Email nga adresa
Pershendetje “DITA”! Lexova në këtë rubrikë letrën e dates 06.02.2014 ku nje individ i bente apel Drejtorise Arsimore Tepelene per te vendosur nje mjet transporti, nje furgon ne fshatin Kallemb, per nxenesit. Per disa caste mendova me gjithe pozitivitetin e mundshem, por shume shpejt me lindi pyetja: “Nga do te kaloje furgoni per te ardhur ne fshatin tim kur rruga eshte e pakalueshme,ura dhe pasarela nuk egzistojne”?
Me siguri qe individi qe i do te miren fshatit nuk eshte prej ketej perderisa nuk i njeh problemet tona dhe shkruan cudira te cilat ju i botoni.
Persa i perket Drejtorise Arsimore Tepelene,ajo e ka mbyllur kete problem qe vitin e kaluar. Nxenesit e ciklit te larte 9-vjecar per t’ju shmangur rrezikut ne lumin Vjose,te vazhdojne shkollen ne fshatrat fqinje Dames ose Cerrile,ndersa cikli i ulet ne Kallemb sepse per fatin e mire mesuesja e tyre eshte vendase dhe me arsim te larte. Faleminderit per mirekuptimin!