Përgjimet “Bild” Luan Rama: Krimi i organizuar si krim shtetëror

Bora Basholli

Një tjetër reagim për përgjimet e 2017 të publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”

Këtë herë është Zëvendëskryetar i LSI-së Luan Rama që deklaron se “Kazani” Bild nuk i bindet logjikës korruptive të jeniçerëve të oborrit kryeministror.

Sipas tij, e vërteta shqiptare, fatalisht është e rëndë, është kriminale, është alarmante!

Krimi i organizuar është bërë krim shtetëror, thotë Luan Rama referuar këtyre përgjimeve.

Statusi i plotë

Përsëri gazeta gjermane “Bild” na risjell në vëmendje raportet e krimit me politikën, varësinë e qeverisë ndaj krimit dhe autoritetin e krimit mbi qeverinë!

Të tjera përgjime janë bërë të njohura e të tjera prova i janë dhënë publikut. Edhe më shumë do të ketë.
Njësoj si “Zëri i Amerikës” më parë, njësoj si “Birn” e si shumë agjenci të tjera të cilat për Kryeministrin e Shqipërisë janë kazanë, edhe “kazani” Bild nuk i bindet logjikës korruptive të jeniçerëve e kurtizaneve të oborrit kryeministror, të cilët paturpësisht e akuzuan gazetën gjermane si të blerë!

Sepse, për gjithë aq sa është qeveria në fakt, mjerisht logjika e saj nuk shkon përtej blerjes. Ajo percepton vetëm nga blerja tek blerja, askund tjetër!

Ndaj, ata harrojnë se “Zërit të Amerikës”, “Bild-it”, DË-së (Deutsche Ëelle) e gjithë botës së mediave të lira në hapësirën demokratike euroatlantike, ka vetëm një urdhër që iu imponohet, urdhri i të vërtetës.

E vërteta shqiptare, fatalisht është e rëndë, është kriminale, është alarmante!
Ata nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin, nuk mund të heshtin, nuk mund të mos e thonë.

Nuk ka asnjë dilemë, nuk ka asnjë ekuivok: krimi i organizuar na shfaqet si krim shtetëror!
Bandat komandojnë qeverinë e qeveria shërben me përulësi ndaj tyre.

Bandat përcaktojnë emrat se kush do të jetë deputeti i tyre në radhët e qeverisë, dhe qeveria në ortakëri me ta mbush listën siç mbushin kriminelët kutitë e votimit, për të krijuar maxhorancën e tyre, maxhorancën e krimit!

Dhe grupet e krimit të organizuar, ata që mbollën Shqipërinë gjithkund dhe mbuluan edhe Evropën me drogë kanë sot edhe parlamentin e tyre, kanë qeverinë e tyre! Kanë edhe prokurorinë, kanë edhe gjykatat e tyre!

Ndaj sot krimi i organizuar na shfaqet si krim shtetëror!
Sepse në fakt është bërë krim shtetëror!

 

b.b/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *