Zanafilla e një përplasjeje
Për të zyrtarizuar thyerjen e një miqësie të krisur, gjithnjë do të gjendet një ngjarje, një moment konkret. Për sytë e publikut, në rastin Kadare-Jorgaqi ky momenti ishte botimi i “Mjegullat e Tiranës”, i promovuar nga botuesi si romani i parë i Ismail Kadaresë, shkruar në 1958-ën, nxjerrë nga pluhuri i kohës dhe vendosur për t’u botuar 56 vite më vonë. Historia fillon në verën e këtij viti. Romani paraprihet nga një intervistë e Kadaresë, ku shkrimtari sqaron se në fakt, titulli i vërtetë i romanit ishte “Dashuria Nr.2”, dhe flet edhe për “një letrar të kohës, dashamirës dhe të njohurin e vet”. I cili kishte shkruar një roman të ngjashëm, dhe duke qenë në dijeni të rrethanave dashurore të Kadaresë, ngjashmëria e dramës së përshkruar ra në sy edhe të të tjerëve. Por fati i veprës së të njohurit ishte më i mbarë: Romani i tij u botua, ndërsa i Kadaresë mbeti në sirtar.
Kush është ky “letrar i kohës, dashamirës” etj? Është Nasho Jorgaqi, i cili nuk e ka pritur mirë faktin që në këtë intervistë Kadare nuk i përmend as emrin në një kohë që kanë qenë miq të ngushtë; dhe romani i tij ishte “Dashuria e Mimozës”. Pa harruar pastaj që Kadareja thotë se “Mimoza” (pa ja përmendur titullin) u botua sepse ishte një tekst i realizmit socialist, një tekst që kur Kadare e paskësh lexuar (me kuriozitetin e kujtdo që e di se historia e tij e dashurisë ka frymëzuar një roman), vuri duart në kohë. Sepse Jorgaqi e kishte nxjerrë hero pozitiv dhe kjo nuk i kishte pëlqyer.
Jorgaqi reagon në shtyp, ku përveç këtij detaji, ndalet edhe tek diçka tjetër: Sipas tij, “Mjegullat e Tiranës” nuk është shkruar në vitet ‘50, por shumë më vonë. “Po të ish ndryshe, këtë gjë do ta dija unë i pari, pasi isha miku yt, të cilit ti i ke thënë në mirëbesim çdo gjë që kish të bënte me procesin e krijimit”, thotë në thelb Nasho Jorgaqi, duke iu drejtuar Ismail Kadaresë. Jorgaqi e pranon se Kadare ka shkruar një roman ato kohë, por ka patur për protagonist një pirat që kthehet në vendlindje. “Nuk më la ndonjë përshtypje. Ishte një sprovë pa ndonjë vlerë letrare, dhe kur ia ktheva, kujtoj që i thashë: Mos u ngatërro me prozën, kur fusha jote e suksesit është poezia”.
Përgjigja, mjaft e vonuar në fakt, e shkrimtarit të njohur, vjen me një nga essetë me titull “Një ngjarje që mbaron me qen”, pjesë e librit “Mëngjeset në kafe Rostand”, ku e ka haptaz me ish mikun e tij Jorgaqi. Në këtë esse, Kadare ndër të tjera nuk heziton ta quajë Jorgaqin agjent të Sigurimit. Dhe ky shkrim i sotëm është përgjigja e Nasho Jorgaqit për Ismail Kadarenë.
***
Përgjigje rrëfimit me qen, shkrimtarit Kadare
Nga NASHO JORGAQI
Ashtu si ti, edhe unë nuk po ta përmend emrin, por po të drejtohem siç ke nisur të paraqitesh kohët e fundit në kopertinat e librave, thjesht me mbiemrin. Kjo zgjedhje s’është formale, por lidhet me çka po ndodh me ty. Çuditërisht përkon dhe me një opinion të përhapur gjerësisht në publik, sipas të cilit po ndjehet një diferencë e dukshme midis peshës së emrit dhe peshës së mbiemrit, si dy komponentë jo të barasvlershëm. Deri vonë nuk më kishte shkuar mendja se një magjistar i fjalës do të vinte një ditë që për shkaqe të cilat do t’i shpjegoj më poshtë, do të kthehej në një akrobat të saj. Me këtë kam parasysh, midis të tjerash, shkrimin e ulët dhe përdhosës “Një ngjarje që mbaron me qen”, që më dërgoje si përgjigje tepër të vonuar të letrës sime të hapur. Ç’është e vërteta, megjithëse përgjigjen e mendimeve të mbrapshta dhe humorit tënd të zi ma kishte dhënë nëpërmjet shtypit tabori yt i pazhëve, prapë, duke ta njohur mirë natyrën hakmarrëse, e prisja reagimin tënd të egër, por kurrsesi deri në atë shkallë sa të më cilësoje çmendurisht budalla, Judë e spiun. Qesha, sigurisht, por qesha hidhur, sepse m’u kujtuan fjalët e Gëtes se “Epitetet nuk janë argumente. Kur këto mungojnë, tregojnë dobësi.”

Në fakt, më tej në përgjigjen tënde, ti përpiqesh të sajosh disa të ashtuquajtura argumente, një përzierje gënjeshtrash, gjepurash dhe shpifjesh të vendosura në një kontekst politik, terreni yt më i preferuar dhe më demagogjik, sidomos në periudhën postkomuniste. Me këtë rast më erdhën ndërmend bisedat tona pas kthimit tënd nga “mërgimi”, kur gjithë kohën merreshe me thashetheme, shaje e fyeje shumëkënd, lëshoje fjalë helmuese e ç’nuk thoshe. Të gjitha këto e bënin bisedën të mërzitshme, madje të padurueshme e pa nivel, çka kontrastonte me bisedat e tua të dikurshme, sa mua më vinte të ngrihesha e të ikja. Pastaj erdhi një ditë që, me gjithë keqardhjen e thellë, unë fillova t’i rralloja takimet deri sa vendosa t’i ngrija marrëdhëniet tona miqësore për afro dhjetë vjet. Ti këtë e di mirë, i di dhe arsyet konkrete, por që unë s’kam arsye t’i bëj publike. Kësaj here jam i detyruar të merrem me lehjet e një qeni të tërbuar, që më vijnë nga larg, një zgjedhje që ma ke diktuar ti.
Përgjigjja jote për kohën e saktë të hartimit të romanit “Mjegullat e Tiranës” nuk sjell asgjë të re, asnjë fakt e argument mbushamendës. Ti përsërit atë që ka shkruar në shtyp botuesi yt për ekzistencën e dorëshkrimit origjinal dhe se mjafton të bëhet ekspertiza që të merret vesh e vërteta. Por ka kaluar gjysmë viti nga akuza ime publike dhe akti shkencor-juridik nuk është bërë, në një kohë kur dëshmia ime mbetet në fuqi. Dhe kjo i takon palës tënde ta kryejë, ndërsa mua më mjaftojnë dëshmitë autentike që ruaj nga ajo kohë. Them kështu sepse ti harron që ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli dhe se të ka dalë nga mendja që në kohën kur ti pretendon se shkruaje romanin, ne jetonim së bashku nën një çati, madje në një dhomë. Miqësia jonë ishte në kulmin e saj. Duke qenë se unë asokohe, si beqar që isha, jetoja në hotel, ti më ftove të jetonim bashkë në shtëpinë e tezeve të tua, ku kishte hapësira të bollshme banimi. Kështu, ne banuam së toku për afro dy vjet (1957-1958). Ishte koha kur unë sapo kisha filluar të shkruaja “Dashurinë e Mimozës”, ndërsa ti vazhdoje të shkruaje e të botoje vjershat e tua të suksesshme, për të cilat unë kisha fatin të isha nga lexuesit e parë, në mos i pari. Mirëpo duke lexuar me vëmendje faqen e fundit të romanit “Mjegullat e Tiranës”, datën e përfundimit të tij (pranverë 1958) m’u zgjua papritur kujtesa dhe bëra një lidhje që s’më kish shkuar ndërmend më parë. Jo, jo, – thashë me vete, – kjo s’është e mundur. Ta shkruaje romanin në praninë time dhe unë mos ta vija re e aq më tepër ti të mos më thoshe gjë!? Por kjo nuk ka aq rëndësi para përmbajtjes së veprës që e lexova të botuar. Sapo e mbarova, thashë se ky roman nuk i takon kurrsesi asaj kohe, por është një vepër e mistifikuar prej teje. Nga leximi i vëmendshëm kupton se personazhet e tua nuk janë krijuar në vitet ‘50, por disa dekada më vonë. Ato nuk kanë psikologjinë dhe mentalitetin shqiptar të atyre viteve, pasi janë tepër të avancuara. Dashuria e Bardhylit dhe Emës, sidomos e të parit, është e ngarkuar me aq erotizëm dhe mendime e veprime krejt të panjohura për kohën e rinisë sonë. As ti e as unë, që kishim ardhur nga provinca, nuk e njihnim jetën e shoqërisë perëndimore. Oksidentalizimi që ti u ke bërë personazheve e mjediseve, nuk përputhet me realitetin shqiptar të kohës. Por kjo ka ardhur shumë vite më vonë, kur ti shëtite botën dhe njohe nga afër e përjetove jetën perëndimore. Tamam pas kësaj njohjeje të thellë prej artisti të kalibrit tënd, mund të shkruhej, siç e shkrove në fakt në vitet e pjekurisë tënde. Nga ana tjetër, pyetjes sime në letrën e hapur se si është e mundur që, duke qenë aq miq të ngushtë, ti ma paske fshehur romanin që po punoje, kurse një vit më vonë, kur shkruaje romanin “Qyteti pa reklama”, nuk harrove të ma njoftoje me gëzim nga Moska përmes letrës së dt. 3. 12. 1959 që më dërgoje? Kësaj pyetjeje nuk i jepja dot përgjigje. Përgjigjen po ma jep ti me një arsyetim sa absurd e fyes, aq dhe qesharak, kur shkruan te “Një ngjarje që mbaron me qen”: “S’ta kam treguar sepse s’të kam besuar… sepse…” Dhe më poshtë, me një paturpësi cinike, përpiqesh të sqarosh e të shpjegosh se unë paskam qenë spiun dhe se këtë e dinte gjysma e Tiranës (?!) Tani unë pyes rishtas se, kur unë paskam qenë i tillë, si më fale aq miqësi, qave halle e më besove aq të fshehta që unë kurrë s’ti shpërdorova? E mbi të gjitha, si e fute spiunin në shtëpi? Si e mbajte miqësinë me mua për disa dekada dhe nuk dyshove qoftë dhe një herë për t’u distancuar nga e keqja? Jo, përgjigjen e gjej te karakteri yt që s’e ka për gjë gënjeshtrën, shpifjen, sajimin, përdhosjen dhe mohimin e miqësisë, trajtimin dhe lojën me miqtë si të ishin personazhe romanesh. Dhe jo rastësisht qarkullon mendimi që ti kurrë s’ke pasur e s’ke miq të vërtetë, veç interesa kalimtare dhe meskine.
Por ajo që më dhemb në tërë këtë histori të sajuar, është fakti tepër i shëmtuar që shpifjen ti ia vesh mikut tim të shtrenjtë, Drago Siliqit, një njeriu aq të nderuar për virtytet e rralla. Vetëm ai s’mund ta bënte këtë shpifje. Po ti s’e ke për gjë që gjysmën e shqiptarëve t’i marrësh për spiunë. Madje në këtë shpifje ti ngatërron dhe miq të mi të tjerë, tre të vdekur (Dragon, Dhori Qiriazin dhe Dhimitër Xhuvanin) dhe dy të gjallë (Dritero Agollin dhe Fatos Arapin). Sigurisht që me të ikurit e ndjerë s’kisha si të komunikoja, por fola me të gjallët. M’u desh të pyes Driteroin dhe ai m’u përgjigj: “Nuk kam dëgjuar asnjëherë një gjë të tillë nga Dragua jo vetëm se ju ishit miq të ngushtë, por edhe se Dragua ishte njeri me karakter të fortë”. Kurse Fatosi, ndonëse fizikisht jo mirë, më tha: “Të lutem, mos më ngatërro me këto gjëra. Nuk mbaj mend gjë.”
Tani të pyes prapë dhe prapë: Kur ti, që në dhjetëvjeçarin e parë të miqësisë sonë, e paske ditur se kush fshihej pas meje, si e vazhdove dhe e thellove më tej miqësinë me mua deri në pleqëri, pa shfaqur kurrë dyshime e rezerva, pa të hyrë gjemb në këmbë nga unë kur, siç më shkruaje nga Franca në 1991, “ne bisedonin kokë më kokë me njëri tjetrin, në një kohë kur të ikte koka”? E kupton se çfarë marrëzirash thua? Por po të kujtoj dhe një rast tjetër, në mes shumë rasteve, siç qe situata e rëndë kur u kritikove për “Dimrin e vetmisë së madhe” dhe erdhe një natë e trokite në derën e shtëpisë sime. Ta hapa menjëherë dhe u gjendëm përballë. Ishe i tronditur sa asnjëherë tjetër dhe me zë të ulët më pyete: “Të hyj? Mos po gaboj që erdha?” Dhe unë të rroka në qafë e të futa brenda pa asnjë hezitim. Atë natë, si qindra net të tjera, ndamë hallin së bashku, shkëmbyem mendime se si mund të dilje nga situata e krijuar dhe pastaj ike i lehtësuar, për t’u takuar në ditët e ardhshme. Sigurisht që ty s’të kujtohen, se ti s’e njeh mirënjohjen njerëzore.
Kurse unë nuk harroj asgjë nga miqësia jonë, sidomos nga miqësia e pastër që të dhashë. Pavarësisht nga natyra jote e vështirë, nga huqet, veset, të metat, unë asnjëherë nuk i njollosa e s’i shkela marrëdhëniet tona. S’di raste keqdashjeje apo veprime dëmprurëse ndaj teje. Përkundrazi, kam qenë kurdoherë dashamirës, i hapur dhe korrekt, tolerant, vlerësues dhe admirues i talentit tënd. Edhe kur përballesha me dobësi të tuat, me paqëndrueshmërinë tënde dhe situata të pahijshme, me arrogancën dhe cinizmin tënd, me qëndrime që binin në kundërshtim me disa nga principet e mia, unë prapë mbahesha pas vlerave të miqësisë sonë. Gjithë ç’di e për sa kam qenë dëshmitar në jetën tënde, nuk më ka shkuar mendja t’i bëj publike. Mjafton të kujtoj letrat e tua dhe shënime të ndryshme që i ruaj në arkivin tim; të kujtoj faktin që një pjesë të letrave t’i kam fotokopjuar dhe t’i kam dhuruar para një viti e ca jo vetëm në shenjë kujtimi, por edhe si përgjigje të fjalëve dhe disa veprimeve të tua në dëmin tim. S’di nëse të kujtohet, por kur po më përcillje, m’u lute që ato letra të mos e shihnin dritën e botimit, dhe unë të premtova sinqerisht, pa menduar se ç’do të më ndodhte një ditë prej teje.
Por le të kthehemi te shkrimi yt me qen, që ke hedhur në qarkullim si reagim ndaj letrës sime të hapur, të cilën e cilësoje si një test, gjë që vetëm një mendje djallëzore e dashakeqe mund ta sajojë për t’iu shmangur të vërtetës. Ç’ishte nevoja të të testoja ty, kur gjithë sa të shkruaja në letër kish të bënte me probleme konkrete e me kritika shoqërore dhe as më shkonte mendja të bëja testim, e aq më tepër të provokoja, apo marrëzia tjetër e jotja që të vija veten time në provë nëse isha harruar si spiun apo mbahesha mend akoma(!) S’besoj të ketë fantazi më të pështirë e më të turpshme, sidomos kur ta thotë një ish-mik i vjetër, pa kurrfarë etike dhe respekti, sikur unë të isha kurrkushi. Po edhe sikur të kisha qenë spiun, ç’ishte nevoja të përdorja praktika të tilla, veçanërisht ndaj teje që e ke kokën plot dyshime, alibira, inate e instinkte hakmarrjeje? Vetëm një mendje e sëmurë apo e ligë mund të pjellë mendime aq të zeza si ato që më atribuon ti, pa pasur asnjë fakt, qoftë nga raportet tona apo me të tjerët. Unë s’di absolutisht asnjë rast që ti të kesh dyshuar tek unë në çfarëdo situate. Fatmirësisht unë s’kam qenë nga ata që të kem dalë si dëshmitar në gjyqet politike ndaj shokëve ose kolegëve, as kam shkruar recensione akuzuese fshehurazi, as u kam dhënë këshilla hetuesve gjatë proceseve politike, as kam dhënë gjykime për vepra që kërkonin organet e kohës, siç kanë qenë të detyruar, për fat të keq, të bënin jo pak nga rrethi i shkrimtarëve dhe artistëve.
Po, kam shkruar romanin “Mërgata e qyqeve” me dëshirën time, pa ma ngarkuar ose detyruar njeri, aq më tepër Ministria e Brendshme. E shkrova këtë vepër sepse më tërhoqi e më bëri për vete veprimtaria e zbuluesve tanë patriotë që punonin me vite në diasporën politike në mbrojtje të interesave kombëtare. Këtë subjekt e ndesha krejt papritur nga njohja rastësore me një nga zbuluesit e kthyer në atdhe, pas kryerjes me sukses të misionit shumëvjeçar jashtë vendit. Më frymëzoi jo vetëm heroizmi i heshtur i këtyre njerëzve, por dhe vetëdija e lartë e detyrës dhe e sakrificave, dyzimi i tyre psikologjik, aq joshës për një vepër letrare. Megjithatë, nga dëshira ime deri në miratimin zyrtar u përballa me jo pak vështirësi, nga që veprimtaria e zbuluesve tanë jashtë shtetit s’ishte pranuar zyrtarisht. Për të gjitha këto ti ke qenë në dijeni, madje kemi diskutuar kushedi sa herë, aq sa ma quajte fatlume temën që kisha zgjedhur. Kur doli romani, mbaj mend që më urove dhe nxitove të botoje në revistën që drejtoje, “Les lettres francaise”, disa kapituj të zgjedhur nga ti nën titullin “Ex Re”. Më pas, kur romani u mirëprit nga publiku dhe u vendos zyrtarisht të botohet edhe për shkollat, ti more përsipër dhe shkrove një recension entuziast që ta kërkoi Shtëpia Botuese e Librit Shkollor.
Meqë jemi te raportet tona si shkrimtarë me Ministrinë e Brendshme, po përmend se kontaktet dhe lidhjet me të nuk të kanë munguar as ty, ndonëse tani s’ta ka qejfi t’i kujtosh. Ke pasur të njohur dhe miq prej tyre, me të cilët shkëmbeje mendime ose u kërkoje ndihmë për ndonjë hall që kishe. Po kështu, edhe ti ke kontribuar në botimet e këtij dikasteri, siç është parathënia që ke shkruar për serinë e librave “Heronj të heshtur” apo ke botuar tregime me temën e sigurimit në revistën “Në shërbim të popullit”. T’i kujtoj këto jo për të të akuzuar, siç bën ti, por për të treguar se lidhjet tona me organet e shtetit të atëhershëm ishin krejt normale. Me këtë rast më shkon mendja dhe te ndonjë problem i vështirë familjar që e ke zgjidhur me ndihmën direkte të funksionarëve të lartë, deri edhe te Ministri i Brendshëm. Por, pa dashur të shkoj më tej e të bie në pozitat e tua, nuk mund të rri pa evokuar një episod që na ka treguar pas viteve ’90, mua dhe një mikut tonë të përbashkët, një ish-funksionar i Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, në një bisedë të rastit që ke pasur me të nga vitet ‘80, në muhabet e sipër i ke shprehur pakënaqësinë që Sigurimi Shqiptar ka dështuar në zbulimin e agjenturës sovjetike në Shqipëri. Pas këtij takimi, funksionari nuk do ta linte problemin me kaq, por me rastin më të parë do t’ia raportonte Ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai. Ai e mirëpriti dhe e porositi vartësin që të të ftonte në zyrën e tij për të pirë një kafe e për të biseduar. Dhe kështu u bë. Ti pranove menjëherë dhe pa e zgjatur, shkove në zyrën e Ministrit. Sipas funksionarit që do të ishte prezent, biseda në pjesën më të madhe iu kushtua problemit të agjenturës sovjetike në Shqipëri, ku fjalën kryesore e kishe ti, ndërsa ata të dëgjonin me vëmendje. Një takim i vërtetë profesional, me arsyetime dhe fakte, të shprehura seriozisht e pa doreza. Unë e dija se ku e kishe hallin. Ti atëherë ishe i pakënaqur nga disa intelektualë partiakë që kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik, me të cilët ishe i zemëruar pasi ata të sillnin pengesa ose flisnin keq dhe ndikonin për mosaprovimin e veprave të tua në Aparatin e K.Q. të Partisë. Por ti kishe pozita të forta dhe gëzoje përkrahje deri lart fare, pavarësisht nga këto pengesa.
Në fund, Ministri të falënderoi për mendimet me vlerë që shfaqe, duke shtuar se “derën e kini gjithnjë të hapur për çdo gjë që ju shqetëson”. Por kjo histori nuk u mbyll me kaq. Ministri, i prekur nga gjesti yt, nuk dinte si të ta shpërblente dhe, kur mori vesh, pas disa ditëve, se Lidhja e Shkrimtarëve të kish dhënë në përdorim, si drejtues i revistës, një veturë të konsumuar, urdhëroi që nga fondi i dikasterit të të dhuronte një nga pesë makinat “Volkswagen” të porsablera në Gjermani.
Pavarësisht nga të gjitha këto, unë nuk mendoj se këto lidhje me Ministrinë e Brendshme kanë qenë zyrtare e aq më tepër se ti ke qenë agjent i saj. S’di bile se si Zylyftar Ramizi, ish-zëvendës ministër i brendshëm, deklaroi në gjyqin e byroistëve se “Ismail Kadare ka qenë agjent i rekrutuar prej nesh, me pseudonimin Gjenerali”. Fakt i njohur është edhe se shefin që mbulonte sektorin e kulturës dhe të artit në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Tiranës ti e kishe mik dhe prej tij informoheshe për ngjarje e persona nga rrethet intelektuale, me të cilët merrej Sigurimi i Shtetit.
Interesant, po gjithnjë më ka çuditur kurioziteti dhe interesimi yt gati patologjik për botën e fshehtë të spiunazhit. Por nuk mendoja se një ditë do të përfshiheshe dhe ti në këtë botë për rrethanat që u krijuan në prag të përmbysjes së sistemit të kaluar. E kam fjalën për arratisjen tënde dhe të familjes në Francë, të organizuar nga Shërbimi inteligjent francez dhe personalisht nga Drejtori i Fayard-it, Klod Dyro, i cili njihej si agjent i saj. Këtë e vërteton edhe fakti që është po ky njeri që, para se të merrej me ty, kish organizuar arratisjen edhe të dy shkrimtarëve disidentë kubanezë nga Kuba në Francë. Se si janë lidhur fijet dhe si kanë rrjedhur ngjarjet në rastin tënd, këtë e di vetëm ti. Sigurisht, opinioni është interesuar për aventurën e arratisjes tënde. Ato që ke thënë e shkruar deri më sot janë sipërfaqësore dhe jo të plota. Dua të besoj se do t’u vijë radha dhe kujtimeve të kësaj ngjarjeje që tronditi opinionin e brendshëm e të jashtëm për mirë ose për keq. Këtë që po ta them, e kam me bindje dhe s’ka të bëjë me çështje testesh që pjell fantazia jote. Është e vërtetë që letra ime e hapur mori shkas nga intervista jote, ku më fyeje publikisht dhe më akuzoje për plagjiaturë, kur në fakt s’kisha asnjë dijeni për ekzistencën e romanit tënd. Por lufta kundër meje kishte nisur shumë kohë para kësaj interviste, jo vetëm me thashetheme, të cilat i ke aq për zemër, por me akte publike. Po të kujtoj vetëm dy raste. Në një mbledhje me shqiptaro-amerikanë në Nju Jork ti përfole romanin tim “Mërgata e qyqeve”, duke kërkuar ndjesë gjoja në emër të letërsisë shqipe(!) për gjithçka unë kisha shkruar mbi mërgatën politike, një taktikë e jotja djallëzore për të shmangur përgjegjësinë që mbaje ti në radhë të parë në kohët që kishin ardhur, për veprat e tua militante kundër armiqve të shtetit socialist dhe të Partisë së Punës. Në vend që të bëje këtë, përdore veprën time, kur unë si autor, besnik i bindjeve të mia, s’do ta bëja kurrë. “Mërgata e qyqeve”, për nivelin dhe sidomos vërtetësinë e saj, është ribotuar e mirëpritur edhe pas viteve 90. Madje kohët e fundit e ka publikuar në SHBA, korporata me famë botërore “Amazon”.
Rasti tjetër është akoma më skandaloz dhe ka të bëjë me Akademinë e Arteve e të Shkencave, e themeluar para 3-4 vjetëve. Kur emri im ishte miratuar nga iniciatorët, ti, si president nderi, vure veton kundër kandidaturës sime, duke i lënë të tjerët të habitur. “Po ju e keni mik të ngushtë, – të thanë. – Si është e mundur?” Ti u përgjigje gjakftohtë: “Ka fyer familjen mbretërore në veprën e tij”. (Harrove në ato çaste se dhe në veprat e tua socialiste shprehet qëndrimi antizogist dhe antimonarkist). Kur ma thanë, më erdhi keq jo aq për faktin se nuk u zgjodha akademik, pasi opinioni shkencor i di vlerat e mia, por sepse kuptova përfundimisht se miqësia jonë kishte vdekur. Dhe kur ja tregova një mikut tonë të përbashkët, ai më tha: “Vërtetë besoje në miqësinë e tij? Ai nuk e njeh miqësinë, bile s’e ka njohur ndonjëherë. Tani ai, nga lartësia ku është ngjitur, bën dhe dëme të rënda, është bërë i frikshëm jo vetëm me kundërshtarët dhe rivalët, por dhe me miqtë e dikurshëm. Po më dëgjove mua, harroje!”
Por le t’i kthehemi sërish shkrimit tënd me qen, ku ti shpreh shqetësimin që krijoi letra ime në publik, të cilën ti e quan “histori zagarësh” dhe që sipas teje kish për qëllim të përbaltte një shkrimtar të shquar. Këtu gjen rast të hidhesh në histori, duke iu shmangur realitetit shqiptar, pra realitetit të pozitës tënde sot dhe e çon lexuesin në fillimet e pushtetit sovjetik, kur Lenini nuk i paska duruar shkrimtarët e shquar, se i konsideronte si rivalë, dhe paska hedhur parullën “Poshtë shkrimtarët e stërnjohur”, për të ndërsyer pastaj militantët kundër tyre. Një krahasim krejt i stisur, që s’ka të bëjë fare me faktin se ç’ndodh me ty sot në Shqipëri. Kështu, dhe letrën time e shfrytëzon dhe e shndërron në një problem politik, siç e ke zakon, fillon dhe e tjerr, duke futur në lojë patjetër si frymëzues e nxitës të kësaj “hataje” denoncuesit letrarë. Në fakt, ata që t’u kundërvunë duke i hidhur poshtë broçkullat e taborit tënd, nuk kanë qenë të tillë, por intelektualë seriozë dhe të nderuar. Dhe pastaj, duke u hequr si profesionist i fushës, me ndihmën e fantazisë së shkrimtarit, përpiqesh të bësh gjoja tipologjinë e këtyre denoncuesve pas rrëzimit të sistemit socialist. Sipas teje, ata kanë kaluar nga faza “e tulatjes, e frikës së zbulimit” te ajo e qetësimit dhe e mirëkuptimit me shoqërinë postkomuniste, për t’u kurorëzuar në fazën e tretë, në atë
të njerëzve krenarë. Dhe me këtë rast, të zgjohet urrejtja kundër meje dhe aludon për mua paturpësisht, duke më bërë indirekt dhe portretin, vështruar me syze të zeza nga Parisi. Akuzat e tua të neveritshme mua s’ka si mos të më kujtojnë aventurat e tua të fshehta të një kohe të kaluar. Se vetëm një njeri si ti, me moral të dyshimtë dhe me karakter të diskutueshëm, mund të arrijë deri këtu, që të shpifë si një rrugaç politik. Dhe për ta përforcuar këtë mendim, nuk mund të mos citoj fjalët e gazetarit Viktor Malaj, botuar te gazeta “Dita” (23 nëntor 2014), ku thotë për ty: “Ka qenë dhe mbetet një lajkatar i kohës kur shkruan, dhe jo mik i së vërtetës dhe tribun i së drejtës. Çfarë humnere e pamasë midis lartësisë së talentit dhe moçalit moral të individit që kuturis t’i përshtatet kohës!”
Në përgjigjen tënde të rrëfimit me qen, duke iu referuar rastit të liderit sovjetik që ka bërë, sipas teje, krime kundër shkrimtarëve të shquar të kohës për motive rivaliteti dhe zilie(!), heq paralele me veten se gjoja dhe ti në vendin tënd po bëhesh viktimë e zilisë së kolegëve të tu, një nga të cilët qenkam dhe unë, që s’po lë gur pa hedhur mbi ty(?!) Një akuzë pa mend, sepse unë asnjëherë s’kam qenë Don Kishot që të rivalizoj me ty në fushën e letërsisë. Ta kam shprehur qartë këtë në letrën e hapur. Megjithatë, ty të gënjen mendja se unë bëj pjesë mes kolegëve rivalë dhe mediokër që të paskan urryer dhe luftuar, madje të kanë përndjekur e përgjuar tërë jetën, deri në ditët e sotme. Pra, dhe ti po pësoke fatin e keq të sivëllezërve rusë, duke u përfshirë kësisoj në historinë e asaj letërsie që e pësoi keqazi nga komunizmi. Kurse unë do të thosha, ah sikur dhe ne të tjerët të kishim pasur fatin tënd! O zot, ku të çon paranoja! Bindu se askush nuk ta zë vendin, se askush nuk thur komplote kundër teje. Rri aty ku je dhe pleqëro nën aureolën e lavdisë letrare, e mos u bjer në qafë kolegëve me përralla të shpifura. Si është e mundur që nuk i bëre ballë një letre të hapur, me disa të vërteta dhe kritika mirëdashëse nga një ish miku yt i vjetër, po ngrite një stuhi shpifjesh e fyerjesh nëpërmjet falangës së pasuesve të tu, dhe s’pate urtësinë dhe kurajën e burrit të më përgjigjeshe normalisht? Opinioni, në vend që të përballej me shkrimtarin e madh, u përball me njeriun e vogël. Kjo u ndje indirekt gjatë fushatës që iu kundërvu letrës sime nga tabori yt, por që u shfaq haptazi përmes shkrimit tënd me qen. Shpërtheu kështu egoizmi yt i pafre, sedra jote e çmendur, ligësia.
Por, për hir të së vërtetës, letra ime e hapur njohu një mirëpritje e solidaritet të gjerë, aq sa unë u gjenda përpara një realiteti të paparë ndonjëherë dhe u binda për drejtësinë dhe objektivitetin e mendimeve të mia dhe të qëndrimit tim. Veç nuk mund ta fsheh që, në situatën e krijuar, kalova momente që nuk u ndjeva mirë, kur mendoja se u bëra unë shkaktar i shpërthimit të një lumi kritikash dhe opinionesh negative në adresën tënde në rrethet shoqërore dhe në internet. Nuk e mendoja që popullariteti yt të kish zbritur në atë shkallë dhe herë-herë të shoqërohej me mllefe nga më të ndryshmet. Dhe duke reflektuar me veten, thosha se kjo gjë ndoshta nuk do të kish ndodhur, në qoftë se ti do të kishe burrërinë të më përgjigjeshe në kohë dhe njerëzisht, të dialogoje qetësisht, duke u ngritur mbi mllefet që të ka mbërthyer vitet e fundit. Por shpejt do të bindesha se kjo prirje ime e brendshme qe një dëshirë naive, krejt e parealizueshme, kur kujtoja ligësitë me të cilat është gatuar natyra dhe karakteri yt, goditjet e tua prapa krahëve ne drejtimin tim.
Kështu m’u desh t’i rikthehem mendimit aq të përhapur dhe të pranuar, që qarkullon në publikun e gjerë, se ti nuk je më ai që ke qenë, shumë nga vlerat, veçanërisht si njeri, të janë rrudhur dhe ky ndryshim është reflektuar në marrëdhëniet me njerëzit dhe, ç’është më keq, në krijimtarinë tënde. Është një gjykim i diskutuar ose i pranuar që veprat e tua letrare të periudhës postkomuniste jo vetëm nuk i kalojnë për nga niveli ato të periudhës socialiste, por as i arrijnë. Këtë vlerësim tanimë të njohur e ke kuptuar me sa duket edhe ti, kur e përmend te shkrimi me qen, qoftë dhe shkarazi në kontekstin e sofizmave të tua. Edhe në këtë rast fajëson Leninin(!) se gjoja ata që flasin e arsyetojnë kësisoj për ty “janë shërbyesit e vonuar të tij.”
Në përgjigjen që më jep thua se e gjithë kjo “besnikëri gjenetike ndaj diktaturës”, të kujton besnikërinë e një qeni që ti e paske lexuar në një tregim. Vërtetë ishte interesante besnikëria e qenit tënd politik, sepse mua krejt padashur më sjell ndërmend se kësaj besnikërie të hershme ndaj diktaturës nuk i ke shpëtuar as ti si shkrimtari më i madh i saj, jo vetëm me mendimet e qëndrimet glorifikuese, por, ç’është më e rëndësishme, me veprat kapitale që ke krijuar për epokën socialiste, nga “Dimri i madh” deri te poema “Pashallarët e kuq” bashkë me shoqet e saj poetike, pa harruar publicistikën dhe eseistikën militante. Një krijimtari kjo e fundit që, siç më thoshte një ditë një lexuesi yt, “Ai e kthente propagandën partiake të ditës nga bakër në flori, aq sa e habiste dhe e prekte edhe vetë Enver Hoxhën’.
Përsëri, në shkrimin tënd me qen nuk i ndahesh deri në fund Leninit. E shfrytëzon aq shumë të shkretin (këtë mik tëndin shpirtëror të tradhtuar), sa arrin dhe të ankohesh se kundërshtarët e tu qenkan mbështetur në postulatet e tij, të përhapura dhe në Shqipëri, “e shkrimtarit të mirë, por e njeriut të keq”. Kjo është e vërtetë, veç të jesh i bindur se nuk është huazuar kurrsesi nga ai. Ky mendim nuk vjen prej tij, por nga vetë përvoja e lexuesit shqiptar. Sidomos kur demokracia shqiptare e ka anatemuar dhe çligjëruar mendimin e tij, ndaj dhe çdo aludim që bën ti është fantazi. Mos i ul kaq poshtë bashkatdhetarët e tu. Ata që kanë ditur t’i çmojnë vlerat e veprave të tua, janë në gjendje të dallojnë, në rastin tënd, shkrimtarin nga njeriu. Dije se ekziston një opinion krejt spontan, i përhapur sidomos vitet e fundit, që e gjykon realisht atë çka po ndodh me personalitetin tënd, pa pasur nevojë për mendimet e një lideri të huaj, që ti, ndonëse e urren, ke durimin diabolik të gjurmosh nëpër trashëgiminë e tij ato mendime që u përgjigjen interesave të tua aspak fisnike. Kështu, mos u çudit kur nëpërmjet meje do të dëgjosh fjalët që qarkullojnë për ty lart e poshtë: “Që të rrimë shtrembër e të flasim drejt, duhet ndarë emri nga mbiemri, njeriu nga shkrimtari, është vërtetë shkrimtar shumë i mirë, por njeri i keq”.
Këta që i thonë këto fjalë, nuk janë shërbyes ose huazues të ndonjë mendimtari të huaj, që ti si zakonisht tenton t’i politizosh, por lexues të nderuar e të sinqertë që kanë gjykimet e veta, madje shumë prej tyre adhurues e dashamirës të artit tënd.
Sigurisht, ky fenomen i mishëruar tanimë tek ty, s’është i panjohur dhe në letërsinë tonë. Kështu ka ndodhur dhe me figura të tjera, si F. Konica, bie fjala, një fenomen që të vë në mendime dhe të trishton. Por s’ka dyshim që më e rëndësishme është vepra se njeriu. Dhe e tillë është dhe vepra jote e çmuar dhe jetëgjatë. E megjithatë, si për dreq në këto çaste që po mbyll këtë letër, dashur pa dashur më vijnë ndërmend vargjet e Shekspirit:
Bukuria është vetëm një skicë
Është karakteri që e bën njeriun kryevepër.
P.S. Sa për kërcënimin që më bën në fund, kur, duke e ngritur veten në lartësinë e poetit gjerman H. Haine, kërkon të më trembësh me disa nga vargjet e tij, me të cilat ai paralajmëron detraktorët se “po u gjendët në tercinat e Dantes, një mijë vite të shkojnë, s’do të kini shpëtim”, unë nuk dua ta di. Por thua vërtet kaq larg të çon paranoja?!
Vjeshtë 2014

Si grate e keqija.
O shpellar paske ndenjur shume me arushat plaka me sa duket. Paske zbrit vone. Pylli yt paska qene I fundit qe qenka prere.
Mire e bukur, Nasho.
Shqip dhe qartë, respekt për ju Nasho Jorgaqi.
DELETED
DELETED
edhe ne kete rast Jorgaqi demostron dhe perforcon mendimin qe Kadareja nuk duhet lene i qete. mbasi e fundosi nje shpifes si Vehbiu nentoka e isheve te sigurimit hodhi ne sulm Jorgaqin. ngjajne si nje sekt me qark te mbyllur. Ai qe u kundervihet do e pesoj nga kafshimet e qenve. makina e sigurimit eshte e palodheshme ne kete fushe te preferuar te sajen. eh mor Nasho. sa shpejt te rrezoi sedra e semure e shkrimtarit deshtak. xhelozi qe shpertheu helmin qe e ke mbajtur per kaq shume vite brenda. paske vuajtur shume se nuk arrije dot te beje letersi si ajo e Kadarese.
Ti Fatbardh pse nuk shkruar me emrin e vertete Ismail Kadare. fshihu sa te duash pas emrit te rreme Ismail por jeta jote prej deliranti te peshtire nuk mund te fshihet. je bere me I vogel se femija. Karakteri yt po I ul dhe vlerat vepres tende.
Une i njoh te dy, edhe Kadaren edhe Jorgaqin.I kam patur te dy pedagoge ne Fakultetin e Histori-filologjse.
I dua te dy dhe i respektoj.Nuk duhet te binin ne kete nivel, dy ishmiq te ngushte, te akuzojne njeritjetrin….
Ne kete rast i jap te drejte Jorgaqit. Kadare eshte i semure nga deliri i persekutimit, pendjekjes…..
Ndoshta dhe eshte pergjuar, por udheheqja komuniste e ka dashur, perkrahur dhe vleresuar…..
Jo Professor Nasho, nuk duhet te binit ne kete nivel, nuk eshte mire per dy ish miq dhe sidomos dy shkrimtare te nderuar te akuzoni njeritjetrin…
Ndjej keqardhje….
MOS VALL NJERZIT KUR PLAKEN, BEHEN G R I N D A V E C Ë?!….
Me grindjet dhe akuzat tuaja, ulni respektin tek miliona lexues qe ju admirojne dhe respektojne….
N.Vjosa,
Te falenderoj per shkrimin shume dinjitoz. E di qysh nga blogu “Tema” dobesine tende te drejte per Ismailin si krijues. Me vjen keq por une nuk jam per “mesimin” e fese kristiane qe ne se dikush te godet me shpulle duhet ti kthesh faqen tjeter.
Mendoj se ishte Ismaili ai qe, sipas mendimit tim, sulmoi dhe uli poshte “mikun” e rinise duke thene per “Dashurine e Mimozes” : ” Kur e kam lexuar… kam vënë duart në kokë. M’u duk një tmerr i vërtetë”.
Ka shume mundesi qe formimi im si njeri le shume per te deshiruar, por ama ne se dikush, sidomos nje mik i vjeter, me ofendon pa te drejte une reagoj. Eshte thjesht ne ligj i fizikes, cdo aksion shkakton nje reaksion. Kuptohet se nuk pretendoj qe me llogjiken time kam te drejte.
Gezuar vitin e ri.
Shume i nderuar komentues@plaku,
Edhe une te kam lexuar shpesh tek Tema, sidomos komentet e tua ne aspektin ekonomik.Nganjehere dhe nuk kemi qene ne nje mendje.
Por kjo eshte me se normale.
Ndersa per keta te dy shkrimtaret tane te nderuar, i njoh personalisht te dy. Pa dyshim se Kadareja eshte shkrimtari yne me i madh i kohes qe jetojme, me i talentuari, me i njohuri ne mbare boten…Por sic e thote dhe Prof Nasho ai ka dobesit e tij si karakter….
Sidomos kritika nuk i ngjit fare!!!…
Ndoshta sepse e ka ndjere vehten gjithnje te lavderuar dhe te vleresuar dhe shoket e vet i shikon nga lart poshte….nga maja e Olimpit!…
Nuk eshte mire keshtu. Por natyrisht njeriu nuk mund te mendohet kurre pa gabime….Por ka gabime e gabime!
Une ne kete debat i jap Nashos te drejte, por me zemer te thyer sepse nuk dua qe per keta shkrimtare te talentuar te degjoj ti nxjerrin syt njeritjetrit….! Pamvarsisht kush e ka nisur i pari me akuza…Midis miqesh , qe dine aq shume per njeritjetrin, nuk eshte mire te demaskojne keshtu ne syte e opinionit publik qe i do dhe i respekton, pergjithsisht….
Sinqerisht ndjej keqardhje.
Ne vitet 70- Kadareja nisi nje perplasje edhe me te nderuarin Rexhep Qose…., Qosja ne nje kritike letrare per nje liber me vleresime per letersine shkruante per Kadarene:
NE FUSHEN E KRITIKES LETRARE GJENERALI I PROZES SHQIPE MBETET NJE USHTAR I THJESHTE!….
Por ku ngjit kritika tek Kadareja!…
Sinqerisht e shoh me keqardhje kur i nxjerrin syte njeritjetrit!…Se jane te dy artist te Fjales!….
Edhe une te uroj ty Plak-o, gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e ri….me gjithe çfare te do zemra.
Jam shume kurioz te shoh Zvicren dhe ne vere kam planifikuar te vij disa dite me Wohnmobil…Respekt Plak-o!…dhe te falemnderit per repliken.
N. Vjosa,
Te kuptoj shume drejt dhimbjen, dhe parimisht ke te drejte, por kur shoku me te cilin ke ndare gjithcka, te gjitha te fshehtat, te akuzon si agjent te sigurimit, si mendon ti se tjetri duhet te pergjigjet? Si do te pergjigjeshe ti ne nje rast te tille, a do ta mbroje vetveten, a do te ishe ndjere i lenduar, a do te te dhimbte, dhe a do t’i thoje, Edhe ti Brut? !
Nashua nuk ka thene asgje nga ato qe di me te vertete per Mol Kadarene. Ka prekur vetem majat e ajsbergut, kurse Ismaili eshte i ulet ne goditjen qe ben.
Personalisht mua me ndodhi dicka e ngjashme disa muaj me pare me nje mikun tim qe me ofendoi papritur e pakujtuar ne bisede e siper. Ne fakt kishte kohe qe hidhte thumba dhe bente komente si padashje kur benim muhabet. E pyeta nje here se perse hedh romuze kohet e fundit, . mu pergjigj , he se bej shaka, mos i merr seriozisht. Benim muhabet bashke per bizneset qe kemi, dhe mua me ka ecur disi me mire se atij , por jemi aty aty, dhe keshilloheshim me njerit jetrin per cdo gje. Heren e fundit e tejkaloi “shakane dhe romuzet” si ne fjalor ashtu edhe ne kuptim si gjoja me shaka. Me vjen keq or mik, por ja thashe ne sy dhe i dhashe duart si mik.
Sot miku eshte mik, nqs do te nxjerresh ligesite e tua tek tjetri duhet te paguash per ate qe ben. Jeta eshte e renduar sic eshte dhe nuk te duhet nje mik qe te pergojon.
Si thote plaku, ligj i natures!
NQs Nashua nuk do te ishte pergjigjur, do te nenkuptohej se ishte ashtu sic thoshte Ismaili.
nazim,
Me lejo te lutem qe te them dicka ne lidhje me Bilal Xhaferrin. Me sa di une ( mund te kem shume gabim ) Bilal Xhaferri, patrioti im çam, u denua nga Mehmet Shehu, i cili i dergoi letren e meposhteme Enver Hoxhes :
” Shoku Enver, Më ranë në dorë këto dy materiale, të cilat po jua dërgoj që ti lexoni, po patët kohë.
1. Një “artikull” me titull “Luftëtarë artizanë të artit”, shkruar nga Qani Çollaku (i vëllai i Reshit Çollakut) dërguar redaksisë së “Zërit të popullit” për botim.
2. Një material “Diskutim mbi romanin “Dasma”, që është diskutimi i Bilal Xhaferrit në mbledhjen që u organizoi këto ditë Lidhja e Shkrimtarëve për të marrë në shqyrtim romanin e Ismail Kadaresë me titull “Dasma”. “Artikulli” i Qani Çollakut është një sulm i egër, i shfrenuar dhe i hapët kundër vijës së Partisë në art e letërsi dhe kundër vetë Partisë. Qani Çollaku është armik i njohur i Partisë. Ka qenë mësues, është demaskuar e hequr nga puna si mësues në Berat, por tash na qenka prapë mësues në Pogradec! Thuhet se ka hedhur votën kundër Frontit në zgjedhjet e fundit. Mendoj që, duke përdorur këtë material, të mbledhim mësuesit e Pogradecit, ta demaskojmë gjer në fund dhe ta çojmë në gjyq (me dyer të mbyllura), sepse me këtë material i ha gjer 15 vjet burg, ose ta internojmë në fermën e Lushnjës, ku të punojë me kazmë. Është jashtëzakonisht i poshtër!
“Diskutimi” i Bilal Xhaferit është gjithashtu një sulm kundër Partisë, por i tërthortë – godet egër dhe në mënyrë të poshtër Ismail Kadarenë drejtpërdrejt dhe nëpërmjet tij godet rëndë dhe vijën e Partisë në art e letërsi. Ky “shkrimtar” është i biri i një çami, të cilin ne e kemi pushkatuar si kriminel lufte, ka bërë shkollë vetëm 7-vjeçaren a të mesmen, pastaj organet tona nuk e kanë lejuar të vazhdonte më tej studimet dhe tash punon si punëtor krahu në fermën e Sukthit. Ka talent si shkrimtar, ka studiuar vetë dhe gjuhë të huaja, shkruan shumë, i ka dërguar Lidhjes së Shkrimtarëve shumë shkrime, por nuk i janë botuar, si bir armiku dhe sepse shkrimet e tij kanë përmbajtje armiqësore. Më kanë thënë se i kanë botuar një roman dhe e kanë popullarizuar bile dhe me fletë volante në stadium në një lojë futbolli dhe se Dhimitër Shuteriqi e paska propozuar për tu futur në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku u shqyrtua romani i Ismail Kadaresë. Është enigmë: ai dihej se ishte bir armiku dhe vetë me qëndrim të poshtër, por ja që mori pjesë në diskutim para qindra intelektualëve dhe foli kundër vijës së Partisë! Në atë mbledhje ndodhej edhe Thoma Deliana, Fadil Paçrami e të tjerë, dhe Fadili, Dhimitri e shumë të tjerë e goditën si provokator. Por fakti është që ai mundi të fliste. Kush e pruri në mbledhje? Nuk dihet! Dihet që dhe Qamil Buxheli “ka punuar” për shumë kohë në Sukth. Është interesant se si Qani Çollaku, ashtu dhe Bilal Xhaferi, megjithëse njëri në Pogradec e tjetri në Sukth, në ato që shkruajnë të dy u referohen: Majakovskit, Kafkës dhe Heminguejit. Mejtoj që çështjen e Bilal Xhaferit ta çojmë gjer në fund për të gjetur dhe shokët e tij midis Lidhjes së Shkrimtarëve, pastaj ta demaskojmë si duhet po në atë mbledhje ku ka folur e ta internojmë. më 8.4.1968 Mehmeti
Edhe nje here, ne se ti ke ndonje informacjon tjeter, kuptohet se te kerkoj falje. Une kam problemin se ndaj Ismailin si krijues dhe Ismailin si njeri. Dikush ka thene se te jesh njeri i mire eshte shume e veshtire.
Tu uroj gezuar vitin e ri.
I nderuar plaku, une kam keto gjera.Kete “sherr” te palezetshem te moshuarish e nisi I.K., qe edhe NGA pamja e jashtme eshte denuar te mos behet flokebardhe, qe eshte lezeti i pleqerise dhe”fytyra”e fisnikerise.Po te me pyesesh mua,”Mergata e qyqeve” eshte roman autentik, kurse “Dimri i madh” i eshte varur prapa nje ngjarjeje te madhe e me shume vleresohet nga kjo sesa nga brendia dhe zgjidhja finale, tipike per nje roman.z.Jorgaqi me ndoshta pak cinizem i kujton ish mikut se ne te njejten periudhe te viteve ’50 nuk mundet qe te dy te kene shkruar per te njejten gje, mirepo I.K. ngaqe nuk ka argument kapet pas gjetheve dhe e qesendis duke e quajtur shkrimtar medioker.E pafalshme per I.K.,qe sinqerisht duket se eshte akoma ne kerkim te vetvetes a ndofta ne kerkim te romanit final, si dikur Hemingway, qe u vleresua me Nobel per “Plaku dhe deti”,ne nje kohe kur te gjithe e mendonin se tashme kish mbaruar krijimtarine.Nuk e di nese Mjegullat….apo ky tregimi me qen po imiton sforcimin e fundit alla Hemingway, por kam pershtypjen se shkrimtari i degjuar(me shume se”i madh”I.K. eshte i “degjuar”) po ben si tek ajo barcaleta me gjirokastrit, qe dogji nje 500 lekesh per te gjetur ne erresire monedhen 5 lekeshe, keshtu ngacmonim nje shokun tone gjirokastrit kur binte fjala per kursimtarine e gjirokastriteve.Po djeg miqesine e virtytet e miqwsise per nje monedhe 5 lekeshe, mire e thote njeri lart, Kadareja eshte kthyer ne uthull qekur eshte bere mik me fahri balliun; te dy besojne se kane qene shkrimtaret me dissidente te sistemit tone diellor.Po keshtu e ka jeta, edhe Carli i Anglise dhe Kamila jane famoze ne tere boten, por perendia i ka denuar te ngjajne si kuaj nga fytyra.I.K. duhet te distancohet nga fahriballizmat, se ne shqiptaret e duam Kadarene edhe shkrimtar, edhe keshilltar te urte dhe te mencur..Plaku, te uroj Gezuar festat dhe nje vit te mbare familjarisht.
Plaku? Më kini habitur me njohjen që kini për Qani Çollakun? E kam njohur edhe unë mjaft mirë,madje jam krushqi me çollakët!? Sinqerisht jam habitur? Sa për debatin e sotëm nuk kam dëshirë hiç të mar pjesë dhe as të jap ndonjë gjykim? Të dy shkrimtarët tanë janë në zëmrën time,në rininë time,në formimin tim dhe unë nuk e ndërmarr dot hapin të pozicionohem qartë. E di që nuk bëj mirë por nuk dua t’i shkaktoj telashe zëmrës që mban dashurinë për të dy!? Nuk jam dakord me shumë gjera por edhe malet madhështorë grryhen nga përrenjtë? Edhe lisat gjigandë e tërë gjelbërim kanë degë të thata!? Edhe lumenjtë e mëdhenj përzjehen diku me kanalet e ujrave të zeza!? I ftoj të dy shkrimtarët e dashur të ulin armët e të bëjnë paqen? Krijuesit kanë një armë mbi armët “forcën e fjalës së urtë”!? Të gjejnë këtë forcë për të shëruar plagët e hapura!? Beteja me fjalë plumba nuk shëron? Për më tepër hap plagë te ne lexuesit e tyre!? Të edukuar nga fjala e tyre,të rritur nga fjala e tyre, të brumosur nga fjala e tyre,të bërë më të mirë nga fjala e tyre,të kulturuar nga bota e shpalosur prej tyre, të frymëzuar në betejat e jetës nga fjala dhe shëmbulli i personazheve dhe i heronjve te tyre!? Shkrimtarët e mij te dashur,-në emrin tonë,të lexuesve tuaj, heshtni !!! Nënshkruani aktin e kapitullimit para nesh dhe për ne! “Dita”,- ju lutem, bëni të mundur paqen ndërmjet dy penave që kanë vulën në Historinë e Shqipërisë dhe në qytetërimin tonë? Nderime!
VR !!! @@@@@ Plaku? Më kini habitur me njohjen që kini për Qani Çollakun? E kam njohur edhe unë mjaft mirë,madje jam krushqi me Çollakët!? Sinqerisht jam habitur? Sa për debatin e sotëm nuk kam dëshirë hiç të mar pjesë dhe as të jap ndonjë gjykim? Të dy shkrimtarët tanë janë në zëmrën time,në rininë time,në formimin tim dhe unë nuk e ndërmarr dot hapin të pozicionohem qartë. E di që nuk bëj mirë por nuk dua t’i shkaktoj telashe zëmrës që mban dashurinë për të dy!? Nuk jam dakord me shumë gjera por edhe malet madhështorë grryhen nga përrenjtë? Edhe lisat gjigandë e tërë gjelbërim kanë degë të thata!? Edhe lumenjtë e mëdhenj përzjehen diku me kanalet e ujrave të zeza!? I ftoj të dy shkrimtarët e dashur të ulin armët e të bëjnë paqen? Krijuesit kanë një armë mbi armët “forcën e fjalës së urtë”!? Të gjejnë këtë forcë për të shëruar plagët e hapura!? Beteja me fjalë plumba nuk shëron? Për më tepër hap plagë te ne lexuesit e tyre!? Të edukuar nga fjala e tyre,të rritur nga fjala e tyre, të brumosur nga fjala e tyre,të bërë më të mirë nga fjala e tyre,të kulturuar nga bota e shpalosur prej tyre, të frymëzuar në betejat e jetës nga fjala dhe shëmbulli i personazheve dhe i heronjve te tyre!? Shkrimtarët e mij te dashur,-në emrin tonë,të lexuesve tuaj, heshtni !!! Nënshkruani aktin e kapitullimit para nesh dhe për ne! “Dita”,- ju lutem, bëni të mundur paqen ndërmjet dy penave që kanë vulën në Historinë e Shqipërisë dhe në qytetërimin tonë? Nderime!
Lexojeni o shkrimtarë të ndritur mesazhin qê ju përcjell qytetari i thjeshtë Pëllumb…??? Për mua ishte një antivirus që do të doja t’ja u injektoja dhe juve? Fjala e të thjeshtit ka atë magji që ndonjëherë shëron edhe filozofët më të mirë… Respekt për komentuesin që nuk e njoh dhe as e di cilës fushë i përket!
Malet që mendojnë… Unë mendoj ashtu si ju për komentin që përmendni. I veqantë dhe shumë njerëzor. Mendime aristokratike Sinqerisht,l. P
Ke bërë mirë me thirrjen për gazetën “Dita”, Pume? Duku për vitin e ri këtej nga neve të lahemi në gjol? Të kujtohet kur na lau Hito Çakua në mes të janarit o? Hajt o hajt se do ta gjej njëckë krap të mirë për ty? Të fala nga Thomaqi i Llasgushit!
Qani Çollaku, vëllai i Muharrem, Reshit dhe Astrit Çollakut. Dy vëllezrit Muharremi dhe Reshiti dëshmorë? Dashuria e madhe e Qaniut ishte Anton Çehov!? Rrojti dhe 2-3 vjet pas burgut politik dhe vdiq? Apo jo Pëllumb? Respekt për komentin tuaj?
DELETED
Edhe ” pleqeria qe behet si femija” e ka fajin.Por, themelore eshte, qe – jemi shqiptare dhe vetem grindemi! Nuk mendojme, per te miren e kombit ,por se kush eshte me i mire! Kjo eshte “poshtersia” e shqiptarit. Shikoni Enverin apo Berishen Nanon.Egoja e madhe ,eshte ndjenja me e eger. qe po vret Shqiperine! Deliri i madheshtise, eshte semundja e shqiptareve ne shekuj ,pavaresisht se kane qene nen ombrellen e te huajve! Edhe gjenite e shqiptareve nuk i kane shpetuar egos se madhe!
I’nderuari Nasho jorgaqi,po dhe jju komentus,ju pershendes kete pase dite.Ta,kaloni mie dhe kto festa me familjet dhe miqte e sinqert ti kaloni shum shum mir,jo si miku i dikurshem i Nashos,mik tinzare,ziliqare,dhe pa fare moral,sja permende krajt emrin se me gerdite,per te vjelle.i.k.Pra ka kali i trojes qe,e beri te madhe shqipria,dhe ajo kohe,e “keqe,,per te,ky bukshkale,qe me vjen mir se sot Nasho,e shkrujti te zezen ne te bardhe,se ky mut ka qen ne sherbim te francezve,dhe kur une ju kam thane dikur para se te aratisejmua me kundershtonin ca filoserb,e filosllave,dhe ju thoja,more cfar bene ky si shpeshe po vin ne pariz?Une,kam marr pjes ne shum evenimente ku i.k,po dhe mustafa,besnik,ishin per kulturen shqiptare,dhe thoja more a’nuk ka qer intelektual,shqipria vetem kta dy?Pra,kam dyshue ne kta dy persona qysh nga vitet 1985-86-87.e deri kur i doli tymi qe u largue nga shqipria si hajdute pasi paten takime intelektualet me ramiz alin.Pom’vjen mir qe e ke zgerlaq kete zagare,dhe bicimsez,i shumtuar,me ngjane si karikatur pink panterit.Ky,e mori ne qafe ate gjalin e ri,ja shkatroi jeten nji gjali,vetem se ishte i nji familje jo si ky aristokrate,dhe vrau fmine e vajzez qe,tmos i dilte duci i karakterit familjar te kurvallekut,ky duhet denuar,e jo ti jepen cmime per gjerat e ty qe shkruan,por te denohet per vrasjen e dy shpirtrave,te gjalit janulles dhe fmin e vajzez vete,qe sote ajo na perfaqson ne unesko,si ambasadore leshi,pra edhe ajo duhet te pergjigjet per fmin e gjalit te janulles,kjo eshte bolle qe shqiptaret ta dine kte shkrimtare te madhe,por nji njeri i vogel sa nji hic,dhe shpirt zi.
Nje dite e lexova nje koment ku shkruajshe se kishe qene i afert me Jusuf Gervallen. Biles (sic shkruajshe) kishe marre pjese edhe ne martesen e “gjalit ” te tije. Shume e kam te paqarte se si J. Gervalla ka mundur qe te kete shok apo bashkepunetor nje gjysemanalfabet sic je ti.
Nje shkrimtar i madh,por, po aq dhe njeri i lig?!… Nese do i kish shkuar ndermend Dantes kjo,mesiguri ai,do e kish shtuar edhe nje rreth!…
Mergata e qyqeve – nje roman fantastik. Kam blere tre kopje te tij gjate viteve dhe mund ta kem lexuar mbi 6-7 here. Flm profesor Nasho Jorgaqi
Eshte per te ardhur keq kur lexon e kupton njekohesisht paftyresine ose siç e quan nje komentues “lakuriqesine” e nje shkrimtari te madh e nje njeriu te Vogel!Kadareja ka qene i tille ,eshte i tille e ndoshta nga kjo jete e vertete nuk do te ndahet i tille.Per pasoj ç’do gje e vertete e ligeshton e zvogelon akoma me shume si etyd duke e treguar siç edhe e paramendojne e parafytyroje shume njerez ne kete vend.Per Ju i nderuar Jorgaqi sikur te ishte perseri Ai sistem e Hekurani te drejtonte MB sot minimumi do te ishit “Internuar” per te vertetat e thene per kete etyd qe gjithmone ngemi nje “bocet i Vogel” e qe Kryeministri i sotem ndoshta perpiqet qe ta derdhe minimumi ne Allçi pasi perpjekjet e Tija jane per ta lare me flori duke e propozuar deri ne majat e shtetit,ku padyshim para ketij qe eshte sot do te duket figure hyjnore!Kjo eshte aresyeja qe ai sot eshte i merzitur deri ne armiqesi me nje mikun e Tij,me nje kolegun e tij,me nje bashkekohasin e tij!Ate e merzit ballafaqimi qe i bene i madhi Prof.Qosja,e merzit deklaratat e shkrimtarit N.Jorgaqi e merzisin e e bezdisin deri ne hakmarrje te gjithe ata qe zhgaravisin mbi portretin e tij “kandidat per Nobel ne letersi” .Ai pelqen vetem eshtjen ,levdata,bashkepunim perse jo edhe me Salinjte vetem e vetem qe figura e tij te mos demtohet deri ne ate mase sa te mos perfillet me nga Ne qe diçka dime mbi vepren e jeten e Tij!Ismaili si njeri eshte large Kadarese si shkrimtare e koha ka bere pandreqshemrine e kesaj dukurie!Po e mbyll me rreshtat e nje te marrosuri qe dikur imitonte ismailin per tu bere Kadare “Erdh pranvera çeli bari,aty s’kishte asnje lope!”!
Shkruan Nashoja dhe preken zemrat dhe sndalen se shari Kadarene.Sa kollaj mund ti manipulosh keta njerez,gjene historian e Ka treguar.Njerez qe rendin pas telenovelave turke.
Z.Nasho,keni nje gabim,”arratisjen” e Kadarese nuk e realizoi ose ideoi, Klod Dyro,por vete sigurimi i shtetit me Ramizin ne krye.Z. Klod ishte sa per ta dergu Ismailin ne radio dhe botu neper gazeta ndonje lajm,qe te bente buje neper Shqiperi.Ismaili,nuk u “arratiste” kurre pa lejen e sigurimit.Ne ate kohe sigurimi,e dergoje komplet familjen e Kaderese ne France,tek e tek,dhe e fundit u largua Helena,dhe pasi iku edhe kjo(edhe vajzat ishin atje) u shpall “arratisja”.Kur ta kuptoje mileti do shume kohe,kete manover qe beri Ramizi me sigurimin.
Respekt per Ju, profesor Nasho ! Ndonese kane kaluar mjaft vite, qekur ishit profesori im ne UT,kam ruajtur deri ne keto çaste e do vazhdoj ta ruaj gjithe jeten, si modeli i nje intelektuali brilant.Kam lexuar debatet Tuaja me Kadarene,por edhe te te tjereve,qe nga plaka Janulle, deri tek akademiku Qosja… Mendimi i shumices dermuese eshte: Nje talent brenda nje njeriu te vogel , nje ish i perkedhelur i diktatures, i konvertuar ne antikomunist, kur komunizmi “na kishte lene shendene”,e se fundi nje inatçi e grindavec i pandreqshem…
Kam qene dhe mbetem adhurues i veprave te Kadarese, por atyre veprave qe konfirmuan Kadarene si shkrimtar gjenial, te cilat nuk eshte e nevojshme t’i rradhis dhe permend.
Por gjithashtu si njeri, edhe pse nje qytetar i thjeshte shqiptar, kam qene dhe mbetem jo thjesht kundershtar, por nje armik i papajtueshem me mosmirenjohesiit, shpifesit dhe intrigantet, ata qe per famen e tyre vrasin dhe babane, meskinet shpirtkatraner, servilet kameleone qe mendojne se duke dredhur menderet mund te kaperxejne male dhe oqeane, nje prej syresh eshte dhe Shkrimtari i madh Ismail Kadare, dhe kolaqi shpirtezi nga Palortoja e Gjirokastres, Ismail Kdare.
Pergjigja e shkrimtarit dhe njeriut dinjitoz, Nasho Jorgaqi ndaj meskinitetit te paturpsherm te Kadarese, eshte nje lloj goditje nokdaun, qe per moshen qe ka qytetari Kadare, nuk ka me kohe per te riparuar asgje.
Ne mardheniet shoqerore, nje qendrim dhe veprim i tille, shpifjet akuzat dhe fyerjet ndaj miqve, shokeve apo kolegeve qe kurrsesi nuk eshte i shkeputur nga karakteri i tij i fshehur nga frika, i shkon per shtat jo vetem shprehjes popullore qe e beri si lopa, por me keq akoma, po e mbyll me m….
Kadarese i ka hyre vetja ne qef dhe po i riciklohet adoleshenca por ne sensin negativ te saj, sepse dhe ne adoleshencen e tij ai ka pasur goxha produkt letrar.
Duke qene se nuk arriti te fitoje çmimin Nobel per te cilin ka dhene ne fushen e letersise, inati i tij prej harbuti te rendomte po e shtyne ne rrugen tip humenre duke i trajtuar miqte e tij te dikurshem si armiq.
Kadareja ka shkruar kaq vepra ne realizmin socialist, sa pa te voglin dyshim mund te konsiderohet si Majakovski dhe Gorki i Shqiperise.
Pretendimi i tij per disidence, eshte jo vetem nje slogan mashtrimi dhe genjeshtre, por dhe humnera ku kerkon te hedhe veprat e tij me te mira.
Me e pakta qe mund te thuhet eshte kjo:
Keqardhje se paska rrjedhur!
I.K.nuk eshte djale i keq,po qekur filloi te rrinte me Fari Balliun,ndryshoi,filloi te dyshonte tek shoqeria vjeter,tek familja,Filloi te fantazonte intrigat qe i tregonte Fariu.Zoti shkrimtare I.K.!Mos rri me sshoqeri te keqe,se shoqeria e keqe te prish!
Nashio Jorgaqi eshte shkrimtar simpatik, ndersa Ismahil Kadare shkrus i pershtatshem krijues. Me nje gje nuk bie dakort me Nasho Jorgaqin ne shkrimin e mesiperm: ” …me e rendesishme eshte vepra se sa njeriu”. Vepra ben dhe miu, ben vrima, gropa biron çbiron etj; po ashtu ben dhelpra, pra shumica e kafsheve, por nuk jane as njerez minimale. Mua me vlen njeriu para vepres, se po nuk je njeri i mire nuk ben kurre vepra te mira. Nuk ka mundesi te jeshe njeri i keq dhe shkrimtar i mire. I tille mund te jeshe per ata qe nuk te njohin, ama kur ne e njohim Ismahilin apo Nashin qysh kur ka lindur, dime gjithe bemat e tyre, atehere ç’mund te themi? Duhet te pranoj qe e keqja prodhon te mira. Atehere duhet te pranoj qe diktatoret jane te mire, pse ti denojme apo shajme?!
Kam lexuar cdo gje te botuar nga Kadare. Me pelqen jashte mase vepra e tij qe nga filmizimi i detajeve te Ilionit te Homerit e deri tek pershkrimi i levizjes se gjiganteve per rreth nje liliputi guximitar ne Sallen Gjeorgjevskaja, Edhe poezite, Alfabeti yt, kope me akrepe, hengri 40 alfabete etj etj deri tek pershkrimet e jashtzakonshme superpoetike ne shumicen e pasazheve te prozes se tij. Une nuk e kam mik Kadarene , shkrimet pas viteve 90 ja kam lexuar jo te gjitha per nja 99.9% (te gjihta dua te them) dhe e kam ndjere fort mire se pas 90s Kadare nuk shkelqen me rreze djelli por shkelqen me ato te henes. Nasho Jorgaqi ka shume te drejte dhe nuk ka nevoje per expertiza, gjyqe dhe filozofizma e tj etej per te vertetuar se si njerez, Jorgaqi dhe Kadareja kane nje disnivel astronomik. Me pelqen qe Nasho eshte i permbajtur dhe nuk i perdor te gjitha arsenalin e argumentave per hir te miqesise qe kane pasur. Por, gjja qe me pelqne eshte se ato argumenta qe Nasho nuk i ka nxjerre por kuptohen qe egzistojne ne sirtaret e tij , pra Jorgaqi nuk i perdor si kercenim per ti mbyllur gojen Kadarese. Mendoj se ndofta, ndofta, (mund tja kem futur kot fare) Kadare nuk arrin dot cmimin sepse Nobeli pervec talentit letrar e krijues, kerkon edhe njeriun (te pakten ne mesataren njerzore, e jo mefistofeliane!
Bilal spiuni,mer plak.?Sa shume te paska “vrare ” Kadare,Muslimanet shqiptare vehabista ardianista qe kerkojne baben prape
Sa intéressante lidhjet e kadareses me Sigurimin!
Vertet hapja e dosjeve te spiuneve, qenka shume e domosdoshme dhe urgjente, se akoma pa u hapur, filluan brrylat, ndaj njeri tjetrit.
Nuk diskutohet qenia e tyre si shkrimtar te rrangut te larte, jo vetem e Kadarese, por edhe e Jorgaqit, qe kulmin e arriti me romanin brilant “Mergata e Qyqeve”, nje nga romanet me te lexuara, per kohen.
Ketu diskutohen urrejtjet dhe pabesite e ish spiuneve, qe shoqerine e kane shfrytezuar, per interesat e tyre dhe qe per te shpetuar te kaluaren e tyre te erret, si spiune, hedhin poshte vite te tera pune dhe shoqerie.
Prandaj hapja e dosjeve do te sjelle paqen, se sdo te kene me argumente ish spiunet, te sulmojne te tjeret, qe kane qene realisht viktima te ish spiuneve.
O “maestro” N.Vjosa, meqe e paske patur vertet pedagog Ismailin, duhet te te kujtohet paksa se ai si pedagog i jashtem jepte lenden e letersise bashkekohore boterore,( meqe kishte akses ne shtypin e huaj e ishte i bredhur neper bote) dhe nese akoma nuk te jane thare trute, duhet te kujtohesh se si i shante e kerdiste autoret perendimore si Natali Sarrot, Garodi, Samuel Beket, Xhejms Xhois, Xhon Apdajk e te tjere autore te rrymave moderniste e avanguardiste si “perroi i ndergjegjes” , antiromani etj.
Sigurisht qe baza ideologjike e leksioneve te tij ishte artikulli i famshem i Leninit : “Organizata e partise dhe letersia e partise” , te cillin e zberthente dhe e pasuronte me shtah te madh e talentin e tij prej shkrimtari, ndersa ne ditet e sotme se c’e ka zene nje alergji me Leninin, qe vete ruset e sotem kapitaliste nuk guxojne ta heqin nga Kremlini, …por ja ku del nje cope Kadare tu jape mend ruseve si dikur njefare Enveri Kryetarit Mao Ce Dun!
Nuk kam nge te merrem me poshtersira te tilla te felliquna ku Kadareja porsi i luejtun mendsh shan : “qen, budalla, zagar e spiun ” e tane zhargonin e magjypeve te Zallit te Kirit, apo evgjiteve te Kulle e Hirit, dhe profesori i moshuar Nasho Jorgaqi u dashka te rrijje e te beje sehir si ndonje gallof ish mikun e tij te ngushte qe eshte bere per ne spitalin e Betlehemit te Londres!
Moderator, mos do duhet te pres nja gjashteqind vjet sa te clirohen komentet e mia kur edhe sipas kalendarit cifut ,ku sipas perrallave te Dhiates se Vjeter njerezia rronin nenteqind vjet e kusur, do I kishin kthyer me kohe potkonjte nga dielli!
Kadare nje shkrimtar i sforcuar dhe i promovuar nga PPSH-ja si nje talent, por i vogel ne shpirt dhe shume i sofistikuar tek ata qe nuk e njihnin. ky shkrim e ka njerre katercipe nudizmin kadare
Nasho Jorgaqi gabon ne nje problem: Ismaili nuk ka ndryshuar, ai ashtu ka qene gjithnje, por me i mbuluar. A nuk ishte ai sportisti-hetues qe te pergatiti valixhet naten e fundi ty Ismail, para se t’ja mbathnje ne France, si lojtar I asaj loje qe u luajt me skenar nga Perendimi?Po ate autorin e romanit ‘Thikat” te ndjerin NT, shefi I laboratorit te sigurimit, nuk e kishe mik dhe nuk I shkruajte dhe nje goxha parathenie lavderuese per ate roman qe ishte pa vlera? Ti kishe miq shume sigurimsa dhe kushdo qe bente verejtje per vepren tende, perfundonte shume keq.Ti ju lepiheshe atyre dhe I lavderoje, megjithese e dinje se kush ishin ata. Ke marre ne qafe shume talente dhe ndoshta tere keto sherre qe ben jane ulurima e subkoshiences tende per ato qe fshihen aty…. Emri nuk mbahet me zor. Sa me shume grindje dhe poshtersira qe ben, aq me shume fundosesh. Ne kete moshe qe je duhet te nxjerresh nje perfundim: ose je I semure psiqik me problem te personalitetit, ose je simboli I intriges. Megjithate shume vone, nuk mund te korrigjohet as njera as tjetra. Me vjen cudi se si jeni gjetur si familje me te njejtat tipare. Ka me mijera shkrimtare te medhenj ne bote. Ka me mijera shkencetare gjeni qe kane shpetuar njerezimin nga katastrofa, po ata vdesin ne heshtje, pa kerkuar me ulurima qe te tere t’i adhurojne . Mos u merr me te tjeret Zoti pa zot Ismail. Merru me vehten tende dhe pastro shpirtin para se te te therrase Zoti. Te ze tmerri nga fyerjet e sharjet e tua. Si mund te shkruash kur ke male urrejtjeje ne shpirt. Perkedheljet e komunizmit ndoshta te kthyen ne sfinks. Me vjen shume keq per shperdorimin e nje dhurate te Zotit sic eshte talenti, nga nje njeri I shperfytyruar.
Respekte per otin Jorgaqi! Po vazhdoj dhe do vazhdoj te mos kem respekt per “shkrimtarin e madh”……………..
Nga Fritz RADOVANI:
NDOTJE NGA “SEMANI”…
1946…
■A E DINI SE EDHE “SEMANI” KA DOSJE ?!
KERKONI N’ ARKIV TË MINISTRISË SË MBRENDSHME NË TIRANË…
■DOSJEN E “SEMANIT”…
Emni i këtij lumi të pistë njihet nga viti 1946 – 47 , kur permbyti qytetin e Shkodres!
Ujët i tij i flliqtë ka permbytë pak kohë perpara Beratin, e mandej, mori mbarë tokat e brigjet e Adriatikut, derisa u perplas per shkambin e Rozafës… Ai nuk njeh asgja perveç damtimit, vdekjeve dhe zhdukjes së kufomave pa ju dijtë as emni…
Nga gjamët e tij 70 vjeçare, kudo ku ka kalue ka shkretnue e vorfnue shka i doli para!
Pa lè njerzit rrezikzezë që mori në qafë, po deri edhe bagëti e shpend që i mbyti me atë ujë të turbulltë, që të shtin tmerrin kur e sheh tue u perplasë per brigje…
Dallga e tij e ndytë vetem mjerim ka sjellë ku ka kalue…
■Semani asht edhe vrasës e gropues i shumë objekteve që ka zhdukë si mos t’ ishin…
E shihni foton naltë ? Kushedi sa viktima asht e zhdukun nen atë ranë e zallishta!..
Shikojeni mirë dhe mendoni shka ban Semani kur del nga shtrati i tij… Mjer ata njerëz e mjer ajo Rini Shkodrane, që pat rrezik me u zhytë pa shpresë nen llomin e atij ujë!
I mori e i plandosi nder ato qeli prej kah nuk e pane ma me sy driten e Diellit…
T’ uritun, të çveshun, t’ etun per ujë dhe të masakruem e të gjakosun, të torturuem dhe tue ecë rrëshanë bashkë me ujin e Semanit… Ma në fund, mërrijten me na kujtue pak fletë të lavdishme të Historisë sonë të permbytun, po të shkrueme me Gjak Herojsh!
***
■Ishte bash ajo Rini Shkodrane që pa dallim Feje këndonte Hymnin e Shqipnisë së 1913:
Porsi fleta e Ejllit të Zotit
Po rreh Flamuri i Shqipnisë
E thrret t’bijtë e Kastriotit
Me u mbledhë tòk ndër çetë t’ushtrisë.
Bini Toskë, ju bini Gegë,
Si dy rrfé, që shkojnë tue djegë!
A ngadhnjyes a t’gjithë Dëshmorë,
Trima mbrendë! Me dorë, me dorë!….
■E, në shenjë vllaznimi mes muslimanëve dhe katolikëve, Autori do të lidhte me një kordon dritash Kishen e Fretenve me minaren e Xhamisëe së Fushës së Çelës… ■Ishte po, Frati i Zadrimës, bash i asaj shtëpije që sot po shembet, që i shkruen Mikut të vet At Palë Dodës, me 16 Shtator 1922 sa vijon: “Ndërkaq vizita eme në Washington pati për rezultat njohjen e Shqipnisë nga ana e Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e maparshme të qeverisë sonë dhe të “Vatrës” mbetën pa ndonji përfundim të mirë. Unë pata sukses. Kjo u ba me nji ndërhymje të Senatorve katolikë, të cilëve ua parashtrova çështjen, sidomos nga aspekti fetar, që qeveria amerikane u shty me e njoftë zyrtarisht Shqipninë.” (Telegram i derguem nga Parisi, në Kuvendin Françeskan 1922).
***
1946… SHKODRA E 26 BURGJEVE…
■“Në Gjimnazin e Shkodrës vlon propaganda antikomuniste, na dërgoni sa më parë 100 (njëqint) konviktorë nga Jugu”. (Arkivi M.M.Tiranë).
Me këto fjalë i drejtohet Ministrit të Mbrendshëm kryetari i Degës së Mbrendshme të Shkodrës, i porsa ardhuni krimineli i njohun Hilmi Seiti.
■E, pikrisht, me këta 100 bisha t’egra erdhi në Shkoder dhe agjenti i vjeter “SEMANI”.
“SEMANI” asht pseudonomi i kriminelit të Sigurimit të Shtetit NASHO JORGAQI.
U mbaruen të gjallët.., e SEMANI, po rikthehet me “Rilindjen” prap nga të vdekunit…
***
■Do ta mbylli këte shkrim me thanjen e Prof. Nderuem z. Aurel Plasari:
“Mos t’i japim Fishtës vendin që i takon, por t’i kthejmë historisë së letersisë atë çka i mungon, do të thoja që tek Panteoni i patriotëve dhe intelektualëve tanë më të shquar, të cilin e përfytyroj me trajtën e një kurore të ngjizur nga dy krahë hiperbolash konvergjente asemtotike, ku gurët e vyer janë vendosur dy e nga dy deri sa arrijnë e bashkohen atje ku vetëm një vend kulmor është bosh, atje i takon të vendosët Margaritari Patër Fishtë !”
Melbourne, Tetor 2016.
Ja se çfarë shkruan Nafi Çegrani në librin e tij për dyshimet e Kadaresë si Toger e panjohur i KGB-së së Stalinit dhe si informator i udbs së Beogradit:
Nga NB “N.Frashëri” dhe redaktori i botimit e thirrin Kapllanin, duke kërkuar nga ai që ta kontrollonte edhe një here dorëshkrimin, në veçanti ta zgjeronte pak EPILOGUN , sepse disi u janë dukur gjërat si jot ë qarta… me qëllim që të njihet si botimi zyrtar i Qeverisë Shqiptare dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë, i bërë me leje të veçantë nga KQ i PPSH-ës, pas kontrollit të imtë dhe special të ekspertëve të KQ dhe të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ndër të cilët ishin : Ramiz Alinë, Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Sterjo Spasse, Ibrahim Uruçin, Dhimitër Xhuvanin, Nasho Jorgaqin etj.që ishin të mendimit se e tërë kjo në lidhje me këtë dorëshkrim ishte e gatuar nga UDB-a dhe se rasti i Kapllan Resulit nuk ishte kurgjë tjetër pos një sagë-ngjarje e modeluar nga hijet, sipas apetiteve të spiunazhit jugosllav, ku Kapllani luan rolin e tij me detyrë dhe mission të veçantë i ,,arratisur,, në Shqipëri…e që nga Tirana e survejonte Kadareja !