Zbardhen përgjimet e dosjes hetimore që futi në rrjetë mjekun e njohur të QSUT, Edvin Prifti. Në përgjime del Migena Skënderi e cila negocion me kryeinfiermieret e repartit të djegieve Trëndafile Frangu për një operacion të nënës së Manuela Mallkuçit, kryesekretares gjyqësore në Krujë në këmbim të parave.
Migena i thotë Manuelës se “Filja”, Trëndafile Frangu do një shumë parash në mënyrë që të negociojë me kardio-kirurgun Edvin Prifti ndërsa ky i fundit do 2 mijë euro në dorë. Nga përgjimet del se Migena është e njohur me “skemën e brendshme” të regjistrimit të operacioneve pasi më herët vetë ajo ka paguar të njëjtën shumë për operimin e babait të saj.
“Gena kishte operuar babanë e saj para disa kohësh dhe ishte lidhur me shoqen e saj File, e identifikuar si Trëndafile Frangu, kryeinfermiere të reparti djegieve e cila e kishte ndihmuar atë të operonte babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti. Gena ka pranuar që t’a ndihmojë Manuelën duke e prezantuar me Filen. Ajo i ka thënë se
“Filja do një sasi parash lidhur me këtë gjë, gjithashtu dhe kirurgut duhet t’i japim një shumë prej 2000 euro”. Manuela ka pranuar menjëherë dhe ka filluar që në muajin korrik 2020 të përgatisë dokumentet që i nevojiteshin për shtrimin e nënës së saj në spital dhe realizimin e ndërhyrjes kirurgjikale që është bërë nga kardiokirurgu Evdin Prift”, thuhet në dosje.
Në dosje thuhet se me datë 3 korrik të vitit të shkuar, Migena Skënderi ka marrë nga Manuela Mallkuçi një sasi rreth 500 euro të cilat në një takim me Trëndafile Frangun në QSUT ia ka dhënë kësaj të fundit.
Migena i kërkon Manuelës që t’i bëjë gati paratë për t’ia dhënë doktorit në zarf. Pasi kjo e fundit i thotë se i ka në lekë shqiptare, Migena thotë t’i bëjë gati “2-mijëshe euro në zarf që të mos ketë më probleme”.
Ajo gjithashtu i rekomandon Manuelës që të bëjë gati paratë në 5-she dhe 10-she për personelin shëndetësor gjatë kohës që e ëma do të jetë në spital.
Pjesë nga përgjimet e zbardhura
Migena: El ngjo nesër
Manuela: Hë hë
Migena: Merr ato rekomandimet sot, nesër me e shtru n’tet e gjysëm mamin a kupto
Manuela: Ëhë me e shtru?
Migena: Po, po me e shtru, me shku të dyja ne shkojm te doktori
Manuela: Po
Migena: Merri t’I kesh me vete (për paratë)
Mignea: Do pysim tak e tak masanej nëpër spital një javë e di vetë ti mo, me pes mijë lekshe me dhjet mijë lekshka me gjona të tjera e di vet
Manuela: Po, po, sido që të jetë flasim bashkë
Migena: Ne motra ime, merri me vete ato nesër që t’i kopsisim kët, t’ia fsuim ktij në zarf se me Fadilin ja kam fut motra jote përpara kohe se
Manuela: Po mirë, pra sa duhen. Sa t’I jap?
Migena: Unë I kam fut dy
Manuela: Dy okej shpirt, mirë, mirë
Migena: Dy mij, a kupto Genën?
Manuela: Dy million, po
Migena: Unë po them I kena pas dhon dy mirë euro ne
Manuela: S’I kam euro unë, I kam kështu lekët tona
Migena: Ne kshtu, ta pys iher atë, po nejse ti merri me vete ato, nji pseqinçe ja japim kësaj, t’tjerat pastaj si t’shkoj spitali
Manuela: Po pra, m’thuj
Migena: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne I vum dy mirë euro atij që ja futëm në zarf
Manuela: Po mirë po i bëj euro
Në nje tjeter bisedë del se Manuela është takuar me mjekun e Edvin Prifti duke u prezantuar përmes “Files” Trëndafile Vargu, kryeinfermiere e repartit të djegieve e cila i gjen pacientët Priftit.
Pjesë nga përgjimet
Manuela: O gene
Migena: O ela ku je
Manuela: Jam t’u marr te urgjenca një firmë po qenkan doktorët në mbledhje
Migena: Mirë shif se ke Hiken poshtë
Manuela: Po pra po Hikja nuk kishte vend më tha kryeinfermierja, e respektova kryeinfermieren unë por nuk ka vend
Migena: Shkove, hyre?
Manuela: Isha te Edvini, unë se më mori të parën sa zbriti Edvini, ju jeni ato të Files tha, po
Migena: Bravo
o.j/dita

Kjo është e vërtetë –beji-gati-parate-ne-5-she-dhe-10-she-per-personelin-500-euro-kryeinfermieres-dhe-2-mije-euro-ne-zarf-per-doktorin-mjeku-edvin-SHUM E VËRTET ,DERI NË këtë shkallë KISHTE DEGJENERUAR PUNA me operacionet ,jan edhe më të thella ,tronditëse rastet ,pa paguar para në dorë nuk futeshe kurr në operacion ,mos gënjeni veten kjo në përmasa më të lehta ndodhë edhe deri te pastuesja që ndrron çarçafët duhet ti apësh 300-500 lek reja .
fteri po ti ku i di keto hollesira, apo kur u shtrove nga majaselli.
pse gjithe kjo cudi per faktin sesi funsionon sistemi shendetesor ne shqiperi ? te gjithe e dinim edhe para pandesmise se mjeket pavaresisht se qurraviten per rrogat jane nder kontigjentet me te pasura ne vend qe nuk arrijne te justifikojne pasurite e tyre me rrogat qe marrin. Shikoni simbiozen e tyre me kompanite mafioze te medikamenteve ku ne nje recete pershkruhen kater medikamente te nje kompanie qe i importon ato dhe si shperblim merr pagen milioneshe ne fund te muajit pavaresisht se ato qe ka pershkruar mund te jene cilesi bullgare serbe turke e keshtu me radhe. Pse nuk e dijme se ata shkojne neper seminare dhe takime apo konferenca te sponsorizuara nga kompanite e medha importuese ? dhe keto kompani jane te lidhura me poltiken pasi po ti hysh ti analzisoh do te gjesh medoemos ndonje lidhje me politiken lart qe i mbron dhe per me e keqja i jep tendera nga parate publike. E harruat depon qe futi dorezat ne kohen e pandemise me 10 fishin e cmimit te shumices kur drejtuesi i saj kishte dale ne video duke kercyer me ministren manastirliu? e harruat vilma nushin e check upit qe na vjedh cdo vit miliona euro per nje kontroll qe duhet ta beje shteti dhe ne fakt behet neper institucionet e shtetit me mjeket qe paguhen nga taksat tona? e harruat ilir beqajn me koncensionet e famshme ne fushen e mjekesise dhe sot fut miliona euro si perfitues i terthorte i tyre? apo harruat mbesen e liri berishes qe beri namin duke vjedhur e regjistruar ilacet aty ku kishte interes kur ishte drejtoreshe e fondit ne bashkepunim me albana vokshin? cfare prisni nga mjeket kur jane pjese e ketij sistemi te korruptuar qysh nga lart ? Si eshte e mundur qe ne cdo lloja kontrate qofte kjo edhe koncesionare ka nje paragraf kur thuhet se ne raste luftrash termetesh pandemish etj kjo kontrate nuk gjen zbatim nderkohe qe edvin hajduti vazhdon te paguaje PPP ne cdo fushe kur i duhej qe burimet buxhetore ti orientonte drejt menaxhimit te pandemise ? Ne cdo vend nje kryeminister i tille do te ishte rrezuar nga protesta e qytetareve por ketu tek ne eshte ashtu sic jane mjeket, infermieret, doganieret, nepunesit e shtetit, ministrat, e keshtu me radhe. Te gjithe vjedhin te bejne presion per te marre lekun per nje sherbim qe duhet ta japin pa pagese. Sigurisht kur shohin qe i zoti i shtepise ne kete rast kryministrat na vjedhin perdite dhe nuk i gje gje perse te mos e bejne edhe ata. Ketu po nuk u denuan saliu, edvini iliri lulushi etj ky vend do te vazhdoje te kete mjeke, doganiere nepunes hajdute
Mjeku Prifti,gjykatësja Hoxha,politikani Guru (Damian Gjinkuri),kryeministri Droga,kryebashkiaku Ndrangheta….
LOL . Ka bashkejetese fetare te papare aty
Perroi psiqik i radhes, varianti “mish – mash”
Qelbaniket ! Me kirug e infermier.
Matrapaze dreqi.
Kush luan me jeten e qytetarve dhe te hallexhijeve ilace i befshin leket.
Ne fakt kur te ben punen tamam ,
ja ben hallall parate,
Po kur tall bythen si Tirja, atehere eshte cmenduri
Asgje e re nga fronti sanitar! Edhe turpi ka ikur e ka marre drejtim te paditur! Se kur ekzistonte ky, te pakten ishte korrupsioni i ndrojtur dhe me 100 faleminderit! Tani pervec se nje zgerdhimje te shplare, s’ka gje tjeter! Per te ardhur keq!
Mjeket e infermieret jane te vetmit qe jane fajtor
per gjendjen e tyre.
punetoret e krahut i kthen prapa merkel, por mjeke dhe
infermiere nuk kemi degjuar te jete kthyer njeri prapa,
pervecse atyre qe kane dashur vete.
This is completely stupid.
Dhe ankohen shqiptaret se jane popull i varfer,por nga ana tjeter i japin mjekeve mijra euro,infermireve nga 500 euro dhe sanitareve cdo dite nga 5 mije leke etj!
Pare e madhe ne shendetesine e Edi Rames e shpallur boterisht FALAS!
Pa le si tha kur u kap Tirja:Shyqyr qe ishte nje rast i vetem qe te mos perlyhen bluzat e bardha qe jane heronj te vertete!
Dhe duke bere sikur nuk i dinte keto maskaralliqe,premtonte cdo vit t’u rriste rrogat personelit shendetesor,ketyre fukarenjve te shkrete qe u robtuan ne pune,sikur atje i coi njeri me zor!
Kjo puna e lavderimit te mjekeve dhe infermiereve eshte si ajo e nje burri qe punonte tere diten dhe ne darke e zinte gjumi pa ngrene buke,ndersa lavderonte gruan se lodhet e shkreta qe mban kalamajte gjithe diten!
Por ku e dinte fukarai se gruaja shk….hej me komshiun?
Thjesht fare, futini nga nje “veting pasuror” te gjitheve qe jane perfshire dhe le ti justifikojne pasurit me te ardhura te ligjeshme.
Si “veting pasuror”? Kontrolle ne te gjitha shtepiat e shqiptarve? Kete nuk e ka imagjinuar as Hitleri, as Enveri, as kush deri me sot! Apo ne emer te Vetingut te cmendemi teresisht dhe te kontrollojme te gjitha shtepite e banorve?! Duhen ligje dhe jo masa!
Ram,a na thote ne budallenjve se Shqiperia po buzeqesh,ndersa ai vete me neve po vazhdon te… ZGERDHIHET!
Nuk gjen ne bote nje lider si ky!
Ta kemi me ymer e te na rruaje sa malet se ”
Po iku Rama do vije Basha”!
Maskara e budalla, mengjithe ato diploma eshte marre me dallavere te tilla. Merr e fshi bythen ne burg tani tani me to.
Kafshet shqiptare kane dal nga pylli..
Kush ka thene qe ki pill nuk ka derra do te mbaje pergjegjesi partie….!ENVER
Shtetit Shqiptar , i ka plas muti ciper themeleve dhe ska ,det e oqean qe ta laje .
Projekti allbania urupiane vëlla
Ore adick ,kush e perben shtetin???,ky popull i degjeneruar qe ankohet neper kafe dhe restorante se po vdes urie,dhe nga ana tjeter ka aq shume leke sa te mos zbatoj ligjin,por ti jap bakshish policit(per shkelje)te paguaj dr,te paguaj gjykatesin,prokuroret,politikanet.
Ai mut shteti ,a perbehet nga ky popull,nga ju qe shkruani dhe kritikoni me pathos te korruptuarit dhe sa uleni ne karrike,filloni ju mer mendjen servilizmi,femrat e paraja
Shikoni pioneret e monikes pa mbaruar shkollen,bejne shkollen e jales si te genjejne e te vjedhin..
Ketu te gjithe ankohen dhe te gjithe korruptojne njeri tjetri,e ven paren ne qarkullim dhe ne fund investohet ne LALEZ
Sepse po integrohemi europe
Bajga, plehra leshi që bëjnë pazar me shëndetin dhe jetën. Këta ranë rastësisht në rrjetën e përgjimeve. Në QSUT te Nënë Tereza korrupsion ke kudo. Ça nuk kanë treguar njerëzit e shkretë që kanë paguar për operacionet që kanë bërë familjarë të tyre, jo vetëm me këtë doktorin por edhe me kirurgë të tjerë. Banda kasapësh me pagesë. T’i kthejnë lekët që marrin për operacionin vetëm nëse ju vdes pacienti. Lemeri! Këtyre i do vetting, për t’iu zbuluar pasuritë që kanë, në prona, llogari bankare etj.
Pasuru Po kane legena si ty mos kete ky qe te shpeton jeten.Per motorrin e makines e hap qesen me vrap madje I lutesh kurse per motorrin tend e dashke pa para.Shko pyet tet eme.Po nuk te pelqeu Shko te amerikani te shesesh shtepine dhe gruan bashke.
Atë zanat ka vëlla, me atë do molloiset.
Ti përse del nga shtëpia në mëngjes, për të punuar për vete e familjen tënde, apo për bamirësi???!!!
Deri sa te kem frymen e funfit do te denoncoj te pistat e EDI RAMES
Per keto te dhena jam i sigurte sepse kerkova azil ne France.Une u mundova te qendroja atje duke u vene në sherbim te policise Franceze por maskarenjte ma shpërblyen me kthim ne Shqiperi.Tani jam katandisur ne nje i pa pune dhe pa te ardhme .I vetmi ngushellim ështe komentet qe bëj ne gazeta te ndryshme ,sigurisht kunder PS .
Adash koktrashi ne perroin psiqik te radhes, varianti “na doli fryma e fundit dhe vec mutin i hengrem Edvin D’Rames”
Kjo eshte fara qe ka mbjell Sali mortja ne 30 vitet e fundit. Dhe kjo far e poshter do kohe qe te zhduket. Nuk ka njeri te ndershem ne kete vend, ata qe ishin kane ikur kane mar dhen.
MIRËMËNGJES O POPULL!
DEGJONI MUA, MOS DEGJONI KAZANIN.
NUK BEHET FJALE PER LEKE, EURO, DOLLARO.
KETO MILITANTE JANE DUKE NUMERUAR YJET E SHUMTA TE RILINDJES.
PERFUNDIMISHT NE SHQIPERI SIPAS ERTV VETEM TIRJA ESHTE E KORRUPTUAR.
DITEN E MIRE O POPULL!
E vetmja reformë e fugue në shqipëri;Bomba atomike.
Ketu faji eshte i shtetit. Mjeksia nuk duhet te jete falas! Vetem ne se kthehemi ne kohen e Enverit po! Athere te gjithe ishin te ndergjeshem ! Kishin frik mjket! Ndergjegja profeionale ishte ne kulm! Sherbimet publike spitalore ishin dhe funksionin ne rregull!
Tani jetojme ne boten e Buisnesit! MJEKSI FALAS NUK DUHET TE EGZISTOJ!
Prandaj ndodhin keto “skanadle”
Siguracionet shendetsore jane shume te vogla!
Sitemi i pagesave ne Shqiperi eshte pertok!
Rrogat jane te vogla!
Shteti nuk eshte ne rregull
Ka shume kontradikta ne sistemin e shendetsise!
Pse doktoret dhe infermieret vjedhin klientet, pacientet?
I kane pagat e vogla ? Po edhe mund ti kene!
Kushtet e spitaleve publike jane skandale !
Vidhen investimet ne shendetsi
SHTETI NUK KONTROLLON
Pse nuk ka investigime per investimet ne Shendetsi ?!!
Pergjime?!
Ministrja e Shendetsise ju mendoni se nuk ka pergjegjsi per keto rrushfete ?!
Sigurisht po te ishte e paster ministrja nuk ndodhin keto skandale!
Kam pershtypjen se ky “ryshfet” eshte maja e Ajsbergut!
Kjo “vjedhje” nuk eshte asgje perpara PPP-ve!
Ne spitalet e tiranes qe kam pas fatin e keq te shikoj situaten e vertet persona si Advin dhe File jan ne te gjitha pavionat. Mos Shko me larg se pavioni I kardiollogjis qe eshte ne te njetin kat dhe do gjesh te njejten situate.
E kemi doktorin me fytyrë buçko, me një ëmbëlsi të një ëngjëlli dhe këtë ëmbëlsi e kanë të gjithë mjekët infermjerët, sanitarët kur nga mëngët e bluzave të bardha zgjatin kthetrat e zeza të shejtanit për të shqyer xhepat e të sëmurëve të shkretë që kërkojnë shërim nga ata.
Doktor Leku më erdhi në shtëpi, mbasi më nxuarën me një kombinacion të mirëmenduar, pa u shëruar nga spitali mbas aksidentit që pata, dhe, mbasi pa radiografinë, më tha që nesër në orën 11.30 do të jesh në spitalin ushtark në Tiranë dhe një opercion me montimin e dy pllakave të platinit do të fiksonte dëmtimin e kockave dhe mbas 6 mujësh, ndërhyrja e dytë për heqien e pllakave të platinit. Nuk po tregoj pse mu neverit, jo si doktor, por si njeri doktor Leku dhe vendosa për të mos shkuar. Mbas një jave vajta në klinikën orthodokse në Tiranë ku i ndjeri profesor Panajot Boga, mbasi pa radiografinë e posa bërë, tha “E ke shkëlqyshëm kockën, ka vajtur në vëndin e saj, vetëm do e fiksoj këmbën me allçi”. Nuk më besoj kur i thash për doktor Lekun pa i përmëndur emrin dhe, duke dal, më kapi veshi shprehjen e doktor Bogës drejtuar infermjeres”I shkreti ky çdo të hiqte kot së koti”. Do të pësoja një operacion të panevojshëm të dyfisht vetëm që krimineli doktor Leku, si kardiologu buçko Edvin Mallkuari, të shtonte miljonat.
Njerëz, 30 vjetë anti demokraci e ngjizur si plagë në trupin e kombit fillimisht nga anti doktori makabër, monstra kriminale Sali Berisha, ka prodhuar mjeksinë totalisht kriminale të anti doktor Lekëve dhe Edvinëve që, duke vën si alternativ vdekjen të sëmurit, bëjnë tregëti kriminale fitimprurse me jetët e shqipëtarëve dhe tani, në periudhën e pandemisë, janë tërbuar me babëzinë e tyre duke kaluar në makabritete vdekjeprurse, karakteristike për doktorët e kampeve hitlerjane të vdekjes. Dhe tërbimi i tyre bëhet më agresiv kur bëhen heronjë nga kryeTira e mjeksisë, pronari real i PPP të mjeksisë, krye hajduti i shqipëtarëve, horri i Rilindjes Edi Rama.
Është tallje për shqipëtarët ngritja elektorale 40% e rrogës së mjekëve kur vetëm buçkua kardiolog në ditë mund të mar 10 herë sa rroga mujore e shtetit. Kontrollin pasuritë e mjekve, edhe mjeku i fundit mund të ketë nga dy, tre shtëpi, ku njëra është, psh në buzë të detit, tjetra në Tiranë, përveç shtëpisë që e ka patur që në kohën e socializmit.
Përshëndes prokurorin Altin Dumani vetëm për faktin që i përplasi në fytyrë botërisht të vërtetën e makabritetit të “mjeksisë që duam” horrit të PPP të mjeksisë kusarkryeministrit Edi Rama. U hap kapaku i halesë kutërbuse që quhet shërbimi shëndetsor shqipëtar mbi të cilën livadhis kimistja e strategjive mjeksore Manastirliu që (në qoftë se e keni vën re) di vetëm të tund kokën sa herë që pronari i PPP dërdëllit produktet bastarde të mëndjes së tij të goditur nga sëmundja psiqike e kleptomanisë.
Pagesa ne spitale fillon qe nga roja i deres jashte e me radhe deri tek mjeku. Kjo praktike ka mbi 25 vjet dhe te gjithe e dine e shikojne kush shkon e provon ne lekuren e tij keshtu eshte e verteta. Ne duhet te diskutojme kush eshte kampioni. Me shendetesi keni Petrelen e me radhe te tjere qe te rjepin lekuren ne Bashki jane kryetaret ne politik kemi cubin Sali e kompani ne krye e me radhe te tjeret.Si do ta freniojme kete pune. Mjeksia duhet te ligjeroj se nuk eshte pa lek dhe te veri cmimet per cdo procedure. Mendoj qe po nuk filloj te behet shembull per disa ky popull nuk ze mend. Hajdutet maskarenjte te babeziturit nuk kane ngjyre Pd ps apo lsi etc.