos, por hapur fare me nje gjakftohtesi te frikshme. Dhe nje TRADHTAR fjalen gelbaz nuk e ka asgje. Ai meriton SHUME SHUME ME SHUME, por perdora kete fjale sepse eshte denigruese, ofenduese por jo pjese e fjalorit te piset. Madje nuk eshte asgje me cfare i ka thene Ilir MEta qe i ka vene ne dyshim dhe atesine e te birit. A biem dakort ne kete pike? Dhe prape fjale gelbaze punen e ben per te pershkruar ate tradhtar sepse gelbaza eshte e qelbur, mund te mbart 700 mije semundje, e shpifur, sdurohet ne fytyre dhe nuk peshon as gjys grame – cdo epitet qe i shkon Edi tradhtarit. Dhe nese ti zeron faktet e parashtruara me lart per nje fjale gelbaze (ofenduse por jo e piset), cfare medon per ato qe ka thene Ilir Meta per te? Po Rama per Meten? Po veprimet e tij ose me sakte mosveprimet e tij? Apo kane me shume rendesi fjalet sesa veprat per ty? Ai vepra ska bere e fjalen KURRE se ka mbajtur. Tradhtia dhe cdo pisllik pritet nga armiku (Berisha), por ajo e bere nga nje mik ku ti ke investuar besimin dhe shpresen tende vret 100000000 here me shume. Pale pale na ben dhe te indinjuarin sikur media po fryn popullin, dhe kjo aleance eshte rezultat i deshires se socialisteve sipas sondazhit. MASHTRIM! Populli eshte trim e i ndershem e Metes e Berishes ja numeron ne lule te ballit, por ka qene gjithnje politika tradhtare e Nanos dhe e Rames qe i kane prere krahet popullit. Me vjen shume keq por kurre nuk do te pershendes trahdtine, por do ta denoj derisa te kem fryme. Tradhtia eshte tradhtia dhe eshte vepra me e ulet e me e poshter qe mund te besh ndaj popullit tende. Mendoj se me cfare po ndodh keto kohe, ka shume me shume per tu indinjuar sesa epitetit GELBAZ ndaj nje tradhtari qe e meriton poltesisht kete fjale.

  • O,z. Arben pse mo burr,se une burr te njoh nga shkrime e tua si kritik i cdo qeverie,po jo servil i te majtes dhe e.rames,nuk do te flas me shume se sdua ta besoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *