Përmes një deklarate për mediat Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë informacion mbi procedurat e verifikimit të figurave të Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut të akuzuar nga PD për fshehje të dënimeve në vendet fqinje para nisjes së karrierës politike.
Prokuroria ka sqaruar se deri më tashmë janë bërë të gjitha verifikimet lidhur me figurat e tyre dhe tashmë autoritetet tona janë në pritje të përgjigjeve nga autoritetet greke dhe italiane.
Lidhur me rastin Kajmaku organi i akuzës deklaron se është dërguar një kërkesë ku i kërkohet atij të dorëzojë gjurmët e gishtërinjve duke shtuar se kjo shkresë nuk ka mbërritur ende për shkak se shërbimi postar ka ngatërruar adresë. Ndërsa shenjat e gishtërinjve të Kajmakut janë administruar përmes pasaportës.
Valdrin Pjetri ish-kandidat i PS për bashkinë e Shkodrës, akuzohet nga PD se ka qenë i dënuar në Itali dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizmit përpara kandidimit për postin e kryebashkiakut të Shkodrës. PD ka publikuar disa dokumente nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.
Lidhur me Kajmakun PD-ja ka publikuar një dokument sipas saj nga sistemi TIMS me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person. Sipas selisë blu kjo vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto në Greqi në fakt është Agim Kajmaku.
Verifikimi i Agim Kajmakut
23 gusht 2019, Prokuroria e Përgjithshme, regjistron kërkesën e Partisë Demokratike për verifikim të thelluar për subjektin Agim Ymer Kajmaku.
Po në këtë datë i kërkohet KQZ Formulari i Vetëdeklarimit të Kajmakut si dhe çdo verifikim paraprak i kryer. Kajmaku dorëzoi formularin e vetëdeklarimit më 27 gusht 2019
26 gusht 2019 u është dërguar kërkesë Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Departamentit të Policisë Kriminale. Këto dy institucione i kanë kthyer përgjigje.
Gjithashtu Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, i cili me shkresën Nr. 3269/1 Prot., datë 29.08.2019, informon në lidhje me të dhënat e sistemit TIMS për shtetasit Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto.
Gjithashtu i është kërkuar verifikim dhe prokurorive dhe Interpolit deri tani janë administruar disa prej përgjigjeve.
“I është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën” thuhet në shkresën e prokurorisë
Më datë 28.08.2019 janë administruar të dhënat biometrike të shtetasit Agim Kajmaku.
Më datë 29.08.2019 gjurmët daktiloskopikei janë përcjellë për krahasim (në vijim të kërkesës së parë) Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar (INTERPOL), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Më datë 30.08.2019 i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, për të komunikuar me autoritetet Greke të drejtësisë, me qëllim konfirmimin e autenticitetittë dokumentit (Vendim i Prokurorisë së Apelit Janinë), administrimin e çdo vendimi penal të marrë ndaj subjektit (vendim masë sigurie, dënimi) si dhe krahasimi i gjurmëve daktiloskopike të subjektit. Bashkëlidhur është dërguar kopja e vendimit të Prokurorisë së Janinës dhe gjurmët daktiloskopike të shtetasit Agim Kajmaku.
Jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet greke të drejtësisë dhe atyre policore, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi.
Verifikimi i Valdrin Pjetrit
Përgjigjja e autoriteteve italiane të drejtësisë dhe autoriteve policore italiane do të jenë vendimtare për fatin e ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës Valdin Pjetri.
Prokuroria e Përgjithshme thotë se është në pritje të këtyre përgjigjeve dhe thekson se “janë vendimtare për marrjen e një vendimi”.
Më datë 5 gusht 2019, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar kërkesën e administruar prej subjektit “Partia Demokratike” për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri dhe, në të njëjtën datë ka filluar procedura e verifikimit.
-Më datë 6 gusht 2019, është administruar formulari i vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
-Më datë 6 gusht 2019, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda).
-Më datë 6 gusht 2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri.
-Më datë 9 gusht 2019 shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.
-Më datë 14 gusht 2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian.
-Më datë 14 gusht 2019, është dërguar shkresa pranë Departamentit të Administratës Publike për tërheqjen e Formularit të Vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri, të depozituar më parë prej tij, si subjekt i ligjit Nr. 138/2015.
-Më datë 16 gusht 2019, Departamenti i Administratës Publike ka paraqitur Formularin e Vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri, të depozituar pranë saj me datën 02.05.2016.
-Më datë 19 gusht 2019, Instituti i Policisë Shkencore ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme gjurmët daktiloskopike të depozituara nga subjekti Valdrin Pjetri.
-Më datë 19 gusht 2019, është dërguar shkresa pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, duke bashkëngjitur gjurmët daktiloskopike të depozituara nga subjekti i sipërcituar, pranë Institutit të Policisë Shkencore.
Ndërkohë, janë administruar nga Prokuroria e Përgjithshme:
-Më datë 7 gusht 2019, përgjigja e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore pranë Ministrisë së Drejtësisë për subjektin Valdrin Pjetri.
-Më datë 13 gusht 2019 dhe datë 15 gusht 2019, përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me përcjelljen pranë autoriteteve italiane të drejtësisë të Kërkesës për Ndihmë Juridike për subjektin Valdrin Pjetri.
-Më datë 14 gusht 2019, përgjigja e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në lidhje me gjeneralitetet e subjektit Valdrin Pjetri,
-Më datë 16 gusht 2019, përgjigja e Drejtorisë së Policisë së Shtetit për subjektin Valdrin Pjetri nëse figuron i ndaluar/arrestuar për veprimtari kriminale.
-Deri tani janë administruar përgjigjet e 23 prokurorive të rretheve gjyqësore/apele për subjektin Valdrin Pjetri në lidhje me kërkesën tonë për kallëzime/referime/procedime penale, ka qenë ose jo nën hetim, është caktuar ose jo ndonjë masë sigurimi, është dënuar ose jo, me vendim jopërfundimtar apo të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale.
o.j/dita

Uau ! Vertet nuk e dini se ku banon Kajmekani? Po per ta bere kietar si e gjetet? Rrofte reforma ne drejtesi. Rrofte prpkurorja e pergjithshme e perkohshme qe u befte e perhereshme biles e perjetshme do te thosha Alfa Kraku.