Zoti Beketi!
Emrin tuaj e kam dëgjuar për herë të parë kur kam drejtuar grupin e gazetarëve të Shekullit që janë marrë me investigimin e përpjekjes për të miratuar në Shqipëri ligjin e importit të plehrave. Sic duhet ta dini mirë edhe ju, sepse njerëzit e ish-kryeministrit i keni në grupin tuaj të punës në Shqipëri, ky ligj i tentuar fillimisht nga Fatos Nano, u rikthye njëqind herë më i zi, nga Sali Berisha, i cili pati pafytyrësinë të lëpinte si kryeqeverisës atë që pështyu fort si kryeopozitar.
Pra, e kam lidhur emrin tuaj përherë me plehrat. Deri ditën kur lexova në faqet e shtypit, disa artikuj mbi hidrocentralin e Kalivaçit. Faksimilet e tyre po i bashkëngjis në këtë faqe që të jemi të qartë edhe në këtë pikë.Nuk di nëse u ke cuar edhe këtyre gazetave atë letër që më ka mbërritur mua në zyrën e redaksisë në DITA, ku herë hapur e herë fshehtas më bën presion njësoj si dikur me procese gjyqësore dhe histori të tjera. Të siguroj që di t’i dallojë kërcënimet edhe kur fshihen pas fjalëve të mëdha, edhe kur fshihen pas telefonatave të kortezisë, edhe kur u thuhen atyre që duhet të m’i përcjellin mua. Unë or mik i dashur jam në vendin tim këtu dhe bëj punën time, kështu që mund të më takosh ku të dëshirosh, përjashtuar mbrëmjet gala ku vilen miliona nga njerëz si ju për t’ju lejuar të vini nga larg të zhvasni e të shini si të doni, mjaft të “bleni” pikturat 150 mijë euroshe të zonjës së kryeministrit.
Vijmë tani tek teksti i letrës në fjalë. Me 4 paragrafët e parë nuk do merrem sepse ato janë në atë fushën e opinioneve ku unë them mendimin tim dhe ti tund kokën tënde. Nuk do merrem as me paragrafët e fundit ku jepen leksione etike, sepse ato duhet t’i kursesh për ata që falsifikojnë dokumente tregtare apo montojnë foto – dhe këta nuk gjenden në redaksinë e DITA-s, por në zyrat e tua.
Këtu përpara në tryezë kam një dosje të madhe me raportet zyrtare të Ministrisë së linjës dhe Drejtorisë përkatëse që ka kontrolluar punimet e Kalivaçit. Dhe në bazë të atyre janë shkruar ato që janë shkruar për ju dhe hidrocentralin fantazëm të Kalivaçit. Unë nuk e gënjej lexuesin tim, se mezi po e mbledh dita ditës pikë pikë. Se kush gënjen do kemi rast ta shohim në ditët në vijim meqë ju e keni marrë me zell këtë publikim.
Që t’i bie shkurt, do merrem me paragrafin e pestë të kësaj letre. Në këtë paragraf ju shkruani: “Grupi industrial që drejtoj, ka investuar deri tani 80 milionë euro në centralin elektrik të Kalivaçit. Duke qenë kështu i vetmi projekt idroelektrik i nivelit të lartë në Shqipëri që ka realizuar më shumë se 40 përqind të punimeve”.
I nderuar! Dokumentat që të përmenda më lart, të nxjerrin prapë gënjeshtar. Një prej tyre është një dokument zyrtar i AKBN në varësi të METE ku është bërë pak muaj më parë monitorimi i përgjithshëm i punimeve në “centralin elektrik të Kalivaçit”. Ju thoni që keni investuar 80 milionë euro? Epo ky dokument ju ka renditur gjithë punimet e bëra dhe unë duke ju mbajtur pak me hatër dhe duke jua llogaritur me çmimet aktuale të tregut e jo me ato të dikurshmet (duke qenë se keni 15 vjet që po “e bëni këtë hidrocentralin” nuk dimë as me cilin vit t’i referojmë çmimet) – kam nxjerrë shifrën e përgjithshme. Është matematikë e thjeshtë. Është 14.149.844,36 €. Po të mbaj prapë me hatër po ta bëj 15. Prapë, është pak si larg 80-s, apo jo? – (Do vijojë)
Adrian Thano
Kryeredaktor i DITA
Thano, e ke shpartalluar kete sharlatanin, qe perfaqeson nje nga mafiet me te medha te pastrimit te parave ne shqiperi, me dispeceri qendrore familjen mafioze Berisha